×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Burgu i Peqinit si ‘hotel me 5 yje’, zv.drejtori i Burgjeve: Ishim në dijeni të situatës para letrës së drejtorit, shkarkuam drejtuesit dhee bëmë kontrolle

Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë. Situata skandaloze evidentohet në një letër të që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i dërgon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija.

Letra mban datën 30 nëntor 2023, pikërisht 15 ditë përpara se Sokol Mjacaj të vriste Arben Lleshin dhe bëhet e qartë që të burgosurit kanë privatizuar burgun. 

Një letër që drejtori i komanduar i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj, i kishin dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija më 30 nëntor, ka zbuluar një skandal. Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.

Drejtori i Burgut paraqiste në letër situatën absurde ‘të privatizimit’ të qelive nga të dënuarit, të cilët urdhëronin rindërtimin dhe rimobilimin e dhomave të tyre. Por, Fehmi Sufaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve pranon në Report Tv se kanë qenë në dijeni të kësaj situate para se të dërgohej letra nga drejtori Hoxha, tashmë i arrestuar. Madje ai pranon edhe se nga ana e stafit drejtues të burgut ka pasur tolerime dhe kanë kaluar cakun e pajisjeve që lejohen.

Ndonëse të burgosurit i kishin arreduar qelitë sipas dëshirave me kondicionerë, televizorë, etj, Sufaj tha në Report TV se kjo nuk është vepër penale, por shkelje administrative që nuk është në përputhje me rregulloren e burgut.

Gazetarja: E dinit gjendjen?

Sufaj: Nuk është se ka rënë atomi. Nuk ka ra, tregon për episode që flasin për një prishje ekuilibrit të sigurisë. Në disa lëshime fillimisht të vogla, mbase njëra pas tjetrës, kanë ardhur sende të ndaluara, por nuk është vepër penale të futet një kondicioner. Mund të ketë raste që është prishur kjo kërkesë. Drejtuesi kishte marrë informacion që ka prishje të rendit të sigurisë, kanë depërtuar sende jashtë atyre që nuk janë të autorizuar, telefona, se janë kapur disa. U morën disa masa, shkarkimi i atij drejtori dhe emërimi i atij që është arrestuar. U emërua edhe shefi i policisë”.

Sipas tij, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija, kishte marrë masa për këtë situatë para se të mbërrite letra, ku janë ndryshuar titullarët dhe janë emëruar Kamber Hoxha dhe Nikolin Gjonpalaj. Ndërsa sipas tij janë pastruar sendet e paautorizuara, madje janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme.

Por, gazetari Trazhëgim Sokol i tha Sufajt se në fakt, katër ditë pas vrasjes Indrit Shaqjes iu gjet një celular, si edhe vetë Sokol Mjacaj kishte arritur të fuste armë në burg, me të cilën vrau Arben Lleshin. Ndërsa skanerët nuk punon prej muajit tetor dhe janë rregulluar vetëm 4 muaj para ngjarjes.

Gazetarja: Keni qenë në dijeni para se t’ju vinte letra nga Kamber Hoxha?
Fehmi Sufaj: Kemi pasur sepse ka pas nisur një proces rekuperimi të situatës nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Njëra ishte zëvendësimi i stafit drejtues përmes zotit Hoxha dhe Gjonpali. Letra është analizuar. Kemi pasur dhe informacion edhe më përpara dhe janë marrë masa. I pari ishte zëvendësimi i titullarëve. Masa e dytë janë bërë disa ndryshime në stafin e sigurisë. Masat e tjera kanë qenë kontroll radikal i vazhdueshëm sistematik nga forcat operacionale në drejtorinë e burgjeve.

Prokuroria është duke bërë hetime, është gjetur një celular, kjo tregon që hetimet do zgjerohen. Sa i përket masave tona, para se të shkruhej informacioni, ishin marrë masa dhe ishin dërguar procedime penale për disa punonjës, ishin referuar në prokurori”, tha Sufja.

“Katër ditë pas ngjarjes është gjetur celular të Indrit Shaqjes. Shoku i qelisë së Lleshit ka pasur kontakte dhe në burgje të tjera me Sokol Mjacaj, kanë qenë me një qeli. Skaneri është rregulluar katër ditë para ngjarjes”, tha gazetari Trazhëgim Sokolaj.

Tashmë prokuroria ka nisur hetime të gjithanshme.

“Çështja është në proces hetimi. Sa i takon masave tona administrative që përpara se të shkruhej informacioni ishin marrë masa dhe dërguar për ndjekje penale dhe janë hapur procedime penale për disa të burgosur dhe disa punonjës. Në vazhdën e këtyre masave” tha Sulaj për Report Tv.

Në burgun e Peqinit ndodhen të paktën 124 persona me dënime të përjetshme dhe mbi 300 të burgosur me dënime shumë të rënda që kanë rekorde jo vetëm për hir të veprave penale të kryera dhe dënimeve afatgjata por dhe tentative të disa herta për t’u arratisur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Publikuar më 18.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. Rama foli për një plan të qeverisë me bizneset që ai e cilësoi si planin për paqe fiskale, praktikë e cila për kryeministrin pritet të lehtësojë një sërë biznesesh nga kontrollet tatimore. Nga ana tjetër, plani synon […]

Lexo më shumë

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Publikuar më 18.04.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takim...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takime me qytetarë dhe biznese. Gjatë një takimi me fasonët, Berisha tha se zv.kryeministrja Balluku ka patur në duar 12 mld euro për rrugët, të cilat i ka futur në xhep së bashku me Ramën. Berisha shtoi se ato para do gjenden me ardhjen […]

Lexo më shumë

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të f...

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të fitojë për të qeverisur, por tha se i duhet një shumicë për Shqipërinë në BE.   Ai u shpreh se në asnjë vend nuk humbasin asnjë deputet, çka sipas tij 74 mandate i ka të siguruara, madje u shpreh se sikur në Dibër […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Publikuar më 17.04.2025
Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Par...

Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Sula u shpreh se situata në kampin opozitar është shumë e vështirë dhe sipas tij, PD nuk mund të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryeministër, duke shtuar se ai duhet të ndajë pushtetin brenda […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Publikuar më 17.04.2025
Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekj...

Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas. Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga […]

Lexo më shumë

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’s...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale. “Kemi pasur një moment shumë të bukur dje në sheshin “Skënderbej” me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Arte dhe zeje” të cilët do të marrin […]

Lexo më shumë

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Publikuar më 16.04.2025
Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë sociali...

Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Kamëz, në kuadër të fushatës elektorale tha se kjo bashki ka ndryshuar shumë, por ka humbur shumë vite qorrazi duke votuar për një parti. Rama tha se ndryshimet e Kamzës do të ishin realizuar më shpejt nëse qytetarët për shkak të besnikërisë […]

Lexo më shumë

“Zgjedhësit kanë përgjegjësi mbi votën”, Celibashi: Nëse duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, të llogarisin pasojat penale!

“Zgjedhësit kanë përgjegjësi mbi votën”, Celibashi: Nëse duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, të llogarisin pasojat penale!

Publikuar më 16.04.2025
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ...

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një sqarim lidhur me sigurinë dhe fshehtësinë e votës për emigrantët shqiptarë që votojnë për herë të parë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se procesi i administrimit të votës, sapo ajo të hyjë në sistemin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda