×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

PS rrëzon kërkesën e opozitës, mandati i Olta Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese. Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik

Kuvendi ka votuar kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim, siç kjo e fundit ka urdhëruar që me vendimin e janarit 2023. Kërkesa e opozitës është rrëzuar me 72 vota kundër të deputetëve të mazhorancës, përkundrejt 32 votave pro të opozitës. Vota erdhi pas leximit të raporteve të dy kaheve politike për çështjen Xhaçka, ku Bardhi lëshoi akuza të ashpra, ndërsa Klotilda Bushka sqaroi se Xhaçka i ka dhënë shpjegimet e saj para Kushtetueses.

Nga foltorja e Kuvendit, vetë deputetja Xhaçka sqaroi pozicionin e saj dhe hodhi poshtë akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në Dhërmi.

Xhaçka e bëri të qartë se bëhet fjalë për një status të investitorit të asistuar që ndryshon shumë sipas saj nga ata investitorë strategjikë të veçantë.

Unë dhe familja ime nuk kemi përfituara asnjë qindarkë nga fondet publike, zero! Asnjë m2 tokë publike zero! Asnjë lehtësi proceduriale të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Zero! E dini se çfarë është përfitimi nga statusi I investitorit strategjik të asistuar. Se nuk është aspak I barabartë me atë të investitorit strategjik që thoni ju. Përfitim që në çdo rast, ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt bashkëshortin tim në hoteleri që kurrë mos u bëftë,pas baltës së pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin. Vetëm e drejta për tu trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës prej 1500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit. A lejohet potencialisht kur të kryhet investimi, kur të lidhet kontrata që mund të mos ndodhë kurrë, të vërë apo të mos vërë shezllonë në plazh. Jam e bindur që gjysma e sallës me këtë intepretim ligjor është në papajtueshmëri të mandatit, tha Xhaçka.

Shpifje të ulëta i quajti ish-ministrja akuzat e opozitës.

“Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për investime të bëra falë favoreve qeveritare, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha, është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private. Jo në tokë të falur nga Kryeministri, siç bërtasin disa shpifës famëkeqinj këtuNjë gjë di ta them me siguri, as kam ushtruar influencën time për te përfituar asgjë nga ato qe janë bere fakte te kryera si përfitime, as ne fakt nuk kam përfituar asgjë prej tyre, sepse janë thjesht te pavërteta” tha ajo.

Ndërsa Gazment Bardhi, të cilin Xhaçka e quajti shpifës nga foltorja e kuvendit, i kërkoi deputetes të përballet me drejtësinë, për mandatin që ai e quajti anti-kushtetues.

“Kemi bërë një mocion, kam shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe na ka thënë Olta Xhaçkën duhet ta dorëzoni pranë Gjykatës Kushtetuese. Juve zonjë sa kohë besoni në drejtësinë, pse fshiheni pas votës së Ramës. Hajde shkojmë në GJK, ta vendosë GJ. Pse fshiheni nga drejtësia, ju që keni luftuar kaq shumë për drejtësinë” tha Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së

Vendimin, Xhaçka e la në dorë të kolegëve socialistë, ndërsa më parë i vetmi që kishte deklaruar votën kundër dërgimit të mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese ishte Petro Koçi.

Xhaçka nuk është në papajtueshmëri të mandatit. Unë personalisht do të votoja kundër. Ky është mendimi im.

Për ish-ministren Xhaçka mazhoranca duket se nuk e ka një qëndrim politik, duke e lënë fatin e mandatit të saj në vullnetin e kolegëve të saj deputetë.

Partia Socialiste ka përgatitur një raport për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe do të votojë sot në seancë për dërgimit në Gjykatën Kushtetuese siç urdhëron gjykata.

Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tha se ‘Ne e kemi zbatuar vendimin  e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim”.

Opozita kërkoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese që në vjeshtën e vitit 2022, pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë.

Po ashtu edhe opozita ka dëpozituar një raport, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim. Kryeministri Edi Rama mungonte në seancën e sotme për shkak të axhendës, pasi ndodhet në Francë me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron. 

Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat pas rrëzimit të kërkesës për dërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Ai shprehet  se me votën e socialistëve, gjykata humbi kuptimin e ekzistencës së saj.

“Rahmet pastë reforma në drejtësi. Çdo vendim gjykate përfshirë atë supreme e kushtetuese që cënon interesin personal të Ramës apo bashkëpunëtori të tij nuk  ka asnjë vlerë griset në sytë e çdo qytetari të republikës së Shqipërisë Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Nëse Xhaçka nuk zbaton në vendimin e gjykatës kushtetuese, Rama nuk e zbaton, pse duhet shqiptarët të zbatojnë një vendim të gjykatave të zakonshme. Sot ka rënë çdo garanci kushtetuese për çdo qytetar”, tha Bardhi.

“Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha  ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Martesa e dy grave në Tiranë, institucionet fetare dalin kundër: Akti nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve

Martesa e dy grave në Tiranë, institucionet fetare dalin kundër: Akti nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve

Publikuar më 20.05.2024
Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në nj...

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj. Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+. Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat […]

Lexo më shumë

Drejt përfundimit ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, por kalimi do të jetë me pagesë 2.1 euro për mjet

Drejt përfundimit ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, por kalimi do të jetë me pagesë 2.1 euro për mjet

Publikuar më 20.05.2024
Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga...

Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga 21 kilometra në total, deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra. Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që […]

Lexo më shumë

Shkon në Kuvend nisma për tatim 3% të shtëpive, kur nis procesi i rivlerësimit të pronës dhe sa do të paguajnë qytetarët

Shkon në Kuvend nisma për tatim 3% të shtëpive, kur nis procesi i rivlerësimit të pronës dhe sa do të paguajnë qytetarët

Publikuar më 20.05.2024
Një nismë e PS-së ditët e fundit u jep mundësinë qytetarëve ...

Një nismë e PS-së ditët e fundit u jep mundësinë qytetarëve të kryejnë procesin e rivlerësimit me 3% tatim. Pjesë e këtij procesi do të jenë banesat që janë në proces legalizimi si dhe që disponojnë një kontratë sipërmarrjeje, por që jetojnë në pallate ende të palegalizuara. Nisma e socialistëve synon të përfshijë të gjitha […]

Lexo më shumë

Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe Alba kurorëzojnë dashurinë

Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe Alba kurorëzojnë dashurinë

Publikuar më 20.05.2024
Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në nj...

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj. Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+. Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat […]

Lexo më shumë

Gjendet helikopteri me të cilin po fluturonte presidenti iranian, konfirmohet vdekja e Ebrahim Raisi

Gjendet helikopteri me të cilin po fluturonte presidenti iranian, konfirmohet vdekja e Ebrahim Raisi

Publikuar më 20.05.2024
Helikopteri që transportonte presidentin iranian Ebrahim Rai...

Helikopteri që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi, ministrin e jashtëm të vendit dhe zyrtarë të tjerë është rrëzuar në kufijtë malor veriperëndimor të Iranit të dielën, duke shkaktuar një operacion masiv shpëtimi në një pyll të mbuluar me mjegull. Mbetjet e djegura të helikopterit që u rrëzua të dielën me Raisi u gjetën herët të hënën pas […]

Lexo më shumë

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Publikuar më 17.05.2024
Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar ...

Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit. Aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale. Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë […]

Lexo më shumë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

Publikuar më 16.05.2024
Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet...

Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet si autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Ai ka treguar para oficerëve të policisë gjyqësore se si nisi konflikti me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje. Sipas autorit, konflikti ka filluar për shpejtësinë më të cilën dy të […]

Lexo më shumë

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Publikuar më 16.05.2024
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton p...

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton për jetën pas një atentati që tronditi mbarë Europën pasditen e kësaj të mërkure. Një videoja e fiksuar nga celularët tregon momentin kur 5 të shtëna arme u qëlluan ndaj 59-vjeçarit teksa po shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 150 km në veri-lindje të […]

Lexo më shumë