Që nga 16 Janari tashmë tarifat e shërbimeve për patentat janë dyfishuar apo trefishuar. Në shkresën që disponon News24 të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe të firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme të Transportit Rrugor kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet e lejedrejtimeve.
Kur më parë për të dhënë provimin e njohurive teorike kur nuk e fiton testin teorik që në provimin e parë duhej të paguaje 400 lekë si tarifë tashmë duhet të paguash 1200. Po ashtu edhe për riprovimin e testit të praktikës kur më parë do paguaje 500 lekë tashmë do të paguash 4-fish më shumë.
Për t’u pajisur me leje drejtimi për të gjitha kategoritë nga 3500 lekë tashmë do paguhet 4500 lekë. Edhe një sërë shërbimesh të tjera për patentat janë dyfishuar, si pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, pajisja me “Leje”dhe provim kualifikimi teorik pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së lejedrejtimit, por edhe për autoshkollat për detyrimet që kanë për ushtrimin e aktivitetit.
Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit, ka reaguar ashpër pas lajmit se tarifat shërbimeve për lejet e drejtimit do të dyfishohet, e madje disa prej tyre edhe katërfishohen.
Ai tha në News24 se ky vendim është marrë pa i njoftuar ata si grup interesim, duke e cilësuar një lëvizje në mënyrë tinëzare.
“Dje u vura në dijeni, por jo zyrtarisht, këto janë tarifa që janë vendosur tinëz dhe në mënyrë të padrejtë, pa marrë mendimin e grupeve të interesit. Nuk mund të katërfishohen çmimet e tarifave. Unë kam dijeni se hyjnë në fuqi në datën 4 shkurt. E papranueshme që në të mos jemi në dijeni. Kjo do të sjellë shumë konfuzion pas datën 4 shkurt. Është akrobaci dhe e paimagjinueshme. Ne nuk do rrimë duarkryq. Jemi mbledhur mbrëmë dhe po mbledhim firma dhe do protestojmë. Shqiptarët nuk do të jenë gati për të tilla gjëra. Nuk shkon dot nga njëshi te katra menjëherë. Së pari ne duhej të ishim informuar. Autoshkollat tani janë në prag falimenti, janë të dorëzuara”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/