×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ditari drithërues i gazetarit emigrant Abdurrrahim Ashiku nga Kakavija: 27 vite kokëulur para doganierëve grekë

Shënime të gazetarit që udhëton për 27 vjet, kokulur për atë që sheh e përjeton, për atë që na ul e na turpëron.

ASGJË NUK NDRYSHON, ÇDO GJË KALON NGA E KEQJA NË MË TË KEQEN

Kakavijë, 15 tetor 2023

Fejton

Kam 27 vjet që e bëj rrugën Tiranë – Athinë. Udhëtim që dikur e kam bërë për 18-20 orë. Udhëtim që tash është shkurtuar në 12 orë. Mund të shkurtohet edhe më shumë. Sigurisht po qe se zgjidhet çështja “Kakavija”, burokracia në dy krahë, burokraci që rëndon plumb mbi kurrize udhëtaresh: mbi burra e gra të moshuar mbajtur në shkop, që mezi hedhin hapin, mbi nëna me foshnjat në krahë që qajnë deri në dhimbje, mbi të rinj e të reja që e duan udhëtimin “si në Evropë”…

Emirantët në Kakavijë

Kalimi nëpërmjet Kakavijës drejt Greqisë është turp, një turp që se mban dheu. Turp që e mban shteti ynë e se lëshon nga kurrizi…

Kam shkruar disa herë për këtë turp.

Asgjë nuk ka ndryshuar, çdo gjë ka kaluar nga e keqja në më të keqen.

… Udhëtova familjarisht drejt Greqisë të dielën 15 tetor 2023. U befasova. Madje u skandalizova.

Hymë, pas afro pesë orë udhëtimi, në sheshin e madh të Kakavijës. Për çudi (nuk e kisha përjetuar asnjëherë) përpara nesh, asnjë autobus në pritje.

U gëzova duke kujtuar radhët, orët e gjata të ndenjjes në këmbë.

Autobusi mori krahun e majtë të rrugës dhe ndaloi.

Një urdhër i padiskutueshëm:

Zbrisni bagazhet…

I nxorëm me vështirësitë e krahut të një të moshuari.

Ishte ndërtuar një mur…

Ishin ndërtuar dy palë shkallë njeri mbi tjetrën…

Ishte ndërtuar edhe një dishezë me diku tek 50 gradë pjerrësi…

Valixhet, bagazhet duheshin ngjit nga rrafshi, nga asfalti dhjetë metra lart, në katin e dytë të ndërtesës së sajuar për “shërbim të kulturuar”.

Një rrëmujë…

Të moshuar që kërkonin ndihmë për ti ngjitur valixhet…

Të rinj që nuk munguan t’i ndihmonin…

Të qara fëmijësh në krahë prindërish..

Radhë njerëzish para kabinës ku dy policë vulosnin pasaportat.

Ngatërresa bagazhesh nëpër këmbë që nuk matnin ku shkelnin.

Një doganier përpara një tavoline të gjatë të ftonte të shtroje e hapje bagazhin për të fut duart thellë e më thellë sikur desh të gjente fundin e rrënjëve të kanabisit…

Të qara foshnjash…

Thirrje policëve nga një punëtor me jelek të verdhë për tu dhënë përparësi në radhë prindërve me fëmijë…

Doganieri ma bëri me shenjë ti kaloj valixhet pa futur duart në to.

E pyeta se pse nuk venë karroca për lëvizjen e bagazheve, pse nuk venë elevatorë për ngjitje, pse…

Ngriti supet duke belbëzuar fjalët “nuk di shqip”…

U befasova…

Në dalje e njëjta pamje…

Shkallë që duhen zbrit…

Dishezë që po ta tërhiqje valixhen të merrte me vete…

Një trotuar buzë rrugës…

Trotuar i ngushtë.

Nuk munda ta kapërcejsh.

Bie në rrugë makinash, pikë rreziku!

Deri tash nuk ka pas ngjarje.

Mund të ketë.

Sigurimi i njerëzve është zero.

Me bagazhet çapëlyer nga ngjitje-zbritja presim autobusin të kthehet nga skanimi.

Erdhi.

Ndaloi.

Hapi bagazhet…

Na pret në korsinë e djathtë.

Diku 15-20 metra larg.

Përsëri lëvizje bagazhesh, lëvizje në një shesh ku qarkullojnë makina. Pikë rreziku.

Koha është e mirë.

Nuk e di se si do ta përshkruaja gjendjen në një ditë me furtunë, me shi e borë, me fëmijë në krah që mërdhijnë, qajnë nga të ftohti, me pleq që zvarriten mbi shkop…

E pyes një polic pse është bërë kështu. Më thotë që t’i detyrojmë pasagjerët të mos marrin shumë plaçka, marrin shumë ushqime!!!

Me të ishte edhe doganieri që nuk e fliste shqipen. Më tha se është kroat (!!!) Ka ardhë për të ndihmuar !!!

U çudita. E kanë ngjitur kontrollin doganor në katin e dytë të ndërtesës. Kat që duhet të ngjitesh e zbresësh nëpër shkallë. Dhe kjo që pasagjerët të marrin pak plaçka, aspak ushqime…

Kjo ndërkohë që në lajmërimet e agjencive të transportit të udhëtarëve shkruhet se mund të marrësh deri në dy valixhe…me peshë deri 40 kilogram.

Kjo kur ikën…

Kur kthehesh.

Përsëri një kat mbi shesh.

Vetëm kontroll pasaportash.

Bagazhet nuk i zbresin nga autobusi…

Mbase edhe do t’i zbresin…

Mbase do t’i ngjisin zvarrë…

Dreqin që ua kujtova…

Ku, ku, ku…sa valixhe, çanta, kuti… hyjnë çdo ditë…

Çfarë nuk ndodh…

Në vend që të krijojnë hapësirë shërbimi në tokë…

Në atë shesh të madh me një çati për tu mbrojtur nga fenomenet atmosferike, me një dhomë të ngrohtë në dimër e të freskët në verë, me një dhomë për nënat dhe fëmijët…me… me kulturë evropiane…

Kanë krijuar shërbim në qiell…

Ku nuk i shkon mendja shërbimit tonë doganor…

Shtetit tonë…

Vetëm tek shërbimi ndaj njerëzve nuk u shkon…

Vetëm për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve nuk mendojnë.

Kështu do të vazhdojë.

Derisa…

Abdurahim Ashiku

Kakavijë, 15 tetor 2023

GAZETARI QË UDHËTON PREJ 22 VITESH: ME AUTOBUS NË KAKAVIJË? TË SHTRYDHIN!

SKANIMI I AUTOBUSËVE SI DHUNË NDAJ UDHËTARËVE NË DOGANA…

Pse janë vënë skanerët në pikën e kalimit kufitar në Kakavi?

Pse në skanim kalojnë vetëm autobusët bosh të pasagjerëve?

Pse lihen udhëtarët në mes të rrugës, në mjedis të hapur, në mëshirë të agjentëve atmosferikë me bagazhet hapur?

A përbëjnë rrezik për pasagjerët rrezet pas skanimit, rreze mes të cilave ata do të udhëtojnë për më se shtatë orë ?

Dhe një fakt i jetuar: Më 22 prill në autobusin e një linje, kaluar nëpër skaner, u gjet lëndë narkotike, tregues se skaneri është vënë vetëm për të vjelë para që bien erë korrupsion…

Rruga që lidh kryeqytetin grek, Athinën, me kryeqytetin shqiptar, Tiranën, sa vjen e bëhet më e shkurtër, më e rehatshme. Kjo falë palës greke por edhe asaj shqiptare, falë rrugëve por jo organizimit në pikë kalimet doganore.

Nga Athina në Janinë, në një autostradë “fyell pushke”, tash udhëtohet me 100-130 kilometër në orë, fiksuar në tabela që të joshin të ecësh shpejt e sigurt.

Nga Kakavija në Tiranë udhëtohet me 70 deri në 90 kilometra në orë, përjashtuar segmentit të Tepelenës dhe Levan-Fierit ku shpejtësia bie në 30-40 kilometra në orë e mjetet bëhen tërkuzë e dhirtë që të lodh.

Në 22 vjet udhëtime drejt e nga Tirana apo Athina, kam ndjerë joshjen që të jep kujdesi njerëzor për të ta bërë udhëtimin sa më të rehatshëm.

Aktualisht (e kam provuar vetë në një rast) mund të nisesh nga Athina në mbrëmje për të parë diellin mëngjesor mbi Dajt, të mbarosh punë e të nisesh pasdite për në Athinë, për të filluar punën mëngjesin e ditës së re.

E njëjta gjë po të nisesh nga Tirana…

Paksa më shumë se 700 kilometra e ndajnë Tiranën nga Athina, çka në hapësirën gjeografike botërore është si të udhëtosh nga një qytet në tjetrin.

Emigrantët shqiptarë, tash edhe qytetarë grekë, në ndryshim nga emigrantët shqiptarë në Itali, Gjermani, Francë… për të mos vazhduar me përtej Oqeanin Atlantik, e kanë këtë privilegj, privilegjin ta pinë një kafe të hidhur në rast dhimbjeje apo ta ngrenë një dolli urimi në raste gëzimi.

Por (gjithnjë ka një por…) ajo që e bën të lodhshme, madje rraskapitëse fizikisht e psikologjikisht udhëtimin nga Tirana në Athinë është Kakavija (Kapshtica).

Pa tri orë ngujim në Kakavijë, në të gjitha rastet, nuk shpëton.

Dhe kjo për ata që udhëtojnë me autobusë, pasagjerë që i nënshtrohen një “shtrydhje limoni”. Nga ana shqiptare por edhe nga ajo greke.

“Shtrydhjes” së njohur me hapje çantash e valixhesh, me futje duarsh e nxjerrje në shesh të gjithçkaje i është shtuar, tash një vit, SKANIMI i autobusëve.

Autobusi, pasi le në shesh bagazhet e udhëtarëve, pas kontrollit që bëhet nga doganierët, kthehet mbrapsht për tu “skanuar” diku në hyrje të pikës kufitare.

Thjesht “skanim autobusi”, pa plaçka, pa pasagjerë, vetëm me shoferin.

“Skanimi” u ha njerëzve deri një orë kohë, pritje në diell të nxehtë vere, shi, erë e ngricë dimrit. Njerëzit nuk kanë asnjë strehë për tu mbrojtur nga agjentët atmosferikë. E njëjta gjë edhe për bagazhet shtrirë në asfaltin e ngrënë të mjedisit.

A është domosdoshmëri “skanimi” i autobusëve?

E doja një përgjigje zyrtare për këtë.

Ndaj edhe po e ngre si problem.

Jo vetëm për vete por të gjithë ata që e përjetojnë çdo ditë këtë pritje të dhunshme, pritje do të thosha antinjerëzore, shkelje e të drejtës qytetare në udhëtim. Pritje e ankth nga të moshuarit mbajtur mbi shkop, fëmijët e foshnjat që qajnë sa të djeg shpirti.

Dhe kjo (skanimi) bëhet VETËM PËR AUTOBUSËT, e përjetojnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë me autobus. Asnjë makinë e vogël, asnjë maunë e madhe, nuk kthehet mbrapsht bosh për të kaluar në skaner.

ASNJË!

Vetëm autobusët (!?)

Nuk e di se kujt i shërben ky skanim me rrjedhë dhunë fizike e psikologjike mbi pasagjerët në kalimin nëpër pikën kufitare të Kakavijës (mbase edhe të Kapshticës).

Thonë se i shërben kompanisë e cila merr honorarët për këtë.

Nuk është bërë publik asnjë rast që gjatë skanimit të autobusëve të jetë gjetur lëndë narkotike apo të tjera lëndë të ndaluara.

Përkundrazi…

Të dielën më 22 prill 2018, udhëtova, si gjithnjë, me autobusin e “Top Lines!” ora 04.00…

Pasi zbritëm bagazhet dhe doganierët bënë kontrollin e zakonshëm, autobusi u kthye mbrapsht për të kaluar nëpër skaner.

I njëjti proces kontrolli u bë edhe mbi pasagjerët e autobusit pas nesh. Edhe ai kaloi nëpër skaner…

Logjikisht përpara traut të doganës greke çdo gjë duhet të ishte e pastër.

Nuk ndodhi ashtu me autobusin pas nesh, mjet transporti udhëtarësh i një firme të njohur, emrin e të cilës, për ngjarjen e asaj dite, e keni në ndodhinë e asaj dite.

Doganierët grekë gjetën në “sirtarët” e autobusit lëndë narkotike…

Dy shoferët (grekë) ia mbathën pa adresë.

Pasagjerët pleq e foshnja, burra e gra ia nisën mallkimeve, mallkime që nuk u sollën asgjë veç detyrimit që të presin edhe pesë orë të tjera derisa nga Tirana të vinte autobusi tjetër për t’i përcjellë në Athinë…

Në lajmet e mbrëmjes të 22 prillit 2018 të gjithë stacionet televizive satelitore e përcollën ndodhinë thatë, me theksin “Dy shoferët grekë u zhdukën në drejtim të paditur”.

Askush nuk e tërhoqi tërkuzën më gjatë. Askush nuk u mor me faktin se të dy shoferët kishin kaluar me autobusin e tyre skanerin. Askush nuk e përcolli përgjegjësinë e çastit tek skanimi, firma apo piramida që ngrihet mbi të.

Nga kjo lindin një sërë pyetjesh, përgjigjen e të cilave duhet ta japin organet zyrtare shtetërore por edhe ata që “mbrojnë” të drejtat e njeriut.

Veçanërisht këta të fundit që ua do detyra e misioni të shohin e të denoncojnë shkeljet e të drejtave të qytetarëve në udhëtim,

Pse janë vënë skanerët në pikën e kalimit kufitar në Kakavi?

Pse në skanim kalojnë vetëm autobusët bosh të pasagjerëve?

Pse lihen udhëtarët në mes të rrugës, në mjedis të hapur, me bagazhet hapur, në mëshirë të agjentëve atmosferikë?

A përbëjnë rrezik për pasagjerët rrezet pas skanimit, rreze mes të cilave ata do të udhëtojnë për shtatë orë?

E pyeta shoferin për këtë. Më tha se kam një vit që në çdo udhëtim drejt Greqisë kaloj mes rrezeve të skanerit… por deri tani nuk kam ndonjë shqetësim…

Është koha që shteti duhet të tundë fort kokën për njerëzit e vet në udhëtime, njerëz që për shkak të gjendjes ekonomike si alternativë kanë vetëm udhëtimin me autobus, udhëtim 13-14 orësh, në një maratonë pengesash që shtohen vazhdimisht…

Abdurahim Ashiku

Gazetar

Abdurrahim Ashiku

Athinë, 7 shtator 2018

E QARA E FOSHNJEVE NË TRAUN E KAKAVIJËS

– Letër kryeredaktorit të gazetës DITA

Më 16 shtator i kushtuat faqen e parë problemit që parashtroja. Asgjë nuk ka ndryshuar.

Nuk e kanë parë, as dëgjuar, as ndjerë në shpirt!

As kryeministri, as ministrja e shëndetësisë…

As zonjat e shoqatave që çdo ditë, faqeve të gazetave e portaleve, veshur firmato, flasin deri në pasthirrmë për fëmijët e njerëzit në nevojë…

Nuk kanë si ta shohin barqeve të avionëve ku rehatshëm udhëtojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë…

……………..

E kam parë tash njëzet e tre vjet.

Si qytetar dhe si gazetar.

Veçanërisht e kam ndjerë tash kur një rregull i ri i detyron autobusët bosh të skanohen…

E pasagjerët dhimbshëm të presin përpara bagazheve hedhur rrëmujshëm përtokë…

E fëmijët të qajnë sa ta këpusin shpirtin në krahë nënash…

………………

Më dhëmbi fort në shtator të vitit të kaluar e qara e fëmijëve, mundimi deri në këputje kurrizi i pleqve…

Bëra edhe një shkrim që zuri faqen e parë të gazetës DITA e disa gazetave të tjera…

Një shkrim me tituj: “Skanimi i autobusëve si dhunë ndaj udhëtarëve në dogana”, “Gazetari që udhëton prej 22 vitesh nga Greqia: Me autobus në Kakavijë? Të shtrydhin!”…

Shkrimi u botua më 16 shtator 2018…

Përveç komenteve dashamirëse shoqëruar me përvojë të drejtpërdrejtë jetësore udhëtimesh, asnjë reagim publik zyrtar…

As i shtetit me të gjithë strukturat e veta..,

As i shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve…

Pa le i atyre që mpaken kur flasin për pleqtë e pleqërinë, për invalidët e paraplegjikët që mezi ecin mbajtur mbi shkop apo rrëshqanë karrocave me rrota…

Ia përcolla edhe Kryeministrit në portalin “Shqipëria që duam”…

Mora një përgjigje standarde me premtime ala “kalandrat greke”…

…………………

Udhëtova drejt Athinës të dielën me autobusin e orës 17.00 të “Top Lines”.

Mesnatë…

Ftohtë…

Erë brisk…në një pikë gjeografike ku e hedh vallen devollitshe.

Shyqyr që nuk binte shi.

Se po të binte shi apo borë (siç ka ra një javë me radhë) nuk e di se si do ta përjetonin ata për të cilët mora penën të shkruaj.

Fëmijët, ata në pelena e ata në krah të mërdhirë nënash…

Veten, me të 78 vjetët mbi shpatulla, e lash në qosh…

E qara e fëmijëve ma shkurton jetën…

E qeshura e fëmijëve ma shton jetën…

Asgjë nuk ka ndryshuar nga shtatori ’18 …

Po ai mjedis…

I hapur nga të katër anët…

Pa një strehë llamarine për tu mbrojtur…

Pa një dhomë të ngrohtë për fëmijët…

Pa tualet…

Pa…

……………………

Nxjerrim nga sirtarët e autobusit bagazhet, valixhet, çantat…

Të gjitha, të gjitha…edhe shishet e ujit…

I shkarkojmë rrëmujshëm përtokë…

I zvarrisim duke na u dridhur duart trupi nga të ftohtit…

Fëmijët, strukur në gjirin e nënave qajnë…

Qajnë me lot, qajnë sa dhembja të shkon në palcë…

…………………

Autobusi bën një rreth rrotullim për diku, drejt një hangari ku thonë se skanohet?

Për çfarë?

Për drogën mes xhepave të fshehtë?

Mbase…

Po makinat tjera, të mëdha dhjetëra tonë-she e të voglat pesë vend-she, pse kalojnë pa skanim???!!!

……………….

Doganierët kontrollojnë valixhet, çantat…

Një doganier që më njihte nga shkrimi im më thotë:

“Asgjë nuk është bërë. Siç e le ashtu e gjete”.

I dhimbte doganierit pamja e fëmijëve që qanin, pamja e pleqve mbi “këmbën e tretë” të jetës, shkopin…

Njerëz janë edhe ata. Ani se na bezdis pyetja e tyre me kulturë “A ke gjë të ndaluar?” dhe duart nëpër valixhe e çanta…

………………………………

Kontrolli i bagazheve mbaroi…

Presim të vijë autobusi…

Në qiell të hapur, pa asnjë mbrojtje…

Fëmijët qajnë…

Pleqtë janë mbështjellë thes…

Nuk e di se si ta përshkruaj pamjen. Edhe Migjenit, poeti i mjerimit, nuk di a do gjente fjalë…

Mbase do ngrinte grushtin për ti rënë “Malit që s’bëzan”

…………………………..

Autobusi vjen…

Me nxitim, të ndihmuar nga ndonjë i ri, përplas valixhet në xhepin e madh.

Fëmijët ende qajnë…

Pleqtë, me ta edhe unë, kapur pas hekurash, ngjisim me mundim shkallët…

………………

Kalojmë kufirin, hyjmë në shtetin drejt të cilit udhëtojmë, Greqi…

Nuk ka ndonjë komoditet evropian në pritje e përcjellje por, krahasuar me atë që lamë, është lule.

Një mjedis tërësisht i mbuluar në të gjithë hapësirën (diçka e thjeshtë që me pak shpenzime duhet të ishte bërë në anën shqiptare).

Korridore të ngrohtë me ndonjë stol në pritje të rutinës së zakonshme të kalimit policor e doganor.

Një klub ku në pritje merr një kafe apo çaj.

Dhe disa tualete…

Ujë të pijshëm, të rrjedhshëm…

Shqiptarët edhe me kaq janë të kënaqur…

……..

Udhëtoj të tatëpjetës drejt Janinës me mendimin prapa.

Nuk mund ta tërheq…

Është i rëndë…

Është lidhë e nuk zgjidhet nga pamja e ngrirë që e shohim: unë, ti, ai, ajo, ne, ju ata, ato…pasagjerë të përditshëm drejt Athinës…

Nuk e di pse asaj firmës që na hedh si leckë mes baltës, shiut, borës, erës, të ftohtit, të nxehtit, pikës së diellit nuk i kërkohet që nga qindra milionët që merr nga skanimi disa dhjetëra mijë ti shpenzojë për tu krijuar pasagjerëve kushte njerëzore, një dhomë me kondicioner ku fëmijëve tu ndërrohen pelenat, një banjë për burra e gra, një klub ku të pinë një çaj, kafe, një çati ku mos i zërë as era, as shiu, e as piku i diellit…

Nuk e di…

A mund të më jepni një përgjigje z. Kryeministër, ministër, titullar zyrtar që paguhesh nga taksa që merr rrugë tek fëmija që qan e mbaron tek pensionisti?

Po ju drejtues të OJQ-ve e kampionëve që flisni e bërtisni deri në kupë të qiellit për të drejtat e fëmijëve e të njeriut a mund të më jepni një përgjigje?

Po ju drejtues të televizioneve satelitore e tokësore a e keni vështirë që të dërgoni ekipe, ta denonconi me zë e figurë këtë të qarë me lot të fëmijëve në Kakavijë? Dhe jo vetëm atje, edhe në Kapshticë, edhe në…?

Me respekt

Abdurahim Ashiku

Athinë mars 2019

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa rrëmben zemrat e publikut (VIDEO)

”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa rrëmben zemrat e publikut (VIDEO)

Publikuar më 09.05.2024
Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Bes...

Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Besa Kokëdhima, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit në skenë me këngën ”Titan” dhe si një bishë në vokal dhe me një perfomancë skene unike, rrëmbeu zemrat e publikut në Malmo. Skena u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi […]

Lexo më shumë

Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni, ngjitet sonte në skenë Besa: Voto 02, voto Shqipërinë!

Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni, ngjitet sonte në skenë Besa: Voto 02, voto Shqipërinë!

Publikuar më 09.05.2024
Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e...

Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e saj skenën magjike të Eurovizionit, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën, ‘Titan’. Ajo u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve kudo në botë, teksa u ka kërkuar mbështetje në këtë garë të rëndësishme për të.  “A jeni gati? Sonte jemi të gjithë bashkë […]

Lexo më shumë

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

Publikuar më 09.05.2024
Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngja...

Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngjarjen tragjike të Shkodrës, ku Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të vegjël. Një rast aq sa i rallë edhe tronditës! Sociologu Gëzim Tushe nënvizoi faktin se nëna e re ka kryer një krim duke iu marrë […]

Lexo më shumë

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Publikuar më 09.05.2024
Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka mar...

Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore. Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë […]

Lexo më shumë

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

Publikuar më 06.05.2024
Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpa...

Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpall kampion në Serie A, Kristian Asllani, u është bashkuar figurave të shquara në mbështetje të këngëtares Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë pas 3 ditësh në festivalin Evropian të këngës, Eurovizion, që mbahet në Malmoe të Suedisë.    “Në 9 maj Shqipëria […]

Lexo më shumë

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Publikuar më 06.05.2024
Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka d...

Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, duke u mbytur. Prokuroria e qytetit verior ka zbardhur të plotë itenerarin e Alma Arrazit, përpara se të […]

Lexo më shumë

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Publikuar më 06.05.2024
Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i...

Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që dyshohet se u mbyt bashke me tre fëmijët disa ditë më parë. Ky është fëmija i dytë që gjendet, pas vajzës 9-vjeçare Ergesa që u gjet dy ditë më parë dhe u përcoll sot […]

Lexo më shumë

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Publikuar më 06.05.2024
Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka viz...

Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar Fredi Belerin në burg.Kjo është vizita e katërt që ai viziton në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës. Manolis Kefalogianis edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek. Ai shoqërohej deh nga kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule. Në dalje te takimit […]

Lexo më shumë