×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama premton 950 euro rrogë për mësuesit, josh emigrantët: Kafja në Gjermani është si lëng gështenjash, këtu e pi kafen në diell në ditë pune

Nga prezantimi i Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, kryeministri Edi Rama premtoi pagë mesatare 950 euro për mësuesit brenda pak muajsh.

‘Shpejt do të shkojnë mesatarisht 950 euro për të gjithë mësuesit brenda pak muajsh’- tha Rama.

Por, rritja e pagës nuk mjafton për të përmirësuar sistemin arsimor.  Kryeministri Edi Rama foli për një reformim të sistemit të pagave dhe sistemit të kualifikimeve profesionale për mësuesit.

“Duhet të reformojmë sistemin, me mekanizmin e rritjes së pagës, çdo 5 vjet si rezultat I vjetërsisë në punë, të ketë nivele të ndryshme sipas meritës, kontributit dhe kualifikimesh, na duhet një sistem I besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh.’- u shpreh Rama.

Rritja e pagave, për Ramën nuk po bëhen vetëm për të përmirësuar sistemin arsimor, por për mes tij, për të luftuar edhe largimin e njerëzve për të punuar në Evropë.

‘Ka nisur një luftë pa armë po shumë e egër për kapitalin njerëzor. Ne po bëjmë ekstra sforco që njerëzit të kenë paga e mos të kenë diskutim që të rrinë këtu apo të ikin, dhe gjithmonë u fus edhe një element tjetër te llogaritë, fus kafen. Të pish kafen në Gjermani që është si lëng gështenjash, ta pish vetëm e të paguash 5 euro biletën, ndërkohë që këtu e pi kafen në diell, edhe në ditë pune, është një llogari që duhet bërë.’- theksoi kreu i qeverisë.

Po ashtu kryeministri Rama kërkoi më shumë fonde nga organizatat për arsimin.

‘Padiskutim ADF-në e kemi një partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF-ja e cila ka bërë disa partneritete me sukses të padiskutueshëm të marri shembull nga qeveria shqiptare dhe të hapë më shumë portofolin pasi kanë akoma më shumë në portofolin e tyre.  Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë, sot më pak, po sidoqoftë në mënyrë të qëndrueshme dhe të arsyeshme.’- tha Rama.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu foli për të rejat e këtij program kombëtar. Portofol digital për mësuesit ku do të regjistrohen kreditet e trajnimit të mësuesit dhe jo vetëm. Parashikohet dhe role të reja në shkollë, një prej tyre do të jetë mësuesi mentor.

‘Brenda shkollës do të ketë mësues mentor I cili do I dedikohet tërësisht profesionalizmit të mësuesve dhe fuqizimin e kolegëve të tij. Synojmë të formohet rrjeti i mentorëve dhe lidershipit të shkollës” tha ministrja Manastirlu.

Përgjatë prezantimit të Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që është një program në kuadër të Shqipëria 2030 me fokus teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, edhe te mësimdhënia, kryeministri Rama tha se do të vazhdojë shtrirja e digjitalizimit dhe laboratorëve smart në shkolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Publikuar më 26.06.2025
Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkues...

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median prestigjioze The Guardian.  Kreu i qeverisë, sipas medias britanike, është shprehur se ideja që Mbretëria […]

Lexo më shumë

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Publikuar më 26.06.2025
Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, te...

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump. Çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz. Në fotografinë e realizuar në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve në […]

Lexo më shumë

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Publikuar më 26.06.2025
Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që ni...

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë. Ky përfitim bazohet në nenin 7 […]

Lexo më shumë

Balla përplaset me Berishën: Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi. Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën me firmën tënde kandidat për deputet

Balla përplaset me Berishën: Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi. Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën me firmën tënde kandidat për deputet

Publikuar më 26.06.2025
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave t...

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk ka asnjë surprizë në qëndrimet e opozitës, të cilat sipas tij përsëriten prej vitesh, pa asnjë fakt konkret. “Nuk kam asnjë surprizë. As unë, as kolegët e mi, as gazetarët atje […]

Lexo më shumë

Deklaroi se e nxorën kartelet nga Parlamenti, Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Ti je kampion i grushtit të shtetit! Burgose Fatos Nanon dhe bandat e tua masakruan krerët e PS në qarqe

Deklaroi se e nxorën kartelet nga Parlamenti, Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Ti je kampion i grushtit të shtetit! Burgose Fatos Nanon dhe bandat e tua masakruan krerët e PS në qarqe

Publikuar më 26.06.2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur seancë...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur seancën parlamentare të së enjtes për të lëshuar akuza të forta ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi “Ramaduro i Evropës”. Gjatë fjalës së tij, Berisha thumboi në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetin socialist Petro Koçi, duke deklaruar se “kartelet e nxorën nga parlamenti”, […]

Lexo më shumë

Dita e dytë e Samitit në Hagë, Trump vë në provë solidaritetin e NATO-s për nenin 5 dhe shpenzimet 5%, Rama publikon foton familjare me liderët

Dita e dytë e Samitit në Hagë, Trump vë në provë solidaritetin e NATO-s për nenin 5 dhe shpenzimet 5%, Rama publikon foton familjare me liderët

Publikuar më 25.06.2025
Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur këtë të mërkurë në Hagë p...

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur këtë të mërkurë në Hagë për të miratuar një rritje të paparë të shpenzimeve ushtarake, pavarësisht dyshimeve të vazhdueshme mbi angazhimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj aleancës. Trump i shqetësoi aleatët duke vënë në pikëpyetje paktin thelbësor të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s përpara samitit të së martës. […]

Lexo më shumë

Ish kreu lokal i PD-së u zgjodh nga Rama në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha: Iku nga partia, nuk më tha se do të merrte post, është zgjedhje e tij

Ish kreu lokal i PD-së u zgjodh nga Rama në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha: Iku nga partia, nuk më tha se do të merrte post, është zgjedhje e tij

Publikuar më 25.06.2025
Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit...

Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës. Genc Deromemaj zëvendëson në krye të Kadastrës së Vlorës Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë. Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. […]

Lexo më shumë

Erdogan pas takimit me Trump: Mirëpres armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, i cili u arrit pas përpjekjeve të presidentit amerikan

Erdogan pas takimit me Trump: Mirëpres armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, i cili u arrit pas përpjekjeve të presidentit amerikan

Publikuar më 25.06.2025
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Hagë t...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Hagë të Holandës me presidentin e SHBA-së Donald Trump, raporton Anadolu. Erdoğan dhe Trump u takuan pas një darke të organizuar nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij në nder të liderëve dhe bashkëshorteve të tyre që morën pjesë në Samitin e krerëve të shteteve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda