×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pse u përça Gjykata Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni, për kampet e afrikanëve në Shqipëri

Për të kuptuar thelbin e përplasjes mes gjyqtarëve të Kushtetueses, që u ndanë 5 me 4 për marëveshjen e refugjatëve Rama-Meloni (Protokolli për Migracionin) duhet marrë parasysh një detaj që zbulohet për herë të parë në arsyetimin e zbardhur këtë të hënë.

Në datën 23 maj të vitit të kaluar ambasadorit italian Fabricio Bucci i drejtohet me një notë verbale sekretarit të përgjithshëm të Ramës, Ëngjëll Agaçit, me të cilën i bën të ditur nisjen e veprimeve për një marrëveshje të mundshme në lidhje me emigracionin. Kjo datë përbën edhe nisjen zyrtare të negociatave mes dy vendeve.

Kjo është edhe periudha kur Rama shtrëngoi fort pas vetes Xhorxhia Melonin gjatë një samiti në Moldavi, ku i dha një të puthur në mes të politikanëve të tjerë.

Gjashtë muaj më vonë, në datën 6 Nëntor, shqiptarët mësuan papritur ekzistencën e marrëveshjes Shqipëri-Itali, të cilën Rama e firmosi në Romë me Melonin për strehimin e 3 mijë refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër. Ndërkohë negociatat kishin muaj që vazhdonin në fshehtësi mes dy vendeve.

Marrëveshje ndërkombëtare pa plotfuqinë e presidentit

Natyra okulte me të cilën bisedohet paraprakisht pakti mes dy shteteve është shumë e rëndësishme për të kuptuar vështirësitë ku u gjendën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sepse bisedimet sekrete i duhen Edi Ramës për të përfituar në këmbim nga qeveria e Melonit favore që i shkojnë për shtat egos të tij personale dhe objektivave politike në raport me pushtetin brenda vendit. Për pasojë, Ramës i duhet të shmangë nga negociatat presidentin e republikës, si një burokraci e tepërt, që mund t’i shkaktojë nxjerrjen e sekretit të bisedimeve.

Rreziku që negociatat me Italinë të bëheshin publike, por edhe një lloj shpërfilljeje përsonale ndaj Bajram Begajt ka bërë që Rama të mos e kërkojë plotfuqinë nga presidenti. Por ky është një akt që ia imponon Kushtetuta. Në vitin 2012, mungesa e plotfuqisë ishte një ndër argumentat kryesorë që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë gjatë kohës kur kryeministër ishte Sali Berisha. Më vonë, kur president ishte Ilir Meta, ishte presioni për plotfuqinë që zvarriti riformulimin e të njëjtës marrëveshje me Greqinë, kur ministër i jashtëm ishte Ditmir Bushati.

Pikërisht këtë mungesë të plotfuqisë nga presidenti në marrëveshjen Rama-Meloni, shfrytëzuan 30 deputetë të opozitës kur e ankimuan marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ata arsyetuan se sipas nenit 121 të Kushtetutës, marrëveshja ka të bëjë me territorin (haësirat në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër) dhe me të drejtat e njeriut (rasti i refugjatëve që do të izolohen brenda në kamp), prandaj marrëveshjes i duhej plotfuqia e presidentit.

Për t’u theksuar është se vetë presidenti Bajram Begaj nuk iu përgjigj Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkoi materiale në lidhje me këtë çështje. Si në raste të tjera kur i duhet të ballafaqohet me Ramën, Begaj merr trajtat jovertebrore dhe i regjistron vetes një rekord tjetër depersonalizimi.

Pretendimi se marrëveshja është antikushtetuese

Neni 121 i Kushtetutës, që ka të bëjë me marrëveshjet ndërkombëtare përcakton se

“Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:

a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në
Kushtetutë;

Deputetët e opozitës thonë se marrëveshja Rama-Meloni ka të bëjë me territorin dhe me të drejtat e njeriut. Duke qenë se i prek këto dy koncepte që përmenden në pikën a) dhe b) të nenit 121 të Kushtetutës atëherë kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që kërkon plotfuqinë e presidentit.

Sipas opozitës, hapësira territoriale në Shëngjin dhe në Gjadër është pjesë e kësaj Protokollit të Migracionit. Përveç kësaj meqënëse refugjatëve afrikanë u preken të drejtat dhe liritë e njeriut duke u mbajtur mbyllur në kamp, atëherë sërish kemi të bëjmë me një marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën duhej të ishte marrë plotfuqia e presidentit.

Dhe meqënëese Rama e pranon se nuk e ka marrë plotfuqinë e Begajt, atëherë thonë deputetët e opozitës, marrëveshja është antikushtetuese.

Këtu nis edhe përçarja mes gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Shumica e gjykatësve: Italianët nuk e cënojnë territorin shqiptar

Gjatë gjithë këtyre muajve, opinioni publik në Shqipëri dhe Itali, Këshilli i Europës, organizma ndërkombëtare si Amnesty International kanë folur kaq shumë për pikëpyetjet që ngrihen në menaxhimin e territorit në kampin e refugjatëve në Gjadër dhe për cënimin e të drejtave të refugjatëve afrikanë që do të duhet të qëndrojnë në një lloj kampi-burg. Dukshëm, dy çështjet që preken janë menaxhimi i territorit dhe cënimi i të drejtave të njeriut.

Por për 5 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji, Sandër Beci, Gent Ibrahimi dhe Marjana Semini marrëveshja nuk ndryshon asgjë as për territorin e Shqipërisë dhe as për të drejtat e refugjatëve afrikanë.

Interesant është arsyetimi i gjykatësve për moscënimin e territorit shqiptar që u jepet italianëve. Pesë gjykatësit thonë se nuk do të ketë cënim të territorit apo të sovranitetit, përderisa kur italianët të ikin, territori i Shqipërisë do të mbetet i njëjtë.

Por pesë gjykatësit të cilët u duhet të gjejnë medoemos një arsyetim që e “noterizon” marrëveshjen e Ramës me Melonin, bëjnë një kapërcim logjik shumë të guximshëm kur trajtojnë konceptin e moscënimit të juridiksionit të territorit.

Dihet se për sa kohë do të jenë brenda në kamp, refugjatët afrikanë do t’i binden ligjeve italiane dhe autoriteteve italiane. Atëherë si ta justifikojnë këtë cënim të territorit anëtarët e gjykatës Kushtetuese?

E thjeshtë! Përderisa Shqipëria dhe Italia,  kanë pranuar të respektojnë Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut atëherë ligjet e dy vendeve thjesht plotësojnë njëri-tjetrin në kampin e Gjadrit.

“Në thelb, Protokolli për Migracionin synon t’u ofrojë migrantëve mundësi qëndrimi në një zonë të mbrojtur dhe të sigurt, sipas një sistemi të plotë rregullash normative, të pranuar në nivel ndërkombëtar si nga shteti shqiptar, ashtu edhe nga shteti italian” arsyetojnë shumica e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë logjikë, nëse kryeministri Rama firmos nesër një marrëveshje me një qeveri tjetër të një vendi të Bashkimit Europian që i jep nën kontroll institucionet shqiptare dhe territorin e Shqipërisë për një kohë të caktuar, atëherë gjithçka është brenda normave kushtetuese, përderisa Shqipëria me vendet e BE kanë nënshkruar të njëjtat konventa dhe pranojnë të njëjtin sistem rregullash.

Mendimi i pakicës: Marrëveshja anti-kushtetuese

Sqarimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni përmban edhe mendimin e pakicës, që arsyeton se pakti bie ndesh me kushtetutën. Sipas Marsida Xhaferllarit, Sonila Bejtes dhe Ilir Toskës. tre gjykatësit thonë se nuk qëndron mendimi i qeverisë se thjesht iu dha Italisë në përdorim një pronë e caktuar.

Sipas tyre “Protokolli për Migracionin është një marrëveshje ndërkombëtare, që i mundëson Republikës së Italisë t’i trajtojë kërkesat e azilkërkuesve në një vend të tretë, ndaj qartësisht lidhet me regjimin ndërkombëtar të mbrojtjes së refugjatëve”. 

Por tre gjykatësit thonë se para se t’i mundësojë Italisë trajtimin e refugjatëve, Shqipëria ka detyrimet e saj për respektimin e konventave ndërkombëtare që ka nënshkruar. Ndaj vetë Shqipëria nuk duhet ta pranojë këtë trajtim, pasi “mbajtja mbyllur e migrantëve në zona të territorit shqiptar, ku legjislacioni shqiptar nuk zbatohet dhe ku autoritetet shqiptare nuk lejohet të hyjnë dhe të veprojnë, paraqet një problematikë të pastër kushtetuese që lidhet me të drejtat themelore të migrantëve që do të strehohen në ato zona”.

Kundër marrëveshjes është shprehur edhe gjykatësja Elsa Toska që arsyetimin e saj ia ka bashkangjitur shpjegimit që publikoi sot Gjykata Kushtetuese.

“Shteti shqiptar,-shkruan Toska,- brenda territorit të tij fizik i ka dhënë juridiksion shtetit italian, dhe në këtë kuptim ky Protokoll është marrëveshje, e cila i përket kategorisë së marrëveshjeve të parashikuara nga neni 121, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës”

“Plotfuqia nuk duhej të ishte lëshuar nga Ministria për Punët e Jashtme pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri, por nga Presidenti i Republikës, si autoriteti i vetëm kushtetues për lëshimin e plotfuqisë, sipas Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese” vazhdon Toska.

Edhe pse pakicë, gjykatësit e Kushtetueses ngrenë zërin se aktet e kryeministrit në raport me marrëveshjen e refugjatëve janë “përbëjnë cënim të kompetencave të Presidentit të Republikës”, por vetë presidenti ende nuk ka folur.

Njësoj si pesë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Begaj është pjesë e atij ansambli burokratësh që ka vendosur t’i përgjigjet Ramës vetëm kur i duhet të noterizojë vendimet e tij.

Kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk ka qenë i shqetësuar për vendimin e gjykatës kushtetuese. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur italianët mbajtën frymën, sepse gjykata jonë kushtetuese pezulloi marrëveshjen, Rama i qetësoi personalisht.

Ai udhëtoi drejt Italisë në një aktivitet partiak të “Frateli d’Italia” dhe i tha Melonit: “Presim me qetësi vendimin dhe më pas punojmë së bashku. Brenda marsit është koha limite por unë jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më shpejt, pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve dhe dy qeveritë duhet të dinë nëse duhet të vijojnë apo jo, pa humbur kohë”./Lapsi.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Publikuar më 14.12.2024
Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka n...

Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka ndarë një status në Facebook ku flet për këngëtaren Parashqevi Simaku. Historia e kësaj të fundit ka tronditur jo pak opinionin publik, pas një videoje të publikuar në një media amerikane ku  një grua që dyshohet për Simakun në Nju Jork merr ndihma si njeri në nevojë. Dosti tregon se […]

Lexo më shumë

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës dhe nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës dhe nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Publikuar më 14.12.2024
Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon ...

Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë vitin tjetër […]

Lexo më shumë

Vrasja në Spitallë, flet vëllai i autorit: Na ra si bombë, u arratisëm për t’i ikur hakmarrjes

Vrasja në Spitallë, flet vëllai i autorit: Na ra si bombë, u arratisëm për t’i ikur hakmarrjes

Publikuar më 14.12.2024
Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të B...

Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit, situata e familjarëve të Habibit paraqitet kritike. Ata kanë mbyllur derën e shtëpisë dhe janë larguar nga frika e hakmarrjes. I frikësuar, Ilir Habibi, vëllai i të dyshuarit, është larguar nga Durrësi së bashku me familjen e tij. Ai […]

Lexo më shumë

U largua nga Shqipëria 3 dekada më parë dhe përfundoi e pastrehë në SHBA, Halil Kastrati dhe Behgjet Pacolli i ofrojnë një banesë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku

U largua nga Shqipëria 3 dekada më parë dhe përfundoi e pastrehë në SHBA, Halil Kastrati dhe Behgjet Pacolli i ofrojnë një banesë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku

Publikuar më 14.12.2024
Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri...

Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa. Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar në rrjetet sociale ka […]

Lexo më shumë

“Rroga mesatare do të jetë 1200 euro”/ Premtimi i Sali Berishës: Në qeverisjen e ardhshme, shqiptarët do të kenë pagat dhe pensionet më të larta në rajon

“Rroga mesatare do të jetë 1200 euro”/ Premtimi i Sali Berishës: Në qeverisjen e ardhshme, shqiptarët do të kenë pagat dhe pensionet më të larta në rajon

Publikuar më 14.12.2024
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me ardhjen e P...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me ardhjen e PD-së në pushtet rrogat mininale do të jenë 500 euro, ndërsa ato mesatare 1200 euro.Berisha garantoi qytetarët se do të kenë pagat dhe pensionet më të larta në rajon, duke shtuar se “s’mundet kurrë që pensionisti të paguajë energjinë elektrike me të njëjtin çmim që paguan […]

Lexo më shumë

Ministrja e Turizmit i bën thirrje biznesit të hotelerisë: Aplikoni për shezlone në plazh, 20 dhjetori është afati i fundit

Ministrja e Turizmit i bën thirrje biznesit të hotelerisë: Aplikoni për shezlone në plazh, 20 dhjetori është afati i fundit

Publikuar më 14.12.2024
Ministria e Turizmit ka njoftuar përmes një postimi në rrjet...

Ministria e Turizmit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 20 dhjetori do të jetë afati i fundit i aplikimeve për të gjithë subjektet që dëshirojnë të menaxhojnë stacione plazhi gjatë sezonit veror. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u bëri thirrje sot të gjithë subjekteve private që disponojnë struktura akomoduese pranë […]

Lexo më shumë

Sherr i dhunshëm në gjimnazin e Cakranit në Fier, 17-vjeçari godet me thikë nxënësin tjetër

Sherr i dhunshëm në gjimnazin e Cakranit në Fier, 17-vjeçari godet me thikë nxënësin tjetër

Publikuar më 13.12.2024
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në fshatin Cakran,...

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në fshatin Cakran, Fier, ku dy nxënës të shkollës së mesme “Mustafa Hoxha” u përfshinë në një konflikt të dhunshëm. Policia e Fierit bëri të ditur se rreth orës 08:30, gjatë një përleshje mes dy bashkëmoshatarëve, shtetasi B.D., 17 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin Y.Xh, i […]

Lexo më shumë

Zyrtare, goditje e madhe për Serbinë, pa tifozë ndaj Shqipërisë në Tiranë, ende nuk dihet për ndeshjen e kthimit në Beograd

Zyrtare, goditje e madhe për Serbinë, pa tifozë ndaj Shqipërisë në Tiranë, ende nuk dihet për ndeshjen e kthimit në Beograd

Publikuar më 13.12.2024
Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në o...

Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në orët e vona të kësaj të premteje, UEFA zyrtarizoi edhe kalendarin. Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare. Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda