×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për të tetën herë, plasin polemikat

Lionel Messi është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2023. Sulmuesi argjentinas bën për vete trofeun më të rëndësishëm individual për herë të tetë.

Messi ia doli t’i mposhtë të gjithë, duke lënë mbrapa Erling Haaland apo edhe Kylian Mbappe. Kujtojmë që “pleshti” ndihmoi jashtëzakonisht shumë Argjentinën për të fituar Botërorin e Katarit, falë paraqitjeve fantastike të tij.

Në total,  Lionel Messi ka fituar 98 trofe gjatë gjithë karrierës së tij. Si lojtar i Barcelonës, ai mori 35 trofe gjatë ecurisë së tij 17-vjeçare me ekipin e parë. Ai gjithashtu ka fituar mbi 50 trofe individual.

Sa i takon çmimeve të tjera të fituara mbrëmjen e sotme, lojtari i ri më i mirë u shpall Bellingham, portieri më i mirë u vlerësua argjentinasi Emiliano Martinez, ndërsa çmimi i bamirësisë iu dha Vinicius-it.

Golashënuesi më i mirë? Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi jo por 56 gola. Pas fitimit të Champions League, skuadra më e mirë është parë e arsyeshme të vlerësohet Manchester City.

Çmimet:

“Topi i Artë” për femra: Aitana Bonati

“Topi i Artë” për meshkuj: Messi

Çmimi Sokrates (i bamirësisë): Vinicius

Çmimi Gerd Muller (Golashënuesi): Haaland

Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa)

Trofeu për të riun më të mirë të sezonit: Jude Bellingham (Real Madrid)

Skuadra më e mirë: Manchester City

Messi falenderon gruan

Thuajse si të ishte normale, Lionel Messi mori Topin e tetë të Artë të karrierës së tij në Paris nga duart e David Beckham, pronarit të Inter Miami, skuadra ku luan argjentinasi, në MLS. Nga skena futbollisti falënderoi bashkëlojtarët dhe familjen e tij që e ndihmuan në këtë sipërmarrje të cilën e arriti falë fitores së Kupës së Botës me Argjentinën. Në mënyrë të veçantë falënderoi gruan e tij.

“E vetmja gjë që më mungonte ishte të bëhesha kampion bote, ishte e veçantë sepse shumë njerëz të kombësive të ndryshme bënin tifo për Argjentinën. Faleminderit gruas sime, e cila ka qenë gjithmonë aty edhe në kohë të vështira. Dhe pastaj falënderoj Maradonën, nuk ka vend më të mirë për t’i uruar ditëlindjen”, – shpreh Messi.

4

Me të në ceremoni ishte bashkëshortja e tij Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre që fillimisht kaluan në tapetin e kuq dhe më pas u ngjitën në skenë me të. Antonela dhe Messi njihen që fëmijë. Por ata do të martoheshin vetëm në vitin 2017, duke kurorëzuar një lidhje që zgjaste prej vitesh. Mes tyre nuk ka pasur asnjë krizë, ose edhe nëse ka patur diçka, kurrë nuk është bërë publike.

Mateus del kundër

Pavarësisht fitores së Kupës së Botës, jo të gjithë ranë dakord me dhënien e çmimit për Lionel Messin. Ndër më kritikët ishte Lothar Matthäus, sipas të cilit Erling Haaland, i freskët nga tripleta me Manchester City, duhej të ishte shpërblyer.

“Gjatë gjithë vitit, Haaland ka bërë më mirë se Messi, – tha legjenda gjermane e futbollit për “Sky Deutschland”. – Ky trofe ishte i pamerituar për Messin. Kjo është dëshmi se Kupa e Botës ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.

Për mua, askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Haaland fitoi tituj të rëndësishëm me Manchester City dhe vendosi rekordin e golave. Vota është një farsë, edhe nëse kam kam qenë gjithmonë tifoz i Messit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda