Raphael Dwamena ishte një nga lojtarët më të mirë të Egnatias. Sulmuesi, fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e sotme, teksa u rrëzua papritur në fushë gjatë takimit me Partizanin.
Shokët e skuadrës nuk kanë hezituar për të shprehur dhimbjen e madhe, teksa disa prej tyre kanë bërë edhe postime në rrjete sociale. “U prehsh në paqe”, apo “Ti do jesh gjithmonë kapiteni ynë”, ishin vetëm disa nga postimet e futbollistëve të Egnatias.
Raphael Dwamena ndërroi jetë ditën e sotme, gjatë ndeshjes së kampionatit ndaj Partizanit. Sulmuesi i Egnatias ra pa ndjenja në fushë, gjatë zhvillimit të pjesës së parë.
Dwamena, ka luajtur edhe për Ganën, ku në 8 ndeshje kishte shënuar 2 gola. Menjëherë pas lajmit të trishtë, Federata e këtij vendi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Federata e Futbollit të Ganës është e pikëlluar të dëgjojë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Rafael Dwamena dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij në këtë moment të vështirë” – Shkruan Federata.
Presidenti i Federatës së Ganës, Simeon Okraku u shpreh: “Ai i shërbeu mirë vendit të tij dhe tregoi klas sa herë që përfaqësonte Ganën. Ky është një lajm i rëndë për t’u përtypur. Ngushëllimet tona më të mira shkojnë për familjen në këtë moment. Zoti i Madhërishëm i dhëntë prehje të qetë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/