×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sa po fitohet nga dhënia e shtëpisë me qira me AirBnb, nga 700 euro/muaj në Tiranë, në 1160 euro në Vlorë

Qiratë mujore në kryeqytet e rrethe të tjera, sidomos në bregdet, u rritën me shpejtësi dy vitet e fundit, pasi shumë individë zgjodhën që t’i jepnin ato me qira ditore, në platformat AirBnb, ose Booking, duke ulur ofertën për shtëpitë që jepen me afat të gjatë kohor.

Rendja drejt qirave ditore u nxit nga numri i lartë i turistëve që po vijnë në vend, që kërkonin të qëndronin vetëm disa ditë dhe ishin të gatshëm të paguanin më shumë, por edhe udhëtarëve vendas në qytetet turistike.

P.sh, nëse nga qiraja mujore mund të marrësh 300-500 euro në muaj, në varësi të qytetit (Tirana apo zonat bregdetare), nëse e jep me qira ditore çmimet variojnë mesatarisht nga 30-70 euro në ditë, megjithëse është rreziku që njësinë akomoduese të mos e japësh përditë me qira. P.sh. nëse e jep vetëm 10 ditë, me 30 euro në ditë, e ardhura mujore është 300 euro, ndërsa duhen llogaritur dhe kosto të tjera si pastrimi, energjia etj. Por, nëse e jep psh 20 ditë me 50 euro nata, e ardhura mujore është 1000 euro.

Por, a ia vlen që të japësh shtëpinë me qira ditore. Të dhënat e AirDna, (struktura për të dhënat e platformës AirBnb), që “Monitor” i disponon të detajuara japin një ide lidhur me kërkesën për qira ditore, çmimin mesatar për natë, numrin e strukturave të listuara, zënien si dhe të ardhurën mesatare ditore (në varësi të zënies së apartamentit), çmimin ditor të qiradhënies, për qytetet kryesore të vendit.

Vlora, kryeson për kthimin më të lartë, apartamenti është i zënë për gjysmën e muajit, çmimi maksimal arrin deri 98 euro/natë

Vlora është qyteti që ka numrin më të lartë të njësive akomoduese të listuara, që arriti në gati 7 mijë/muaj në gusht dhe shtator. Treguesi REVPAR, i cili mat të ardhurën ditore neto (e llogaritur në bazë të çmimit ditor dhe normës së zënies së njësisë akomoduese) ishte 39 euro për gjithë vitin 2023, me një rritje prej 43% në krahasim me vitin e mëparshëm. Si rrjedhojë, e ardhura mesatare mujore për një njësi të dhënë me qira në Vlorë është 1163 euro.

Norma e zënies në 2023 ishte 46.6%, çka nënkupton se në një muaj, shtëpia është e zënë për 14 ditë.

Qiraja më e shtrenjtë është në gusht, prej gati 98 euro nata, ndërsa norma e zënies po në të njëjtin muaj arriti në 70%, çka do të thotë që e ardhura ditore neto ishte 68 euro.

Në shtator, ndonëse njësitë kanë mbajtur sërish çmime të larta, në 72 euro/nata, norma e zënies ishte shumë më e ulët, në vetëm 32%, apo vetëm për 10 ditë, çka ka bërë që e ardhura mesatare ditore neto për shtatorin të zbresë në 23 euro.

Përgjatë gjithë vitit vlonjatët kanë fituar gati 26 milionë euro nga dhënia e shtëpive me qira ditore.

Tirana, fitohet mesatarisht 700 euro në muaj, me qira ditore

Tirana është qyteti i dytë me numrin më të lartë të njësive akomoduese të listuara, me rreth 3 mijë në muaj. Treguesi REVPAR, i cili mat të ardhurën ditore neto (e llogaritur në bazë të çmimit ditor dhe normës së zënies së njësisë akomoduese) ishte 23 euro për gjithë vitin 2023, me një rritje prej vetëm 8% në krahasim me vitin e mëparshëm. Si rrjedhojë, e ardhura mesatare mujore për një njësi të dhënë me qira në kryeqytet është gati 700 euro. (gjithsesi nga kjo shumë duhen zbritur shpenzimet për pastrimin, energjinë e të tjera administrative).

Kryeqyteti kishte normën më të lartë të zënies në 2023, me 49%, që do të thotë që në një muaj, shtëpia është e zënë për gjysmën e periudhës.

Qiraja më e shtrenjtë është në korrik, prej gati 51 euro nata, ndërsa norma e zënies po në të njëjtin muaj arriti në 58%. Përgjithësisht, në çdo muaj të vitit, qiraja ditore luhatet midis 40 dhe 50 euro/ditë, por e ardhura reale është midis 20-23 euro/ditë për shkak se vetëm gjysmën e ditëve njësia është e zënë.

Përgjatë gjithë vitit, tiranasit kanë fituar gati 12 milionë euro nga dhënia e shtëpive me qira ditore.

Në Durrës dhe Golem mund ta japësh më shtrenjtë me qira ditore se në Tiranë

Ndonëse në Durrës dhe Golem mbizotërojnë strukturat akomoduese hoteliere, që tërheqin turistët e organizuar, edhe dhënia me qira ditore po gjen përdorim, duke sjellë një kthim më të lartë ditor se në Tiranë, ndonëse periudha e dhënies me qira është e kufizuar në muajt e verës. Fitimi më i lartë ditor se kryeqyteti vjen për shkak të çmimeve ditore më të shtrenjta.

A ardhura ditore nëto (REVPAR) në Durrës është 31.2 euro për vitin 2023, me një qira mesatare mujore prej rreth 930 euro. Çmimi i dhënies me qira varion nga 51 euro në shkurt në 84 euro në shtator, ndërsa norma e zënies mujore është gati 42%.

A ardhura ditore nëtr (REVPAR) në Golem është 35.6 euro për vitin 2023, me një qira mesatare mujore prej rreth 1000 euro. Çmimi i dhënies me qira varion nga 78 euro në mars në 95 euro në shtator, ndërsa norma e zënies mujore është gati 39%.

Durrsakët fituan në 2023 rreth 5.7 milionë euro nga qiraja ditore, ndërsa në Golem gati 2 milionë euro.

Në Farkë dhe Kashar me qira ditore për vilat

Farka dhe Kashari po shfrytëzohen kryesisht nga grupet e të rinjve, të cilët marrin me qira ditore vilat për ditëlindje, apo festa të ndryshme në fundjavë. Në Kashar, psh, çmimi mesatar ditor në nëntor arriti në 194 euro, ndërsa në dhjetor 165 euro.

Në Farkë, çmimi maksimal arriti në 120 euro, në muajin gusht.

Shkodra kryeson nga qytetet e vogla

Nga qytetet e tjera që janë kthyer në një destinacion të preferua turistik, kryeson Shkodra, që ka gjeneruar 2.3 milionë euro gjithsej në 2023 nga dhënia e njësive akomoduese me qira ditore. A ardhura ditore neto (REVPAR) në Shkodër ishte gati 28 euro.

Në Shëngjin, kthimi neto ditor është gati 21 euro, ndërsa më i ulëti është në Berat dhe Korçë, përkatësisht me 16.2 dhe 14.4 euro./ O.Liperi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

Publikuar më 16.05.2024
Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet...

Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet si autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Ai ka treguar para oficerëve të policisë gjyqësore se si nisi konflikti me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje. Sipas autorit, konflikti ka filluar për shpejtësinë më të cilën dy të […]

Lexo më shumë

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Publikuar më 16.05.2024
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton p...

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton për jetën pas një atentati që tronditi mbarë Europën pasditen e kësaj të mërkure. Një videoja e fiksuar nga celularët tregon momentin kur 5 të shtëna arme u qëlluan ndaj 59-vjeçarit teksa po shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 150 km në veri-lindje të […]

Lexo më shumë

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Publikuar më 16.05.2024
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlame...

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja me pensionet mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera […]

Lexo më shumë

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

Publikuar më 16.05.2024
Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e F...

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia. Prej 48 orësh vijuan kërkimet për kapjen e tij. Efektivi i policisë, Cenalia, u vra teksa po shkonte drejt vendit të punës për të marrë shërbimin. […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Publikuar më 15.05.2024
Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të ...

Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës! Është një vend në Ballkan që është më shumë sesa një destinacion turistik! Shqipëria! Një thesar i fshehur në mes të bukurive natyrore, historisë së thënë e të pathënë dhe kulturës. Në Shqipëri ju mund të shikoni bashkimin e […]

Lexo më shumë

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Publikuar më 14.05.2024
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesi...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesit” tek Piramida, deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë më shumë kundër korrupsionit. Rama theksoi se bizneset do të klasifikohen, duke nënkuptuar se bizneset të cilat në mënyrë të qëndrueshme do të rezultojnë korrekte në raport me shtetin, nuk do kontrollohen. Ai tha se […]

Lexo më shumë

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Publikuar më 14.05.2024
Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fund...

Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fundit që e takoi përpara se 39-vjeçarja t’i jepte fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Kunata u thirr nga prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë lidhur me kafen që konsuamuan dhe […]

Lexo më shumë

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 milionë euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistri dhe familjarëve të tij: 22 dyqane, 10 apartamente, vilë dhe makina

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 milionë euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistri dhe familjarëve të tij: 22 dyqane, 10 apartamente, vilë dhe makina

Publikuar më 14.05.2024
SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 mln euro ish-Shefit të...

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 mln euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij. Ish-shefi i Operacionales është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar Metamorfoza. Bëhet fjalë për 22 ambiente biznesi, 10 apartamente, vilë dhe truall. Oltion Bistri, ish-shef i Operacionales, u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të […]

Lexo më shumë