×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Konflikti në Kepin e Rodonit pas mbivendosjes së pronësisë së tokës, 8 të arrestuar, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.

Sherri mes familjes Kaculi dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike ka nisur për pronën, ndërsa më pas ka agravuar deri në dhunë fizike. Të 8 personat u shoqëruan një ditë më parë, ndërsa burime të Report Tv konfirmuan sot se janë arrestuar. Mark Frroku ishte në mesin e përfaqësuesve të Kishës Katolike. Përveç Frrokut, të arrestuar janë Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, dhe pëfaqësuesit e Kishës Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe truproja i Mark Frrokut. Shoferi dhe truproja, Besnik Toma ka qëlluar me armë gjatë sherrit. Në hetim është vënë edhe një person tjetër,  Ndue Sokoli, për “moskallëzim krimi”.

Vendi ku ndodhi konflikti

Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar tokën për të cilën kanë certifikatë pronësie dhe një ditë më parë u raportua edhe për të shtëna me armë, pas sherrit të dhunshëm. Por edhe familja Kaculi ka një certifikatë pronësie për të njëjtën pronë dhe nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim.

Në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët janë duke kryer një investim në zonë për turizëm dhe duan të ndërtojnë një mol. Ndërkohë projekti zhvillimor kalon në tokën për të cilën u bë sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës dhe kjo ka çuar në përplasje të ashpër. Personat që duan të ndërtojnë molin janë përfshirë në sherr në mbrojtje të rojës duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh konflikt në këtë zonë mbi këtë çështje, ndërsa policia thotë se kallëzimet janë kryer në prokurori prej disa vitesh. Këta persona janë shoqëruar disa herë. Njësia administrative, prokuroria, bashkia Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe policia kanë qenë në dijeni të situatës konfliktuale, por deri me tani nuk ka pasur asnjë vendim në lidhje me dokumentacionin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Publikuar më 11.10.2024
Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e r...

Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti […]

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Publikuar më 11.10.2024
Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së,...

Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, […]

Lexo më shumë

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Publikuar më 10.10.2024
Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir p...

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir pasi dhunuan dje policin bashkiak Bruno Jazaj. Procedimi ka nisur për personin me iniciale T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Bruno Jazaj, 37 vjeç, punonjës i […]

Lexo më shumë

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Publikuar më 10.10.2024
Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dok...

Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive. Njoftimi i Prokurorisë: “Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë […]

Lexo më shumë

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Publikuar më 10.10.2024
Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e depute...

Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Dy ditë më parë Çyrbja u paraqit në SPAK. Çyrbja ka deklaruar se lënia e mandatit nuk ka lidhje me vajtjen në SPAK, është për arsye shëndetësore. “Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja […]

Lexo më shumë

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Publikuar më 09.10.2024
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shq...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë nesër, ndërsa në 11 tetor do të udhëtojë drejt Beogradit. Vizita e Erdogan në Tiranë ishte e planifikuar më herët. Autoritetet kanë nisur marrjen e masave të sigurisë, ndërsa në ditët e qëndrimit të Presidentit turk pritet një nivel i lartë gatishmërie, jo vetëm nga […]

Lexo më shumë

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Publikuar më 08.10.2024
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tira...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tiranë. Një nënë rreth të 30-tave ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Burime për newsbomb bëjnë me dije se nëna ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar prej dy ditësh e intubuar si pasojë e komplikacioneve […]

Lexo më shumë

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Publikuar më 08.10.2024
Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte...

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë, ndërsa pritet që prezentë të jenë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky i fundit do të vizitojë Shqipërinë në datën 10 tetor për të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë, e cila sipas KMSH është bërë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda