×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama.

Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj ka deklaruar se vellai i tij, Arseni, eshte takuar me Belerin në Potam ku takimi mes tyre ka zgjatur vetëm 3 minuta, por nuk ka informacion se për çfarë ata kanë biseduar. Në deklarimin e dytë dhënë përpara oficereve të BKH-se me date 23 qershor Abdyl Rama thotë se ne dy raste njerëz që janë prezantuar si lidhur me Belerin i kanë premtuar statusin e azilit politik në Greqi bashkë me të vëllain Arsenin me qëllim që ata të dy të tërhiqnin dëshmitë e dhëna në Prokurori.

“Ne jemi miq të Alfredit. Ti dhe vëllai që keni bërë incizime duhet të tërhiqeni. Nëse tërhiqeni, e marrim vëllanë tënd, e kalojmë në Greqi dhe i japim azil politik. U kërkoa numër kontakti. Njëri me preku në sup dhe më tha, të kontaktojmë vete ne.” Të të njëjtët dëshmi, ai thotë se të njëjtët persona e kane takuar në një episod të dytë.

“Një ditë teksa po shkoja me motor nga Himara në Livadh më doli para një person. Kishte në dorë një si armë dhe ma drejtoi. Unë nuk ndalova, ndërsa ai më shau rëndë në greqisht.” Abdyl Rama nuk u paraqit këtë të marte në gjykatë pasi sipas sistemit TIMS ai është larguar nga Shqipëria ne date 22 korrik dhe nuk është kthyer më. Avokatët thane në seancë se policia dhe prokuroria nuk duan ta gjejnë dhe ta sjellin për të dëshmuar. Jashtë sallës se gjyqit, avokatet deklaruan se vëllezërit Rama janë dënuar disa here dhe se dëshmitë e tyre janë të pabesueshme.

Ndërkohë Fredi Beleri refuzoi të jepte shpjegime përpara gjykatës duke pretenduar se prokuroria është e njëanshme dhe se nuk ka besim tek ajo.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi akuzohen për shitblerje te votës. Sipas prokurorisë Fredi Beleri akuzohet se premtoi shumën prej 40 mijë lekësh të infiltruarit të policisë Arsen Rama për 8 vota, të cilat ia dorëzoi i pandehuri Pandeli Kokaveshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve nuk bie dakord për kalendarin e punës, Gazment Bardhi akuzon shumicën: E keni kthyer Kuvendin në pronë private, nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës

Konferenca e Kryetarëve nuk bie dakord për kalendarin e punës, Gazment Bardhi akuzon shumicën: E keni kthyer Kuvendin në pronë private, nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës

Publikuar më 29.05.2025
Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës s...

Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pasi nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik. Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm. Që […]

Lexo më shumë

Ilir Meta u ankua për panel të pabalancuar të emisionit, Grida Duma i përgjigjet presidentit të PL-së: Jam gati të vij te burgu 313

Ilir Meta u ankua për panel të pabalancuar të emisionit, Grida Duma i përgjigjet presidentit të PL-së: Jam gati të vij te burgu 313

Publikuar më 29.05.2025
Pas emisionit të së martës në Top Channel, Top Story, reagoi...

Pas emisionit të së martës në Top Channel, Top Story, reagoi nga burgu Ilir Meta. Ai ka deklaruar ndër të tjera se në emision ishte i ftuar vetëm avokati i tij përballë tre gazetarëve. “E dashur Grida, Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte […]

Lexo më shumë

Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, priten përplasje PS-PD për rezultatin e 11 majit

Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, priten përplasje PS-PD për rezultatin e 11 majit

Publikuar më 29.05.2025
Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe ...

Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe më pas edhe zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë do t’i rikthehet sot jetës parlamentare. Seanca plenare është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00 dhe do të shënojë fillimin e një faze pesë javore pune, përpara se kjo legjislaturë të mbyllet përfundimisht në […]

Lexo më shumë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

Publikuar më 28.05.2025
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të ...

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të huaj deri në një njoftim të ri. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u dha udhëzime ambasadave dhe konsullatave në një udhëzues të brendshëm të mos caktojnë takime të reja për aplikantët për viza studentore dhe vizat për bursa shkëmbimi për momentin. Sipas agjencive të […]

Lexo më shumë

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

Publikuar më 27.05.2025
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 […]

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Publikuar më 27.05.2025
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë n...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda