×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Analiza pas sulmit të Iranit në Izrael, a rrezikojmë një luftë globale?

Ishte e kundërta e “tronditjes dhe frikës”. Në Izrael u shpalos për orë të tëra një dramë e ngadaltë para se të arrinte kulmin. Së pari erdhën videot me cilësi të dobët nga pjesë të largëta të Irakut dhe ulërima të zhurmshme në qiellin e natës, shenja treguese se Irani kishte nisur një flotë dronësh. Pas mesnate banorët e Amanit, kryeqyteti jordanez, ngritën kokën për të parë drita dhe një shi me mbeturina. Më pas, pak para orës 2 të mëngjesit, erdhën sirenat e sulmit ajror dhe bumi i sistemeve kundër-ajrore në Izrael ku raketat që fluturonin mbi Kupolën e shkëlqyer në Jeruzalem po goditeshin.

Më 13 prill, Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa në Izrael. Ky ishte hakmarrje për një sulm ajror izraelit më 1 prill që vrau shtatë oficerë iranianë, duke përfshirë një gjeneral të lartë, në ambasadën e vendit në Damask.

Ishte njëkohësisht dramatike dhe antiklimatike. Tani Izraeli duhet të vendosë se si të përgjigjet. Nëse Irani është në gjendje të godasë drejtpërsëdrejti vendet e tjera pa u ndëshkuar, ai mund të ndryshojë rregullat e Lindjes së Mesme: deri më tani ai është mbështetur shpesh në grupe militare që kishte mundësi ti mohonte si të vetat. Por nuk është aspak e qartë se si Izraeli mund të hakmerret në mënyrë efektive pa rrezikuar një luftë të gjithanshme dhe zemërimin e Amerikës dhe aleatëve të tjerë.

Pas dekadash luftimesh me Izraelin përmes milicive satelite të sajat, kjo ishte hera e parë që Irani goditi Izraelin nga toka e tij. Kjo do të thotë se konlflikti Iran-Izrael nuk është më një “luftë në hije”. Megjithatë, sulmi ishte, ushtarakisht, një dështim. Të gjitha, përveç disa prej raketave dhe dronëve, u kapën, disa para se të arrinin në Izrael. Shërbimi izraelit i ambulancës raportoi vetëm një lëndim të drejtpërdrejtë, një vajzë beduine shtatëvjeçare e cila u lëndua nga rrëzimi i copëzave të një rakete në jug të vendit. Dëmi ishte minimal: Irani shënoi një goditje të drejtpërdrejtë në një bazë ajrore izraelite në shkretëtirën Negev, por baza mbetet funksionale. Para se të zbardhte dita, izraelitëve iu tha se mund të largoheshin nga strehimoret e tyre kundër bombave. Menjëherë më pas hapësira ajrore e vendit u rihap.

Për dy javë Irani diskutoi se si të hakmerrej për sulmin izraelit në Damask. Udhëheqësit e Iranit kishin shpresuar të gjenin një opsion të mesëm që do të qetësonte audiencën e tyre vendase dhe do të frenonte Izraelin pa shkaktuar një hakmarrje edhe më të madhe izraelite. Megjithatë, ajo për të cilën ata u vendosën, mund të rezultojë të jetë një gabim strategjik që dëmton interesat e tyre.

(Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, me shefat ushtarakë të Iranit)

Irani ka qenë një përfitues i luftës gjashtëmujore të Izraelit në Gaza deri më tani. Milicitë e saj kanë bërë një shfaqje mbresëlënëse fuqie në të gjithë rajonin: Hezbollah në Liban ka zhvendosur ndoshta 80,000 izraelitë nga qytetet dhe qytezat në veri përmes raketave pothuajse ditore, ndërsa Houthët në Jemen kanë ndërprerë tregtinë globale duke sulmuar anijet në Detin e Kuq. Në të njëjtën kohë, Irani kishte arritur të shmangte një tensionim me shtetet arabe, të cilat ishin të prirura për të shmangur konfliktin. Ndërkohë, armiqtë e Iranit dukej se po humbnin. Izraeli ishte i mbërthyer në një moçal në Gaza dhe gjithnjë e më shumë i izoluar, ndërsa Amerika dukej e shkujdesur.

Sulmi iranian ndaj Izraelit mund t’i ketë shpërdoruar këto përfitime në tre mënyra. E para, Irani nuk donte të shkaktonte viktima masive në Izrael. Nëse do të donte këtë, nuk do ta kishte telegrafuar sulmin për ditë të tëra dhe as do të fillonte me dronë me lëvizje të ngadaltë që u deshën disa orë për të arritur objektivat e tyre. Por gjithashtu nuk pranoi të kënaqej me një hakmarrje simbolike: gjuajtja e rreth 350 raketave dhe dronëve në një vend tjetër nuk është thjesht gjest. Fakti që e bëri këtë duke shkaktuar vetëm një lëndim dhe dëmtime minimale e bën Iranin të duket i dobët.

Së dyti, sulmi bashkoi shtetet perëndimore dhe arabe në mbështetje të Izraelit. Amerika dhe Britania lanë mënjanë armiqësinë e tyre në rritje për Benyamin Netanyahun, kryeministrin izraelit, dhe përdorën avionët e tyre luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes raketore për të ndihmuar në goditjen e dronëve iranianë përpara se të arrinin në Izrael (Franca mund të ketë ndihmuar gjithashtu operacionin). Jordania rrëzoi dhjetëra predha. E ndjeshme ndaj opinionit publik, qeveria e Jordanisë mund ta quajë këtë si mbrojtje të hapësirës ajrore të Jordanisë dhe jo si mbrojtje të Izraelit, por megjithatë ishte një mbrojtje. Shtetet e Gjirit, duke përfshirë Arabinë Saudite, mund të kenë luajtur gjithashtu një rol indirekt, pasi ato strehojnë sisteme perëndimore të mbrojtjes ajrore, mbikqyrje dhe avionë me karburant që do të ishin jetikë për përpjekjet mbrojtëse.

Gaza
(Gaza, një katastrofë humanitare e cila zbret si prioritet në axhenën globale pas frikës që solli sulmi i Iranit në Izrael)

Së treti, me gjithë entuziazmin e tij për çështjen palestineze, Irani tani e ka shtyrë Gazën poshtë axhendës globale. Një javë më parë, pjesa më e madhe e botës ishte e bashkuar në zemërim për numrin e tmerrshëm të vdekjeve të civilëve dhe përkeqësimin e urisë të shkaktuar nga pushtimi i Gazës nga Izraeli, i cili pasoi mizoritë e Hamasit më 7 tetor. Edhe disa nga aleatët më të afërt të Izraelit po flisnin për vendosjen e kufizimeve në shitjen e armëve. Biseda duket shumë ndryshe sot, raporton The Economist, përshtatur në shqip nga lapsi.al.

Izraeli mund ta portretizojë veten si viktimë (edhe pse ishte një sulm ajror izraelit që përshpejtoi breshërinë iraniane). Debatet për kufizimin e shitjeve të armëve do të lihen mënjanë. Gjendja e Gazës do të jetë dytësore ndaj perspektivës së një lufte më të madhe rajonale.

Ka paralajmërime. Në disa pjesë të botës arabe, sulmi mund t’i japë imazhit të Iranit një karikim: ai është shteti i parë që godet Izraelin që kur Sadam Husseini e goditi atë me raketa Scud gjatë luftës së Gjirit në vitin 1991. Por banorët e Jordanisë, Libanit dhe Sirisë kaluan natën duke u shqetësuar se mbeturinat nga dronët e goditur do të binin mbi kokat e tyre. Dhe kjo nuk është nga ato gjëra që do t’a bëjë Iranin të dashur për ta. Për shumë njerëz, ishte një kujtesë se arabët janë shumë shpesh dëme kolaterale në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

A do të zgjerohet lufta?

Rezultati i sulmit i vë Izraelit një pengesë. Nëse sulmi iranian do të kishte qenë më vdekjeprurës, do ta kishte bërë të pashmangshme një hakmarrje; po të kishte qenë më i vogël, Izraeli mund ta kaluar lehtshëm. Precedenti i vendosur nuk është plotësisht qetësues. Ndërsa mbrojtja ajrore e Izraelit performoi mirë, ata kishin javë të tëra për t’u përgatitur dhe për t’u ndihmuar nga të paktën tre vende të tjera. Ata mund të vihen nën presion më të madh në rrethana më pak të favorshme. Më 14 prill, Irani u duk se sugjeroi një doktrinë të re strategjike, të veprimit të drejtpërdrejtë dhe jo nëpërmjet milicive satelite të tij. “Që tani e tutje, nëse regjimi zionist sulmon interesat, pasuritë ose qytetarët tanë në çdo moment, ne do të kundërsulmojmë nga Republika Islamike e Iranit”, tha Hossein Salami, kreu i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Është e dyshimtë që Irani të mund t’i bëjë sulme të tilla një rregull, por qëllimi është alarmant.

Ndërsa sulmi u shpalos, Izraeli dërgoi mesazhe të përziera se si mund të hakmerrej. Një zyrtar i lartë i paidentifikuar i tha Channel 12 të Izraelit se një “përgjigje e paprecedentë” po vinte dhe se izraelitët duhet të qëndronin zgjuar gjatë gjithë natës për ta parë atë (ata do të ishin të zhgënjyer: asgjë nuk ndodhi). Burime të tjera ishin më pak të guximshme, duke thënë se përgjigja do të varej nga shkalla e dëmit. Izraeli nuk ka mundësi të lehta. Ai mund të hakmerret me një sulm të së njëjtës natyrë, duke lëshuar dronët dhe raketat e veta kundër bazave të ushtrisë ose zonave bërthamore në Iran. Por kjo mbart një rrezik real që Irani do të reagojë për herë të dytë dhe më fort. Do të alarmonte gjithashtu aleatët e Izraelit, të cilët nuk janë miq të Iranit, por kanë frikë nga një luftë rajonale. Joe Biden ka sinjalizuar se Amerika nuk do të ndihmojë një kundërsulm izraelit ndaj Iranit. Ai ka thirrur një takim të liderëve të G7, me sa duket për të koordinuar një përgjigje diplomatike.

Ka mundësi të tjera. Izraeli mund të sulmojë objektivat iraniane diku tjetër në rajon, gjë që do të sinjalizonte se nuk është i frenuar, por do të kishte më pak gjasa të shkaktonte përshkallëzim të mëtejshëm. Ose nuk mund të mos bëjë asgjë për momentin, duke kujtuar shprehjen e Napoleonit: “Kurrë mos e ndërprisni armikun tuaj kur ai po bën një gabim”. Çfarëdo që të dojë të bëjë, Izraeli do të ishte i mençur të konsultohej me aleatët, asnjëri prej të cilëve nuk dëshiron të shohë përshkallëzim të pakontrolluar. Një qeveri izraelite me një farë sensi logjik do të pranonte se i ka një borxh Amerikës, Britanisë dhe disa shteteve arabe për rolin e tyre në mbrojtjen e saj. Këto marrëdhënie, në vend të izolimit, rrisin sigurinë e Izraelit.

(Kabineti i luftës së Izraelit)

Nëse qeveria aktuale e Izraelit është e aftë të bëjë gjykime të zgjuara në lidhje me hakmarrjen është një pyetje e hapur. Më 14 prill, kabineti i luftës do të mblidhej pasdite. Që nga 7 tetori, administrata e Netanyahut ka bërë gabime strategjike të vazhdueshme: humbi shenjat paralajmëruese përpara sulmit të Hamasit dhe u zhyt në një luftë që është bërë një dështim moral dhe strategjik. Pastaj bombardoi kompleksin e ambasadës së Iranit me vlerësimin e gabuar se një provokim i tillë nuk do të shkaktonte një përgjigje të drejtpërdrejtë iraniane. Pothuajse askush, në Izrael apo jashtë tij, nuk beson se Netanyahu do të lundrojë në një konflikt rajonal shumë më të ndërlikuar.

Irani ka gabuar në përgjigjen e tij ndaj sulmit në Damask. Sulmet masive të tij me dron dhe raketa kanë shkaktuar pak dëme, ndërkohë që kanë shkaktuar simpatinë e përtërirë për Izraelin dhe kapërcejnë një vijë të kuqe që tashmë ka sjellë dënime të shumta nga anë e mbanë globit. Megjithatë, nuk është e qartë nëse qeveria jofunksionale e Izraelit mund të përfitojë nga gabimi i Iranit duke treguar përmbajtje, duke mbajtur aleatët në bord dhe duke shmangur një luftë të plotë që do të kishte pasoja të tmerrshme për ekonominë botërore dhe dhjetëra miliona njerëz.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Trafikoi nusen e djalit në Itali për prostitucion, dënohet me 17 vite burg vjehrra nga Berati

Trafikoi nusen e djalit në Itali për prostitucion, dënohet me 17 vite burg vjehrra nga Berati

Publikuar më 21.05.2024
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat përfundoi hetimin për procedimin penal nr.221 të vitit 2018 dhe kërkoi dënimin me 22 vite burg të të pandehurës D.Sh për veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’, parashikuar nga neni a/4 i Kodit Penal. Në përfundim të gjykimit dhe pas analizës në […]

Lexo më shumë

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e ‘arrestit shtëpiak’. SPAK: Ish-kryeministri shkeli masën, futi në banesë ish-eurodeputetin dhe gazetarët italianë

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e ‘arrestit shtëpiak’. SPAK: Ish-kryeministri shkeli masën, futi në banesë ish-eurodeputetin dhe gazetarët italianë

Publikuar më 21.05.2024
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha dhe Ma...

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha dhe Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’. Po ashtu GJKKO nuk pranoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ duke futur në banesë dhe kontaktuar me […]

Lexo më shumë

Martesa e dy grave në Tiranë, institucionet fetare dalin kundër: Akti nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve

Martesa e dy grave në Tiranë, institucionet fetare dalin kundër: Akti nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve

Publikuar më 20.05.2024
Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në nj...

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj. Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+. Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat […]

Lexo më shumë

Drejt përfundimit ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, por kalimi do të jetë me pagesë 2.1 euro për mjet

Drejt përfundimit ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, por kalimi do të jetë me pagesë 2.1 euro për mjet

Publikuar më 20.05.2024
Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga...

Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga 21 kilometra në total, deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra. Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që […]

Lexo më shumë

Shkon në Kuvend nisma për tatim 3% të shtëpive, kur nis procesi i rivlerësimit të pronës dhe sa do të paguajnë qytetarët

Shkon në Kuvend nisma për tatim 3% të shtëpive, kur nis procesi i rivlerësimit të pronës dhe sa do të paguajnë qytetarët

Publikuar më 20.05.2024
Një nismë e PS-së ditët e fundit u jep mundësinë qytetarëve ...

Një nismë e PS-së ditët e fundit u jep mundësinë qytetarëve të kryejnë procesin e rivlerësimit me 3% tatim. Pjesë e këtij procesi do të jenë banesat që janë në proces legalizimi si dhe që disponojnë një kontratë sipërmarrjeje, por që jetojnë në pallate ende të palegalizuara. Nisma e socialistëve synon të përfshijë të gjitha […]

Lexo më shumë

Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe Alba kurorëzojnë dashurinë

Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe Alba kurorëzojnë dashurinë

Publikuar më 20.05.2024
Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në nj...

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj. Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+. Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat […]

Lexo më shumë

Gjendet helikopteri me të cilin po fluturonte presidenti iranian, konfirmohet vdekja e Ebrahim Raisi

Gjendet helikopteri me të cilin po fluturonte presidenti iranian, konfirmohet vdekja e Ebrahim Raisi

Publikuar më 20.05.2024
Helikopteri që transportonte presidentin iranian Ebrahim Rai...

Helikopteri që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi, ministrin e jashtëm të vendit dhe zyrtarë të tjerë është rrëzuar në kufijtë malor veriperëndimor të Iranit të dielën, duke shkaktuar një operacion masiv shpëtimi në një pyll të mbuluar me mjegull. Mbetjet e djegura të helikopterit që u rrëzua të dielën me Raisi u gjetën herët të hënën pas […]

Lexo më shumë

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Publikuar më 17.05.2024
Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar ...

Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit. Aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale. Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë […]

Lexo më shumë