
Sot shënohen 13 vite nga protesta e dhunshme me 4 të vdekur e 21 Janarit që u mbajt në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre. Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë. Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.
Kryeministri Edi Rama para familjarëve të viktimave të 21 Janarit tha se vrasja e 4 protestuesve është një krim shtetëror i pahetuar.
Ai tha se e dinin të gjithë se drejtësia nuk do të vinte kurrë shpejt, por se nuk do të harronte që të vinte.
“Pikëpyetja është; a duhet të përgatitemi dhe për më të keqen që sistemi do të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga vendimi i gjykatës Europiane të se drejtave të njeriut. 21 Janari është sa një nevojë për drejtësi e një sistemi dhe një pasqyrë për të kuptuar më së miri se cila është detyra jonë.
Shqipëria është në një sfidë të vërtetë, të hapur kombëtare mes së shkuarës padrejtësi dhe të ardhmes që duhet ta bëjmë të sotmen Shqipëri si shtet i së drejtës. Shqipëria dhe shqiptarët do të mund të shohin nën dritën e dielli (nëse çështja shkon në SPAK), të gjithë ata që duhet të përgjigjen për 21 janarin. Ne e kemi ditur, apo jo Mark, qysh prej ditës së parë, qysh prej ditës kur u mblodhëm për herë të parë me dhjetëra dhe mijëra jetë në marshimin e heshtur të 21 janarin e 20212 se ky është një nga rastet kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt. Por nuk harron kurrsesi që të vijë.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha para familjarëve të viktimave të 21 Janarit se pret që të bëhet drejtësi për këtë çështje.
“Presim drejtësi për 21 janarin. Pak më shumë se prej 1 muaj nga sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do t’i kalojë apo jo SPAK për të hapur hetimin mbi krimin shtetëror, apo do të vazhdojë të ngelet e mbyllur, Zoti e di sa kohë, në barkun e madh të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, pa shtyllë kurrizore. Këto janë shëmbëlltyra e drejtësisë aktualisht.”, tha ai.
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika pret drejtësi për vrasjen e nipit të tij.
Nga ceremonia që po mbahet në Kryeministri, Nika tha se topi tashmë është lënë te drejtësia shqiptare.
“Gjykata Europiane na ktheu shpresën se do të ketë drejtësi. E kam thënë dhe e përsëris, vrasja e Aleksit, dhe tre protestuesve të tjerë, ishte e rëndë.
Ata ishin protestues paqësor. Nuk kishte arsye që të vriteshin. Asgjë tjetër veç një urdhër nga lart mund të çonte drejt vrasjes së tyre. Presim drejtësi! Topi është në drejtësinë shqiptare, presim.”, tha Nika.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/