×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjykata e Posaçme dënon Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. Ish-kryebashkiaku i shpëton akuzës për korrupsion, 40-vjeçarja dënohet për pr*stitucion

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot me dy vite burg ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i arrestuar pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K. Ndërkohë 40 vjeçarja do të vuajë 1 vit burg.

Trupi gjykues vendosi të ndryshojë akuzat për dy të pandehurit për të cilët SPAK kishte dërguar dosjen për ‘korrupsion pasiv dhe aktiv’. Kështu Safet Gjici u shpall fajtor për  akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës” ndërsa për Alma K u shpall fajtore për ‘prostitucion’. 
Gjithashtu Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Vendimi u shpall mbrëmjen e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi pasi gati 4 orë të mbledhur në dhomën e këshillimit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 41/128 Regjistri themeltar, datë datë 07.02.2024 vendosi: 
deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.  Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjici me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Alma Kaçi, lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.  Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Alma Kaçi me 1 (një) vit burgim.

Videoskandali ku Gjici dhe 40-vjeçarja kryeninin marrëdhënie intime në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit doli në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.

Dëshmia

“Kurthi ma ngriti kundërshtari Abedin Oruçi. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.
Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja hollandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin.
Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kane arritur që ti pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma K. në shenjë hakmarrjeje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje.
Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. 

Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit? Pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Oruçin. Une i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë paleje dhe të përvetesojnë tokën.
Une kam marrë dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit.

Përlotet

Oruçi donte që të iki une dhe të vinte në zbatim projektet e tij. Shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë.  Abedin Oruci ndërvite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj”-tha Gjici.

Avokatët e ish kryebashkiakut pretenduan se Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe këmbëngulën se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Avokati mbrojtjës, Përparim Kulluri në seancën e sotme të gjyqit ku u dhanë konkluzionet insistoi se Alma K. është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu ajo ka pasur komunike me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën e memories që është bërë regjistrimi.

Sipas mbrojtes prokuroria, nuk ka gjetur pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse në bazë të aktekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilen dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezluton që të jetë e regjisturar aty. Pamjet janë gjetur tek një USB në banesën e Almës. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje

Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruçi i ka dhënë prokurë avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyet Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën. Sipas mbrojtes në datë 23 maj 2023 ka qenë takimi i parë mes Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, kohë në të cilen ata kane kryer marrëdhënie seksuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda