![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2024/03/princi.png)
Në Gjykatën e Tiranës u mbajt sot një seancë për dhunën në Pallatin Mbretëror. Gjykata ka vendosur që Princ Leka të pajiset me urdhër-mbrojtje për 1 vit ndaj ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia, ndërsa për Princin dhe Elian seanca u shty për në 27 mars.
Avokati Aranit Roshi i cili përfaqëson Princ Lekën paraqiti akt-ekspertimin për dhunën ndaj klientit të tij, ndërsa avokatja e Elia Zaharisë nuk i paraqiti, ç’ka detyroi gjyqtarin të shtyjë seancën. Gjyqtari urdhëron Prokurorinë të paraqesë akt-ekspertimin e dhunës ndaj Elia Zaharisë.
Kujtojmë se më 5 mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia dhe pamjet u bënë edhe virale Në videon e regjistruar nga Princ Leka aktorja shikohet duke e goditur, kurse babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një statujë druri.
Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Po ashtu edhe baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës ka firmosur më herët dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia. Çifti duhet të mbajnë distancë, nga njëri-tjetri dhe Leka duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, por po kryhen hetime për të zbuluar se kush e nxori videon në media.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/