×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sinjalizohet ftohje e tregut të real estate, BIRN: Lejet e ndërtimit u tkurrën me 21%

Kërkesa për leje ndërtimi në Shqipëri pësoi një reduktim të dukshëm gjatë vitit 2023, veçanërisht në segmentin e ndërtesave për banim. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e lejeve të ndërtimit të publikuara nga INSTAT të mërkurën. Vlera totale e lejeve të ndërtimit, llogaritur në bazë të kostos së ndërtimit dhe metrave katrorë të projekteve të miratuara, ra në 90 miliardë lekë vitin e kaluar, nga 113 miliardë që ishte më 2022 dhe 100 miliardë më 2021.

Leje ndertimi
Ndërtime në Tiranë

Sipas të dhënave të INSTAT, 62% të investimeve janë me destinacion banimin ndërsa pjesa tjetër janë objekte industriale apo infrastrukturore. Rënia në masën 21% duket se reflekton një korrektim në tregun më spekulant në vend pas një fryrjeje shumëvjeçare në përmasa të paimagjinueshme. Sipas vrojtimit të fundit mbi klimën e biznesit të kryer nga Banka e Shqipërisë për muajin janar, pritshmëria në sektorin e ndërtimit është për rënie në aktivitetin e ndërtimit, rënie në nivelin e porosive dhe rënie në punësim dhe në çmime.

Gjithsesi, pavarësisht tkurrjes në kërkesë nga ndërtuesit, çmimet e apartamenteve vijojnë të mbeten në kulmin e vet historik, gati dyfish në krahasim me vitin 2017, sipas Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë.

Vlera e përafërt e investimit llogaritet sipas kostos së deklaruar të ndërtimeve të reja gjatë procesit të aplikimit për leje. Sipas këtyre deklaratave, kostoja mesatare e ndërtimit të objekteve rezidenciale ishte gjatë vitit të kaluar 35 mijë lekë, (afërsisht 340 euro) për metër katror. Kjo do të thotë gjithashtu që vlera tregtare e lejeve të ndërtimit, ose shuma e përgjithshme e biznesit që supozohet se do të realizohet pasi këto projekte të përfundojnë së ndërtuari, është minimalisht tre apo pesë herë më e lartë sepse çmimet e shitjes së banesave janë shumëfish më të larta se sa kostot.

Përmasat e bumit në sektorin e ndërtimit, i cili është shoqëruar me rritje stratosferike të çmimeve, përkundrejt një ekonomie që lëngon në norma të ulëta rritjeje prej 3 apo 4% në vit, ka ngritur pikëpyetje si për burimin e financimeve në ndërtim ashtu edhe për burimin e parave të përdorura për të blerë. Por është përmasa që bumi i ndërtimit zë në ekonomi në tërësi ajo që paralajmëron për një flluskë me përmasa të pazakonta.

Që nga viti 2019 deri në vitin 2023, lejet e ndërtimit të dhëna për qëllime banimi kanë pasur një sipërfaqe të përgjithshme prej 13 milionë metrash katrorë. Kostoja e përgjithshme, llogaritur sipas kostos së ndërtimit është 388 miliardë lekë, ose afërsisht 3.5 miliardë euro. Vlera e shtuar e përgjithshme, nëse marrim parasysh një çmim mesatar prej 1 mijë eurosh për metër katrorë, arrin në këtë mënyrë në 13 miliardë euro. Në një ekonomi me prodhim të brendshëm bruto prej 20 miliardë eurosh në vit, kjo është një shifër e stërmadhe.

Statistikat zyrtare nuk japin të dhëna se sa është numri i njësive të banimit apo të shërbimeve që bartin këto leje ndërtimi por nëse llogarisim me hamendje njësi banimi mesatare 100 metra katrorë, atëhere rezulton se në vend gjatë këtyre pesë viteve janë dhënë leje ndërtimi për rreth 130 mijë njësi.

Analistë dhe politikanë të ndryshëm aludojnë se fluska e ndërtimit është ushqyer nga depërtimi i pakontrolluar i parave të pista në ekonominë shqiptare, ku elementë të krimit gjejnë ndërtimin si mënyrë e lehtë për të qarkulluar sasi të konsiderueshme të parave të pista dhe pa kosto të lartë fiskale, për shkak se ndërtimi është aktivitet i përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Futja e parave të pista në sektorin e ndërtimit duket punë relativisht e lehtë për shkak se apartamentet supozohet se shiten që pa u ndërtuar ende dhe rrjedhimisht, sipërmarrësit në sektor mund të pretendojnë financim të ndërtimit pa kapitale ose me kapitale minimale fillestare.

Përgjatë viteve të fundit, një numër biznesmenësh me të shkuar të njohur kriminale janë angazhuar në shkallë të gjerë në sektorin e ndërtimit ndërsa autoritetet ligjzbatuese kanë përdorur në mënyrë të kufizuar ligjin Antimafia për konfiskimin e aseteve të krimit.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama në një rast i ka konsideruar aludime të tilla si “broçkulla”./BIRN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda