×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SPAK merr të pandehur Arben Ahmetajn, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin për aferën me inceneratorin e Elbasanit, fletëthirrje edhe për ish-gruan

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj merret i pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.

 Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse. Në tetor 2023 Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka u dënua nga GJKKO me 5 vjet e 8 muaj burg si dhe iu sekuestrouan aksionet në kantinën e pijeve në Durrës në vlerën e korrupsionit, 3.7 milionë euro. Për të njëjtën çështje, ish-deputeti Alqi Bllako u shpall i pafajshëm. Në total, GJKKO dha 33 vjet burg për tetë të pandehurit e kësaj dosjeje.

Ahmetaj në kërkim

Prej 24 korrikut 2023 Arben Ahmetaj vijon të jetë në  kërkim ndërkombëtar  pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prej 24 korrikut 2023 Arben Ahmetaj vijon të jetë në  kërkim ndërkombëtar  pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK, në dosjen dorëzuar parlamentit në korrik të vitit të kaluar – kur i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij – vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, që pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur në mungesë ish zvkryeministrin Arben Ahmetaj, pas privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha” në tetor 2023.

Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka

Ndërkohë në janar 2024 u mësua se Ahmetaj kishte kontraktuar një kompani lobuese ‘Prism Group’ kundrejt 150 mijë dollarëve për të informuar politikbërësit amerikanë “mbi akuzat e rreme” të ngritura ndaj tij në Shqipëri. Nga kontrata u zbulua se ai jetonte në Lozano të Zvicrës.

E pandehur do të merret dhe ish bashkëshortja e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se fletëthirrja për t’u paraqitur që t’i komunikohet akuza në SPAK i është dërguar edhe Albina Mançka.

Ende nuk dihet akuza që do ti komunikohet, teksa emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK sa i takon pasurisë tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

Publikuar më 09.05.2024
Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngja...

Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngjarjen tragjike të Shkodrës, ku Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të vegjël. Një rast aq sa i rallë edhe tronditës! Sociologu Gëzim Tushe nënvizoi faktin se nëna e re ka kryer një krim duke iu marrë […]

Lexo më shumë

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Publikuar më 09.05.2024
Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka mar...

Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore. Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë […]

Lexo më shumë

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

Publikuar më 06.05.2024
Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpa...

Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpall kampion në Serie A, Kristian Asllani, u është bashkuar figurave të shquara në mbështetje të këngëtares Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë pas 3 ditësh në festivalin Evropian të këngës, Eurovizion, që mbahet në Malmoe të Suedisë.    “Në 9 maj Shqipëria […]

Lexo më shumë

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Publikuar më 06.05.2024
Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka d...

Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, duke u mbytur. Prokuroria e qytetit verior ka zbardhur të plotë itenerarin e Alma Arrazit, përpara se të […]

Lexo më shumë

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Publikuar më 06.05.2024
Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i...

Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që dyshohet se u mbyt bashke me tre fëmijët disa ditë më parë. Ky është fëmija i dytë që gjendet, pas vajzës 9-vjeçare Ergesa që u gjet dy ditë më parë dhe u përcoll sot […]

Lexo më shumë

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Publikuar më 06.05.2024
Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka viz...

Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar Fredi Belerin në burg.Kjo është vizita e katërt që ai viziton në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës. Manolis Kefalogianis edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek. Ai shoqërohej deh nga kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule. Në dalje te takimit […]

Lexo më shumë

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, policia gjen 50 milionë lekë në banesë. Dyshohet se autori shleu disa borxhe financiare pas krimit

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, policia gjen 50 milionë lekë në banesë. Dyshohet se autori shleu disa borxhe financiare pas krimit

Publikuar më 06.05.2024
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fs...

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fshatin Dropull të Gjirokastrës, ku Kosta dhe Kleoniqi Ilia, u gjetën të masakruar në ambjentet e shtëpisë së tyre. “Ora News” ka mësuar se gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, grupi i hetimit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 50 milion lekë të vjetra […]

Lexo më shumë

U anulua pa paralajmërim, drejtori i “Report” në RAI3: Pjesa për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

U anulua pa paralajmërim, drejtori i “Report” në RAI3: Pjesa për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

Publikuar më 06.05.2024
Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit ...

Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtuar lincim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të […]

Lexo më shumë