×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kokëdhima: Perëndimi duhet të jetë me Kosovën dhe popullin e saj martir dhe jo me qarqet fashiste serbe

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, duke komentuar ngjarjen e rëndë të së dielës në Kosovë, ku terroristët e ardhur nga Serbia vranë një efektiv dhe plagosën dy të tjerë, u shpreh se  Afrim Bunjaku është dëshmori më i ri i Kosovës, por kjo ditë e zezë nuk do të kishte ardhur nëse komuniteti ndërkombëtar do të qëndronte përkah Kosovës martire dhe jo Serbisë agresore.

Sipas Kokëdhimës, u desh sërish gjaku i derdhur shqiptar që bota mbarë të shikonte fytyrën e vërtetë të regjimit të Beogradit, që, njëlloj si në kohën e Millosheviçit, është gati të kryejë sërish masakra ndaj shqiptarëve. Ai thotë se për të mos përsëritur skenarët tragjikë të viteve 1998-1999, Perëndimi duhet të jetë me Kosovën dhe popullin e saj martir dhe jo me qarqet fashiste serbe.

Reagimi i Kokëdhimës

Afrim Bunjaku është dëshmori më i ri i Kosovës. Efektivi i policisë së Kosovës u vra në një pritë nga forcat terroriste të ardhura nga Serbia, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Kjo ditë e zezë për Kosovën nuk do të kishte ardhur nëse komuniteti ndërkombëtar do të qëndronte përkah Kosovës martire dhe jo Serbisë agresore. Ata nuk reaguan kur më 29 maj turma serbësh të armatosur sulmuan dhe plagosën 25 ushtarë të KFOR-it. As kur më 14 qershor 3 policë të Kosovës u rrëmbyen nga një komando serbe brenda territorit kosovar e u çuan në Serbi për t’i liruar pas dy javësh, pas presionit të madh ndërkombëtar ndaj Beogradit. Fajësuan qeverinë e Kosovës, i vunë sanksione popullit dhe këmbëngulën që serbëve të Kosovës t’u jepet asociacioni, një skenar i rrezikshëm që e kthen veriun në një Bosnje në shpërthim.

Aleatët perëndimorë të kombit shqiptar tani po e kuptojnë drejtësinë e vendimeve të qeverisë së Kosovës për të kontrolluar çdo pëllëmbë të shtetit të pavarur, se Serbia vazhdon të jetë armike e betuar dhe Vuçiç një aleat i Rusisë dhe kundër paqes në rajon.

U desh sërish gjaku i derdhur shqiptar që bota mbarë të shikonte fytyrën e vërtetë të regjimit të Beogradit, që, njëlloj si në kohën e Millosheviçit, është gati të kryejë sërish masakra ndaj shqiptarëve. Ndaj, për të mos përsëritur skenarët tragjikë të viteve 1998-1999, Perëndimi duhet të jetë me Kosovën dhe popullin e saj martir dhe jo me qarqet fashiste serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Publikuar më 10.05.2025
Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të paji...

Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda