×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, Liam Osmani lirohet nga qelia, në dyshim rikthimi në lojë

Ish-banori i Big Brother VIP, Liam Osmani është lënë i lirë dy javë pas arrestimit brenda në shtëpinë e BBVIP. 44-vjeçari është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij. Kështu mësohet se  çështja do të filloj nga e para dhe do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Bashkë me shqyrtimin është vendosur edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të parë dhe rrjedhimisht edhe lirimi i menjëhershëm nga burgu. Procesi do të nis nga fillimi me Liam Osmanin në gjendje të lirë, i cili do të ketë mundësi të paraqitet në seancat gjyqësore, të mbroj veten dhe të ketë dijeni të plotë për gjyqin.

Ndërkohë nuk dihet nëse Liam do të rikthehet sërish në Big Brother, pasi a u bë pjesë e këtij show.

Arrestimi

Një ditë pasi u bë pjesë e Big Brother VIP, policia arrestoi më 3 mars, Liam Osmanin brenda shtëpisë së BBVIP. Sipas policisë në vitin 2019, Osmani nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Njoftimi i policise më 3 mars

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

Publikuar më 09.05.2024
Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngja...

Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngjarjen tragjike të Shkodrës, ku Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të vegjël. Një rast aq sa i rallë edhe tronditës! Sociologu Gëzim Tushe nënvizoi faktin se nëna e re ka kryer një krim duke iu marrë […]

Lexo më shumë

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Publikuar më 09.05.2024
Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka mar...

Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore. Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë […]

Lexo më shumë

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

Publikuar më 06.05.2024
Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpa...

Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpall kampion në Serie A, Kristian Asllani, u është bashkuar figurave të shquara në mbështetje të këngëtares Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë pas 3 ditësh në festivalin Evropian të këngës, Eurovizion, që mbahet në Malmoe të Suedisë.    “Në 9 maj Shqipëria […]

Lexo më shumë

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Publikuar më 06.05.2024
Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka d...

Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, duke u mbytur. Prokuroria e qytetit verior ka zbardhur të plotë itenerarin e Alma Arrazit, përpara se të […]

Lexo më shumë

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Publikuar më 06.05.2024
Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i...

Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që dyshohet se u mbyt bashke me tre fëmijët disa ditë më parë. Ky është fëmija i dytë që gjendet, pas vajzës 9-vjeçare Ergesa që u gjet dy ditë më parë dhe u përcoll sot […]

Lexo më shumë

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Publikuar më 06.05.2024
Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka viz...

Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar Fredi Belerin në burg.Kjo është vizita e katërt që ai viziton në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës. Manolis Kefalogianis edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek. Ai shoqërohej deh nga kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule. Në dalje te takimit […]

Lexo më shumë

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, policia gjen 50 milionë lekë në banesë. Dyshohet se autori shleu disa borxhe financiare pas krimit

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, policia gjen 50 milionë lekë në banesë. Dyshohet se autori shleu disa borxhe financiare pas krimit

Publikuar më 06.05.2024
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fs...

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fshatin Dropull të Gjirokastrës, ku Kosta dhe Kleoniqi Ilia, u gjetën të masakruar në ambjentet e shtëpisë së tyre. “Ora News” ka mësuar se gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, grupi i hetimit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 50 milion lekë të vjetra […]

Lexo më shumë

U anulua pa paralajmërim, drejtori i “Report” në RAI3: Pjesa për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

U anulua pa paralajmërim, drejtori i “Report” në RAI3: Pjesa për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

Publikuar më 06.05.2024
Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit ...

Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtuar lincim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të […]

Lexo më shumë