×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase.

Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra e gjatë mbeti e papërfunduar. Gjashtë muaj më vonë, Hasime Nasufi nga fshati Gjonme është e zhgënjyer.

“Mbaroi dasma dhe ikën dasmorët,” thotë ajo duke iu referuar ditës së votimit. Gruaja ankohet gjithashtu se për shkak të punimeve, shtëpia e saj ka mbetur prej muajsh pa portë.

Rruga e fshatit Gjonme është vetëm një nga dhjetra segmentet e Bashkisë së Elbasanit që nisën të riparoheshin përpara zgjedhjeve lokale përmes një marrëveshjeje kuadër me vlerë 151 milionë lekë, që përfshinte rrugët e pesë lagjeve të qytetit dhe gjashtë njësive të tjera administrative.

Kantieret e hapura shërbyen si dekor i takimeve elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili fitoi në zgjedhjet e 14 majit një mandat të dytë. Por kryebashkiaku i Elbasanit nuk ishte i vetmi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Agjencinë e Prokurimeve Publike, APP tregojnë se mbi 4 miliardë lekë [39.5 milionë euro] u shpenzuan për rehabilitime dhe asfaltime rrugësh nga 50 bashki të vendit dhe u përdorën si kalë beteje në fushatën elektorale të Partisë Socialiste – shpeshherë në shkelje të parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Shtrimi i rrugëve në prag fushatash është një praktikë e vjetër e zgjedhjeve shqiptare, e njohur gjerësisht me termin ‘asfalt elektoral’. Por ky fenomen u shumëfishua në zgjedhjet e fundit vendore, duke sjellë sipas ekspertëve cenim të standardit të zgjedhjeve dhe financave publike të qytetarëve.

“Prokurimet me nxitim para datës së zgjedhjeve nuk garantojnë cilësi, transparencë dhe qëndrueshmëri,” tha për BIRN Agron Haxhimihali, drejtor i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

“Imazhe të tilla nuk vlejnë fare, por u shërbejnë vetëm për politikë,” shtoi ai.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja e cilësoi asfaltimin e rrugëve një punë në vazhdimësi të bashkisë së drejtuar prej tij dhe mohoi që këto investime të ishin përdorur për fushatë elektorale.

“Nuk ka asnjë përfitim politik apo avantazh për punët që bëhen në interes të qytetarëve,” tha Llatja përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

“Madje po të bëni një analizë zgjedhore serioze të rezultateve, asnjëra nga investimet e bëra gjatë 4 viteve nuk ka sjellë një ndryshim elektoral në rezultatin zgjedhor tradicional, madje në disa zona si kjo që thoni ju nuk ka patur ndikim pozitiv elektoral në asnjë moment,” shtoi ai.

Tenderat e asfaltit

Të dhënat e siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike tregojnë se shumica e bashkive të vendit i planifikuan tenderat për sistemime dhe asfaltime të rrugëve në muajt tetor- dhjetor të vitit 2022 dhe i zbatuan ato përgjatë periudhës 4-mujore përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Nga shuma totale prej 4 miliardë lekësh, Bashkia e Tiranës kryeson listën me 852 milionë lekë të tenderuara për asfaltime rrugësh deri në fund të vitit 2022 ose gati 21% të shpenzimeve totale.

Bashkia e dytë për nivelin e shpenzimeve është ajo e Kamzës me 796 milionë lekë, e ndjekur nga Bashkia e Dibrës me 214 milionë lekë. Të tre këto bashki u fituan nga kandidatët e Partisë Socialiste.

BIRN vëzhgoi disa prej rrugëve që iu nënshtruan rehabilitimit në Elbasan, Tiranë dhe Durrës dhe dëshmoi që në disa prej tyre është hedhur një shtresë asfalti pa u shoqëruar me gërryerje apo kanalizime, ndërsa në disa të tjera punimet nuk kanë përfunduar ende. Në një rast në qytetin e Durrësit, BIRN verifikoi se punimet nuk kishin filluar edhe pse kontrata është lidhur muaj më parë.

Tirana u kthye në një kantier ndërtimesh në prag të zgjedhjeve lokale, por jo të gjitha rrugët patën të njëjtin fat. Në rrugën “Ali Baushi” në afërsi të zonës së njohur si “Xhamlliku”, një tabelë paralajmëron mbylljen e segmentit për shkak të punimeve. Por banorët ankohen se tabela qëndron aty prej muajsh, ndërsa me përjashtim të disa punimeve para zgjedhjeve, askush nuk ka vënë dorë për mbylljen e gropave dhe asfaltimin e rrugës.

Në qytetin bregdetar të Durrësit, rruga e Dëshmorëve – një nyje kryesore  që shtrihet nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri te stacioni i Trenit – nuk është prekur ende, ndonëse kontrata është nënshkruar në maj 2023.

“Nuk kemi parë makineri e gjëra, por kjo rrugë nuk është keq. Ka rrugë më të këqjia Durrësi dhe rrugica që duan investime. Kjo edhe mund të priste ca kohë,” thotë një banor i një rrugice aty pranë që ka dalë të bëjë pazaret.

Në fshatin Gjonme të Elbasanit, Fatmir Coha thotë se është ankuar te administratori për lënien në mes të punimeve, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

“Nuk na treguan projekt fare dhe erdhën me yrysh të madh para votimeve. Mbaruan zgjedhjet askush nuk u duk më,” tha Coha.

Kryebashkiaku Gledian Llatja i tha BIRN se punimet në këtë rrugë ishin ndërprerë për shkak të problematikave teknike, por shtoi se ajo do të asfaltohej shumë shpejt. Ndërsa Bashkia e Durrësit i tha BIRN se punimet në rrugën e Dëshmorëve ishin shtyrë për shkak të lejes infrastrukturore, e cila ishte miratuar në muajin nëntor.

Vonesat dhe cilësia e dobët e punimeve të kryera me nxitim përpara zgjedhjeve nuk përbëjnë një lajm të ri për Haxhimihalin, ekspert i pushtetit vendor.

“Këto praktika tenderimi dhe marrëveshjet kuadër kanë sjellë si pasojë që në disa qytete investimet kanë filluar dhe janë lënë përgjysmë, ose nuk kanë filluar fare apo kanë cilësi shumë të dobët,” theksoi ai.

Shtrembërim i sistemit

Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri, pavarësisht se me ndryshimet e vitit 2020 të Kodit Zgjedhor pati një përpjekje për të ndarë shtetin nga partia.

Sipas nenit 92 të Kodit Zgjedhor dhe një udhëzimi të nxjerrë nga KQZ, aktivitete të tilla si përurime apo promovime investimesh me pjesmarrjen e funksionarëve politikë janë të ndaluara për një periudhë 4- mujore para datës së zgjedhjeve.

Megjithatë, këto parashikime ligjore krijojnë shpesh paqartësi dhe konsiderohen të pamjaftueshme për t’i dhënë fund shfrytëzimit të burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore.

Kristaq Kume, drejtues i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve i tha BIRN se asfalti elektoral është një shembull tipik i përdorimit të burimeve publike në zgjedhjet lokale të vitit 2023, ndonëse titullarët e bashkive mund të gjejnë justifikime.

“Mënyra si e trajton legjislacioni këtë fakt, hap shtigje për përdorimin e burimeve financiare publike në funksion të fushatës së zgjedhjeve dhe është e nevojshme të shikohet dhe të rikonsiderohet kjo mënyrë trajtimi e kësaj çështjeje,” tha Kume.

Ai sugjeron një riformulim të nenit 92 në mënyrë që të zvogëlojë në maksimum hapësirat e përdorimit të financave publike, por pa cënuar që puna dhe shërbimet ndaj qytetarët të vazhdojnë.

“Dispozita duhet të mos lejojë ekuivoke siç kemi parë të ndodhë deri tani,” sugjeroi Kume.

Ndryshe nga Kume, Haxhimihali nuk mendon se ky problem mund të zgjidhet me ndryshime ligjore, por me vullnet politik, integritet dhe reagim të fortë qytetar.

“Përdorimi i investimeve publike gjatë fushatës krijon devijanca të rënda në vullnetin e votuesit dhe më e keqja është se prishin parimet e demokracisë dhe një sistem të drejtë zgjedhor,” tha Haxhimihali.

‘Madje këto investime përdoren qëllimisht për këtë shtrembërim,’ përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda