Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.
Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.
50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij. Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Pas krimit janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rënë në Greqi, ku Fatmir Tarellari 50 vjeç, vrau kunatin e tij pasi pretendon se i përdhunonte të bijën që kur ishte 9-vjeçare. Viktima është identifikuar si Erjon Pelivani, 33 vjeç.
Ngjarja ndodhi në Volos, ndërsa sipas policisë ka qënë Tarellari që i telefonoi autoriteve për t’ju treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.
Pak minuta më vonë ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte ekzekuar viktimën Pelivani pasi vajza e tij 18-vjeçare prej martesës së tij të parë, i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.
Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.
Pasi vajza e denoncoi tek babai i saj, ky i fundit bleu një armë dhe në vazhdim u kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.
Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.
Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare e autorit e cila pritet të tregojë detaje rrëqethëse të vuajtjeve të saj nga Erjon Pelivani.
“Nuk dija gjë!”. Kështu deklaron motra e 33-vjeçarit shqiptar Erjon Pelivanit, që u vra nga kunati i tij. Krimi ndodhi pas dëshmisë së vajzës nga martesa e parë e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari, i cili mësohet se e bija ishte përdhunuar prej vitesh nga vëllai i gruas.
Në një prononcim për protothema.gr, gruaja e autorit dhe motra e viktimës, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet. Në të njëjtën kohë, ajo dha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda.
“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, thotë ajo e tronditur.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/