×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

TEC-et lundruese “Tigri1” dhe “Tigri3”, një vit “gjumë“ në Vlorë, shqiptarët paguajnë qindra milionë dollarë për energjinë që s’e marrin

Një vit pas ardhjes së tyre në Vlorë, dy anijet lundruese të prodhimit të energjisë “Tigri1” dhe “Tigri3” rezultojnë me një listë kostosh të majme por me 0 ditë pune. 7,8 milionë USD kanë firuar nga buxheti i KESH-it vetëm për depozitimin e lëndës djegëse për termocentralin. Korporatës do t’i duhet të paguajë edhe 68 milionë USD për qiranë dhe operimin, si dhe të paktën 100 milionë USD të tjera për naftën që do të djegin anijet për prodhim. Termocentrali lundrues u mor me urgjencë një vit më parë për të na shpëtuar nga kriza globale energjetike, por ende s’ka mbaruar testimet që nevojiten përpara vënies në punë.

“Sot Shqipëria ka mundësinë që të ketë dy njësitë gjeneruese të energjisë në një nga momentet më të vështira, ku i gjithë tregu, të gjitha shtetet, kanë lobuar për t’i pasur njësitë gjeneruese që ka pasur tregu. Dhe këto janë një fat për ne, pasi do të na ofrojnë një energji elektrike që sot tregtohet përmes bursave me më shumë se 600 Euro për megavatorë”, deklaronte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në 26 shtator të 2022, gjatë inspektimit të dy anijeve të prodhimit të energjisë që kishin mbërritur në gjirin e Vlorës.

TEC-i i përbërë nga dy anije lundruese u mor me qira nga Korporata Energjetike Shqiptare, me qëllim përmbushjen e nevojës për energji të vendit në kulmin e krizës energjitike.

Anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” fillimisht u ankoruan në portin Petrolifera Italo Albanese –që shërben për transportim të naftës, për t’u zhvendosur përfundimisht në zonën e Triportit të Vlorës.

Një vit më vonë …

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ende nuk e ka vënë në punë termocentralin lundrues të prodhimit të energjisë elektrike, ndonëse kontrata dyvjeçare e qiramarrjes u trumpetua si shpëtim nga kriza energjitike globale.

Por edhe pse nuk kanë nisur ta kryejnë misionin për të prodhuar energji, TEC-i lundrues i ka dhënë goditjet e para në buxhetin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Në një tender pa garë, kompania ‘Petrolifera Italo Albanese’ është shpallur fituese për depozitimin dhe ngarkim-sharkimin e naftës që do të përdoret për termocentralin lundrues në Vlorë. Përmes një procedure negociimi të drejtëpërdrejtë KESH dhe Petrolifera kanë rënë dakord që ky shërbim për “Tigrin 1” dhe “Tigrin 3” të kushtojë 7,2 milionë euro apo 7,8 milionë dollarë.

Referuar kontratës, Petrolifera do të kryejë shërbimin e shkarkimit të naftës nga anijet që do të mbërrijnë në Port, depozitimin e saj dhe më pas ngarkimin në kamionat, të cilët do ta transportojnë tek dy njësitë gjeneruese. Njoftimi për tenderin u shpall më 31 korrik të këtij viti ndërkohë që procedura u zhvillua më 30 gusht.

Burimi: APP

Qindra milionë dollarë për qiranë, operimin dhe naftën

Një tjetër kosto që do të rëndojë KESH-in është ajo për sigurimin e naftës për prodhimin e energjisë nga anijet. Fatura e naftës që do të ndezë TEC-in lundrues parashikohet 100 milionë dollarë.

Por sigurimi i lëndës djegëse për të vënë në punë dy anijet lundruese në gjirin e Vlorës është një çështje ende e pazgjidhur.

Në fillim të muajit mars 2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi procedurën për shprehje interesi për furnizimin me lëndë djegëse për prodhimin e energjisë eletrike nga dy anijet. Pas kësaj procedure, KESH planifikonte që hapi i radhës të ishte çelja e tenderit në muajin maj, afat i cili u shkel.

“Menjëherë pas përcaktimit të kushteve kontraktore për depozitimin e lëndës djegëse pranë Triportit Vlorë, do të iniciohet procedura e furnizimit e lëndës djegëse HFO (Heavy Fuel Oil)”- pohonte KESH në një përgjigje zyrtare për Faktoje në muajin qershor.

Kjo është procedura më e madhe e prokurimit që është regjistruar ndonjëherë në Shqipëri për blerje mallrash.

Ndrkohë edhe nëse dy anijet nuk vihen asnjë ditë në punë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollarë, që është fatura për qiranë dhe operimin. 45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22,5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.

Përse anijet lundruese nuk kanë nisur prodhimin?

Verifikimet e Faktoje tregojnë se anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” janë ende në fazë testimi ndonëse kanë mbi një vit të ankoruara në Vlorë.

“Sqarojmë se të gjithë testimet e kësaj faze janë testime që kryhen përpara testimeve në ngarkesë dhe fazës së komisionimit. Nga ana e zhvilluesit deklarohet se testimet aktuale janë të suksesshme.”, thotë KESH në një përgjigje për Faktoje, teksa specifikon proceset e mbetura pa kryer.

“Janë në proces testimi sistemet hidraulike. Është në proces testimi elektro-mekanik pa ngarkesa, njësitë gjeneruese.”

Po ashtu, 12 muaj pas ardhjes së dy anijeve në brigjet e Vlorës, KESH nuk ka një afat se kur do të nisë prodhimi i energjisë elektrike nga dy njësitë gjeneruese të energjisë.  

“Sipas parashikimeve nga ana e zhvilluesit planifikohet që komisionimi përpara vënies në funksion të realizohet në periudhën fund Tetor deri më 15 Nëntor.”, shkruan KESH për Faktoje, teksa kujdeset të sqarojë se pagesat e kripura të kontratës së anijeve do të nisin pas komisionimit të aseteve.

“Zbatimi i kontratës mes palëve fillon vetëm pas realizimit me sukses të komisionimit të njësive gjeneruese, moment ky nga i cili fillojnë edhe detyrimet financiare për palën.”

Një vit nga mbërritja e TEC-eve, denoncimi i PD

Azmer Duleviç, me profesion inxhinier elektrik, një nga zërat më kritikë ndaj termocentralit lundrues të prodhimit të energjisë në Vlorë, doli së fundmi në një deklaratë për mediat nën logon e Partisë Demokratike.

“Tec-et edhe pse ka kaluar një vit nuk po prodhojnë energji elektrike dhe të gjitha gjasat janë që nuk do vihen në punë. Për mendimin tim nëse ka një lëvizje të gabuar në sektorin elektroenergjetik është pikërisht marrja me qira e këtyre dy anijeve lundruese për prodhimin e energjisë. “, thotë për Faktoje, Duleviç teksa ngre si shqetësim faturat e fundit të importeve të energjisë elektrike nga KESH.

“KESH vazhdon blerjet e energjisë në mënyrë anonime dhe të jashtëligjshme duke shmangur bursën ALPEX! Në total për 1 javë KESH ka paguar nga taksat e mia dhe taksat tuaja 6, 1 milionë euro ndërkohë që Tec-et Lundruese ka fiks një vit që i ha ndryshku dhe nuk kanë punuar as edhe një ditë” pohoi Duleviç.

Këto janë rezultatet e ankandit të fundit që ka realizuar KESH për blerje të energjisë nga jashtë. Ndërkohë, nga muaji janar e deri më sot, fatura e blerjeve të energjisë në import shkon rreth 35 milionë euro.

Përfundim

Të ankoruara në gjirin e Vlorës prej një viti, anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk i kanë ndezur gjeneratorët për asnjë ditë. Ajo që dimë me siguri është kostoja në kurriz të taksapaguesve prej qindra milionë dollarësh. Anijet që do të na shpëtonin nga kriza energjitike globale, ende nuk kanë përmbyllur fazën e testimit dhe komisionimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Kryeprokurorja belge, Fransen: Krimi shqiptar po rritet, paratë i kalon nga Emiratet Arabe, ja si po veprojmë për sekuestrimin e tyre

Kryeprokurorja belge, Fransen: Krimi shqiptar po rritet, paratë i kalon nga Emiratet Arabe, ja si po veprojmë për sekuestrimin e tyre

Publikuar më 14.01.2025
Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Franse...

Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Fransen ka ndarë informacion në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare. Fransen ka theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke përmendur operacionet dhe hetimet e përbashkëta që synojnë goditjen e grupeve kriminale shqiptare që operojnë në Belgjikë dhe më gjerë, […]

Lexo më shumë

Instituti Ndërkombëtar Republikan: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

Instituti Ndërkombëtar Republikan: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

Publikuar më 14.01.2025
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar An...

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër […]

Lexo më shumë

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Publikuar më 13.01.2025
Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do ...

Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do të donte të kontribuonte në Partinë Socialiste dhe kampin e majtë. Ai njofton kështu divorcin përfundimtar me Partinë e Lirisë. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të krijohen hapësirat e nevojshme, do preferoja të kontribuoj në një forcë të majtë si PS. Angazhimin në […]

Lexo më shumë

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

Publikuar më 13.01.2025
Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika ...

Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha. Rama tha se ndryshe nga se veprojnë kundërshtarët e tij politik, ai asnjëherë nuk është marrë me familjen e askujt. Kreu i qeverisë deklaroi se “katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje”. Rama paralajmëroi […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Publikuar më 13.01.2025
Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit B...

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmë teksa ishte në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke […]

Lexo më shumë

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Publikuar më 13.01.2025
Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes stat...

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes statuseve në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e brendshme të PD. Çollaku ka marrë për shembull zgjedhjet që po zhvillohen në njësinë 2 në Tiranë, e cila ka qenë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Irma Marku. Sipas […]

Lexo më shumë

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Publikuar më 10.01.2025
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave R...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë. Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga […]

Lexo më shumë

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Publikuar më 09.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një in...

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për Syri.net, nga burgu ku ndodhet prej mëse tre muajsh. *Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?* […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda