×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i zgjedhur në 14 maj 2023, ka bërë disa emërime të njerëzve të afërt. Ai ka punësuar disa kushërinj, bashkëshorten e dajës, burrin e kushërirës së parë, krushkën. Dhe, të gjithë në poste kyçe, si në marrëdhëniet me publikun, në urbanistikë, te kabineti apo te prokurimet. Qytetarët e thjeshtë çdo ditë përballen me këta persona kur shkojnë në bashki.

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” mbërritën informacion dhe një listë e këtyre emërimeve. “Jurgen Kariqi, djali i tezes së Qosjes, është emëruar shef kabineti. Mimoza Beçerri, nusja e dajës, është emëruar përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. Agron Xhihani, burri i gocës së dajës, është emëruar përgjegjës i Urbanistikës. Romina Kala, kunata e motrës (krushka) është emëruar përgjegjëse te prokurimit publike” thanë burimet nga Bashkia e Kavajës. Mësohet se, pas marrjes së detyrës së Qosjes, edhe goca e dajës së tij, Selma Beçerri, është emëruar te Sportelet e ADISA-s. Siç edhe shihet, emërimet janë bërë në postet kyçe në këtë bashki, në vendet më të lakmuara për të gjithë administratën.

Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Bashkinë e Kavajës, teksa personat e parë që ndesh janë pikërisht të afërmit e kryetarit Fisnik Qosja. Fillimisht, gazetarët e Fiks Fare interesohen në bashki për këto emërime nepotike dhe shkojnë në zyrën e Urbanistikës për të marrë një informacion sesi mund të aplikohet për një leje rregullimi territori. Fillimisht, gazetarët flasin me një punonjëse të asaj zyre dhe në një moment të caktuar Fiksi kërkon të flasë me një tjetër punonjës të asaj zyre, pikërisht me Agron Xhihani i cili mban detyrën e përgjegjësit të urbanistikës. Gazetarët i kërkojnë një informacion për sistemimin e një prone, meqë është i ri dhe e njeh më mirë zonën. Agroni (burri kushërirës së kryetarit) e sqaron gazetaren për hapët që duhet të marrë.

Më pas, Fiksi pyet një nga rojet e Bashkisë Kavajë se ku është e punësuar Selma Beçerri, që është vajza e dajës e kryetarit të bashkisë. Ai na konfirmon që është vajza e dajës së kryetarit dhe është punësuar aty rishtazi. Roja nuk ishte shumë i sigurt për vendin dhe drejtohet tek Mimoza, nusja e dajës së kryetarit, që punon përgjegjëse aty. Pasi i tregon rojës zyrën se ku punon e bija Selma, vetë roja na tregon se Agroni është dhëndri i Mimozës.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë e Kavajës, te sporteli dhe kërkojnë takim me kryetarin z. Fisnik Qosja. Punonjëset thonë se nuk ndodhet në zyrë. Fiksi kërkon shefin e kabinetit, z. Jurgen Kariqi, ndërsa punonjëset përgjigjen se nuk ndodhet në zyrë. Punonjësja e sportelit thotë se “duhet të bëni një kërkese me shkrim dhe të shkruani arsyet që doni të takoni kryetarin apo edhe për informacionin”. Gazetarët i kërkojnë se duan ta pyesin personalisht kryetarin për disa emërime. Punonjësja vijon të thotë se “bëni një kërkesë me shkrim”. Më pas, gazetarët e pyesin nëse është znj. Mimoza Beçerri. Ajo thotë po, teksa i bëjnë me dije se një nga arsyet se përse kishin shkuar në bashkinë e Kavajës ishte edhe emërimi i saj si përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. E pyesin se çfarë lidhje ka me kryetarin e ri, ndërsa thotë se “bëni kërkesë”. E pyesin se kur është emëruar, sërish nuk jep informacion dhe ngrihet nga karrigia e punës dhe futet brenda në bashki. Teksa te dera e bashkisë vijnë “përforcime”, punonjës të policisë bashkiake.

Grupi i Fiksit pret disa minuta dhe i kërkojnë punonjëseve të tjerë që të lajmërojnë shefin e kabinetit, përgjegjësin e urbanistikës apo edhe kryetarin. Asnjë nuk pranon që të na takojë. Në fund, i bëjnë kërkesë me shkrim Bashkisë së Kavajës, kryetarit z. Fisnik Qosja duke e pyetur se çfarë lidhje familjare ka me punonjësit. Kur janë emëruar, cilat kanë qenë kriteret e emërimit, është bërë ndonjë konkurs apo jo. Deri në transmetimin e kësaj kronike, Bashkia s’na ktheu përgjigje!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

Publikuar më 28.05.2025
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të ...

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të huaj deri në një njoftim të ri. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u dha udhëzime ambasadave dhe konsullatave në një udhëzues të brendshëm të mos caktojnë takime të reja për aplikantët për viza studentore dhe vizat për bursa shkëmbimi për momentin. Sipas agjencive të […]

Lexo më shumë

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

Publikuar më 27.05.2025
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 […]

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Publikuar më 27.05.2025
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë n...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me […]

Lexo më shumë

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

Publikuar më 24.05.2025
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Grams...

Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror. Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh  i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin […]

Lexo më shumë

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Publikuar më 24.05.2025
Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belin...

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi. Pas tij, erdhi reagimi nga […]

Lexo më shumë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Publikuar më 24.05.2025
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat...

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se ndodhet prej një muaji në Tiranë për shkak të angazhimeve profesionale. Lidhur me lajmet e publikuara në […]

Lexo më shumë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Publikuar më 23.05.2025
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ba...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit. Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e […]

Lexo më shumë

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Publikuar më 23.05.2025
Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahu...

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda