×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U përkthye keq në Tiranë? Çfarë ndodhi dje me deklaratën e Macron për pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Zyra e shtypit, e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dje ka reaguar pas deklaratës në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Teksa në media u raportua se Franca ka pezulluar këtë proces, zyrta e shtypit të presidentit deklaron se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’.

Në një deklaratë për shtyp theksohet se ky është një proces teknik, ku Franca nuk mund të deklarohet e vetme, por duhet të konsultohet fillimisht me partnerët e saj europianë.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, tha Zyra e Presidentit të Francës

Presidenti Macron deklaroi ditën e djeshme gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, për shkak “të mos respektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit.

Sipas mediave franceze, deklarata e Macron është përkthyer keq nga përkthyesja dhe është raportuar gabim.

Disa burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë sqaruar se nuk ka mundësi që një shtet në mënyrë të njëanshme ta pezullojë liberalizim e vizave për një shtet tjetër dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së, pas një deklarate të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që shkaktoi huti në Kosovë të martën.

Përderisa për shumë media në Kosovë Macroni “kërcënoi” me pezullimin e vizave për Kosovën kur tha të martën në Tiranë se “ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet”, por burime brenda bllokut evropian thanë se Franca s’e ka bërë një kërkesë të tillë

Burime nga Brukseli thanë për Radion Evropa e Lirë të martën se pezullimi është i mundshëm vetëm përmes procedurave në Këshillin e BE-së “duke e përdorur rregulloren për mekanizmin e suspendimit të vizave“ nga viti 2018.

“Franca, e as ndonjë shtet tjetër anëtarë i BE-së, për momentin nuk ka propozuar suspendimin e vizave për Kosovën, apo për Serbinë. Por, nëse do të ketë interes politikë, ajo mund edhe ta bëjë këtë“, ka thënë një burim i Bashkimit Evropian.

Në prill të këtij viti, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratua edhe formalisht nga BE-ja dhe u botua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian po të njëjtin muaj.

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.

Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtarë. Pastaj, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm.

Janë katër skenarë kur Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

1. Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.

2. Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.

3. Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.

4. Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda.

Deri më tash vetëm një herë kishte ndodhur që një shtet anëtar i BE-së të kërkojë pezullimin e liberalizimit të vizave për një vend të rajonit.

Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të pezullohej liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë. Si arsyetim e kishte përmendur rrezikun që shtetasit e Shqipërisë të përfshirë në krim të organizuar në Holandë paraqesin për sigurinë kombëtare të këtij vendi.

Por, Komisioni Evropian e kishte hedhur poshtë këtë kërkesë.

Por si erdhi deri tek ky keqkuptim?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”.

Nga disa media në Kosovë dhe Shqipëri është raportuar se Macroni ka deklaruar në Tiranë se Franca ka suspenduar vendimin për liberalizimin e vizave.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.

Zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti francez tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën. Ai tha se është “përgjegjësi e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi”. Presidenti francez iu referua sulmeve të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur.

“Në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, tha Macron.

Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën në Radion Evropa e Lirë në Pragë, që përqendrohet në mbulimin e temave që kanë të bëjnë me BE-në dhe NATO-n, tha se nuk ka një mekanizëm në BE që mund të zhbëjë një vendim të tillë.

“Faktikisht, ju duhet të krijoni një ligj të ri për të zhbërë atë vendim [për liberalizimin e vizave për Kosovën] dhe askush nuk e ka iniciuar një gjë të tillë. Kjo është diçka që do të duhej të kalonte nëpër të gjithë mekanizmat dhe ne jemi në muajin tetor tani dhe liberalizimi i vizave është caktuar të hyjë në fuqi më 1 janar. Pra, nëse flasim teknikisht, në aspektin politik është diçka e pamundur”, tha ai

Jozwiak tha se pezullimi i vizave mund të nxitet bazuar në të dhëna konkrete të një sërë gjërash, zakonisht që lidhen me një numër të lartë të azilkërkuesve për shembull që vijnë nga Kosova, nëse procesi i riatdhesimit nuk funksionon

“Ju duhet pak kohë kur keni liberalizimin e vizave në mënyrë që të inicioni pezullimin e vendimit. Nuk mund të bëhet kjo më 1 janar sepse çfarë të dhënash mund të keni? Kjo lidhet me gjëra shumë specifike për të parandaluar që njerëzit të mos e keqpërdorin liberalizimin”, theksoi ai.

Jozwiak e vlerësoi deklaratën e Macronit më shumë si një “shantazh emocional”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje është pyetur edhe për deklaratën që dha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Tiranë të martën, ku kërcënoi me pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën për shkak se “nuk janë mbajtur fjalët”.

“Është sqaruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet. Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidentin Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024”, ka thënë Osmani

Osmani ka thënë se Macron më tepër e kishte për çështjen e besimit.

“Me Francën si shtet aleat, do të ulemi e diskutojmë këto çështje. E kam takuar në Granadë së fundi presidentin Macron. Kërkesa e tij ishte e qartë, me të cilën pajtohem e janë pajtuar gjitha institucionet e Kosovës, që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës. E kam njoftuar se Kosova ka krijuar bazën ligjore nëpërmjet udhëzimit administrativ, është me rëndësi që qytetarët të marrin pjesë. Pa pjesëmarrjen e qytetarëve do të përsëritet 23 prill, askujt s’i shkon përshtati kjo”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka dhënë një mesazh edhe për qytetarët që duan të largohen nga Kosova.

Ajo u ka bërë thirrje që të kenë besim.

“I lus të kenë besim në Republikën e Kosovës, me rëndësi është kur treni kthehet në binar. E treni është në binar, shteti është në binar”, ka thënë Osmani. “E kuptoj vështirësinë me të cilën përballen shumë familje, dua t’ju siguroj se po bëjmë çmos brenda kompetencave tona që të kontribuojmë në përmirësimin e jetëve të tyre. Por, po përballemi edhe me sfida të jashtëzakonshme të sigurisë që po shkaktohen nga Serbia. Por, është detyrë e shtetit, e institucioneve që qytetarët të jenë të sigurt e të jenë një jetë më prosperuese, të realizojnë ëndrrat brenda Republikës së Kosovës”.

Osmani ka shtuar se liberalizimi i vizave lejon udhëtime për arsye turistike, porse nuk lejon largime të përhershme nga Kosova, pasi do të ishte ilegale.

“Lus qytetarët e Kosovës t’i respektojnë rregullat e këtij sistemi, është shumë me rëndësi. Është sistem që vazhdimisht vlerësohet”, ka shtuar presidentja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Publikuar më 30.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN p...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore. Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje […]

Lexo më shumë

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

Publikuar më 30.06.2025
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit...

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi shqiptarët në Britani dhe përqindjen e tyre në burgje. Në një postim të drejtpërdrejtë në X, Rama ironizon Farage për “keqinterpretimin e shifrave”, duke i kujtuar se ai ka humbur dhe se shqiptarët nuk janë numra për […]

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Publikuar më 30.06.2025
Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” ...

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025 ora 10:30, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. Sipas Krajës, njoftimi […]

Lexo më shumë

Rrëfehet Majlinda Bregu: Lulzim Basha na përzuri me një të rënë të lapsit, PD ‘vrau’ një grup politikanësh

Rrëfehet Majlinda Bregu: Lulzim Basha na përzuri me një të rënë të lapsit, PD ‘vrau’ një grup politikanësh

Publikuar më 30.06.2025
Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-depu...

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania. Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i […]

Lexo më shumë

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Publikuar më 30.06.2025
Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperat...

Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperatura që arrijnë në 42°C në shumë zona. Në Britaninë jugore, zhiva arriti në 31°C , këtë të diel ndërsa metereologët parashikojnë që temperatura do të jetë edhe më e lartë të hënën, me maksimumi deri në 34°C në Anglinë qendrore dhe lindore nivele që […]

Lexo më shumë

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Publikuar më 26.06.2025
Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkues...

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median prestigjioze The Guardian.  Kreu i qeverisë, sipas medias britanike, është shprehur se ideja që Mbretëria […]

Lexo më shumë

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Publikuar më 26.06.2025
Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, te...

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump. Çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz. Në fotografinë e realizuar në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve në […]

Lexo më shumë

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Publikuar më 26.06.2025
Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që ni...

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë. Ky përfitim bazohet në nenin 7 […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda