×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Aksidenti me tetë viktima në Këlcyrë, drejtori i policisë tregon dinamikën e ngjarjes tragjike me emigrantët klandestinë

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, doli në një prononcim për gazetarët për të dhënë detaje më të sakta në lidhje me aksidentin e orëve të para të mëngjesit në Këlcyrë ku humbën jetën 8 persona.

Çipa sqaroi se makina tip “Benz” është pikasur për herë të parë rreth orës 02:20 të mëngjesit nga patrulla e policisë së Këlcyrës teksa lëvizte me shpejtësi. Efektivët i kanë bërë thirrje shoferit që të ndalojë dhe ky i fundit ashtu ka bërë dhe jo për të komunikuar me policinë, por për t’u kthyer e për të lëvizur sërish me shpejtësi, kësaj here drejt Përmetit. Efektivët janë vënë në ndjekje të makinës.

Rreth 1 orë e 30 minuta pasi kanë humbur kontaktin vizual me makinën, patrulla e policisë ka pyetur qytetarë të ndryshëm nëse e kanë parë mjetin duke lëvizur. Por përgjigja e tyre ka qenë negative dhe për këtë arsye ata kanë nisur një inspektim në zonë. Ky inspektim i ka çuar drejt vendit të aksidentit, ku është zbuluar edhe makina në afërsi të lumit Vjosa.

“Rreth orës 02:20 të datës 2 Prill në afërsi të Këlcyrës, patrulla këmbësore e stacionit të policisë Këlcyrë ka hasur një automjet që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuar. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë dhe është nisur në drejtim nga qyteti i Përmetit. Patrulla e policisë, e cila ishte me shërbim për kontrollin e territorit si dhe aksin Përmet-Këlcyrë me automjetin e vet është përpjekur të marrë kontroll vizual mbi automjetin dhe e ka ndjekur deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Menjëherë ka informuar sallën operative dhe ka transmetuar të gjithë informacionin për automjetin e dyshimtë i cili ishte larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të Përmetit.

Rreth orës 03:55 duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla me një automjet ka lëvizur në drejtim të Përmetit duke marrë kontakt dhe me qytetarë të ndryshëm të cilët i ka pyetur lidhur nëse kanë parë apo jo një mjet të tillë i cili ka ikur me shpejtësi. Duke qenë se nuk ka marrë informacion ka filluar inspektimin e gjithë zonës dhe pikërisht në vendin ku ndodhemi ku ka ndodhur dhe aksidenti ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas ka mundur të lokalizojë automjetin që ka rënë në afërsi të lumit Vjosa. Ka zbritur poshtë dhe menjëherë ka transmetuar informacionin shërbimeve që më pas kanë njoftuar prokurorin dhe grupin hetimor për të ardhur në vendngjarje”, u shpreh drejtori i policisë Çipa.

Zona në fjalë njihet për transportin e klandestinëve. Prandaj edhe sipas këqyrjes paraprake dyshohet se shtatë prej tyre janë nga vendet e Lindjes së Mesme, ndërsa shoferi nga Shkodra.

Për këtë të fundit po vijon puna për identifikimin e plotë. Ndërkohë edhe prokurori Petrit Çano thotë se do të bashkëpunojnë me të gjitha ambasadat me qëllim zbulimin e emrave të viktimave të tjerë. Sa i përket makinës ajo rezulton se është marrë me qira në Shkodër dhe nuk është pronar drejtuesi.

“Siç informoi drejtori i Policisë kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë aksidentale, shkaqet ai i përmendi cilat ishin, mënyrën si ka ndodhur. Ne jemi informuar nga Drejtoria e Policisë dhe të gjitha strukturat e tjera. Sëbashku me prokuroren e përgjithshme kemi ardhur në vendngjarje. Kemi organizuar punën që të bëhet me kujdes këqyrja e kufomave, identifikimi i tyre, pastaj në bashkëpunim me strukturat e tjera, do kryejmë të gjitha procedurat hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla. Mjeti është rikthyer përsëri në drejtim të qytetit të Përmetit, me shumë shpejtësi, ende se përcaktojmë dot sa ka qenë sepse do dalë në vazhdimësi.

Si duket ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në këtë pjesë që ju e shikoni. Ky është objekti i hetimit. Rezulton se vetëm drejtuesi i automjetit është shtetas shqiptar, automjeti është marrë me qira në një nga pikat në Shkodër, nuk është pronar drejtuesi. Viktimat e tjera janë shtetas të huaj nga vendet e treta, që donin të kalonin në vendet e tjera të BE-së. Se dimë akoma se cilave shtete u përkasin. Jemi duke pritur edhe mjekët ligjorë nga Tiranë për të bërë autopsinë. Do bashkëpunojmë me të gjitha ambasadat përkatëse pasi t’i identifikojmë. Nuk është thjesht aksident, vjen si rrjedhojë e një ngjarjeje kriminale. Në këtë zonë merren me këtë aktivitet të paligjshëm, gjithsesi është kombinim i dy veprave penale”, deklaroi për gazetarët prokurori i Rrethit Petrit Çano.

Ndërsa Çipa tha ndër të tjera se numri i kufomave është i madh dhe si rezultat ka nevojë për kryerjen e shumë ekzaminimeve në vendngjarje për të marrë dhe administruar prova që kanë të bëjnë me identifikimin e viktimave dhe për sqarimin e rrethanave.

Flet prokurori

Ekspertë mjekoligjorë nga Tirana pritet të shkojnë pranë aksit Këlcyrë-Përmet për të bërë autopsinë e viktimave. Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Çano, thotë se pas identifikimit do të bashkëpunohet me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e pajetë pranë familjarëve.

Ai tha se me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Po ashtu, ai shtoi se ngjarja ka ardhur rrjedhojë e një ngjarjeje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE.

“Ne jemi informuar nga drejtoria e policisë. Së bashku me prokurorin e gatshëm kemi ardhur në vendngjarje. Kemi organizuar punën për këqyrjen me kujdes të kufomave dhe identifikimin e tyre. Më pas do të punojmë për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla. Me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Nuk mund ta përcaktojmë sa ka qenë, sepse do të dalë nga hetimet në vijim. Ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në këtë pjesë. 

Vetëm drejtuesi i automjetit është nga qyteti i Shkodrës, automjeti është dhënë me qira nga pikat e dhënies me qira. Pra nuk është pronari i mjetit. Të gjithë të tjerët janë persona nga vendet e treta. Nuk i kemi identifikuar dhe nuk i dimë cilave shtetësi i përkasin. Jemi duke pritur ekspertët mjekoligjorë për ekzaminimin e tyre. Pas identifikimit do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e tyre. Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre dy veprave penale të cilat do t’i shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun”, tha prokurori Çano. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

Publikuar më 16.05.2024
Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet...

Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet si autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Ai ka treguar para oficerëve të policisë gjyqësore se si nisi konflikti me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje. Sipas autorit, konflikti ka filluar për shpejtësinë më të cilën dy të […]

Lexo më shumë

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Publikuar më 16.05.2024
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton p...

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton për jetën pas një atentati që tronditi mbarë Europën pasditen e kësaj të mërkure. Një videoja e fiksuar nga celularët tregon momentin kur 5 të shtëna arme u qëlluan ndaj 59-vjeçarit teksa po shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 150 km në veri-lindje të […]

Lexo më shumë

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Publikuar më 16.05.2024
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlame...

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja me pensionet mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera […]

Lexo më shumë

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

Publikuar më 16.05.2024
Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e F...

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia. Prej 48 orësh vijuan kërkimet për kapjen e tij. Efektivi i policisë, Cenalia, u vra teksa po shkonte drejt vendit të punës për të marrë shërbimin. […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Publikuar më 15.05.2024
Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të ...

Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës! Është një vend në Ballkan që është më shumë sesa një destinacion turistik! Shqipëria! Një thesar i fshehur në mes të bukurive natyrore, historisë së thënë e të pathënë dhe kulturës. Në Shqipëri ju mund të shikoni bashkimin e […]

Lexo më shumë

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Publikuar më 14.05.2024
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesi...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesit” tek Piramida, deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë më shumë kundër korrupsionit. Rama theksoi se bizneset do të klasifikohen, duke nënkuptuar se bizneset të cilat në mënyrë të qëndrueshme do të rezultojnë korrekte në raport me shtetin, nuk do kontrollohen. Ai tha se […]

Lexo më shumë

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Publikuar më 14.05.2024
Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fund...

Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fundit që e takoi përpara se 39-vjeçarja t’i jepte fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Kunata u thirr nga prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë lidhur me kafen që konsuamuan dhe […]

Lexo më shumë

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 milionë euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistri dhe familjarëve të tij: 22 dyqane, 10 apartamente, vilë dhe makina

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 milionë euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistri dhe familjarëve të tij: 22 dyqane, 10 apartamente, vilë dhe makina

Publikuar më 14.05.2024
SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 mln euro ish-Shefit të...

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 mln euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij. Ish-shefi i Operacionales është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar Metamorfoza. Bëhet fjalë për 22 ambiente biznesi, 10 apartamente, vilë dhe truall. Oltion Bistri, ish-shef i Operacionales, u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të […]

Lexo më shumë