![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Image-2022-12-23-at-6.17.14-PM.jpeg)
![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Image-2022-12-23-at-6.17.14-PM.jpeg)
Një tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga Dolomitet e Italisë. U mbyllën me sukses garat e Kampionatit Kombëtar të Skive të zhvilluara për vitin e dytë rradhazi në Kronplatz midis datave 20-21 Dhjetor. Një sukses i jashtëzakonshëm me një pjesëmarrje me mbi 230 sportiste femra dhe meshkuj nga 40 shtete të botës. Garat ishin aq ndërkombëtare këtë vit sa edhe sportistët fitues ishin të shpërndarë dhe nuk mbeten në Itali si shteti me më shumë pjesëmarrës. Në ditën e parë me disiplinën e Giant Sllallom dominoi italiania Bertani, por e natyralizuar si bullgare, ndërsa te meshkuj norvegjezi Wahlqvist. Luisa Bertani është edhe fituesja e vitit të kaluar duke treguar edhe një herë që është një favorite absolute në GS në pistën e saj të preferuar në Kronplatz. Dita e dytë e garave në disiplinën e Sllallomit ishte një tjetër sukses. Gara e Femrave u dominua nga Skiatoria Amerikane Nina O’Breien, e cila është një skiatore e kupës së botës, duke treguar kështu edhe nivelin mjaft të lartë të konkurentëve. Ndërsa për meshkuj podiumi u dominua nga italiani Tommaso Saccardi dhe në vend të dytë skiatori spanjoll Garay.
U mbyll kështu një tjetër kampionat në mes të Dolomiteve. Një sukses i jashtëzakonshëm, i cili u theksua nga skiatorja amerikane dhe nga stafi amerikan si për cilësinë e garave ashtu edhe për çmimet ku të gjithë fituesit do të vizitojnë jugun e Shqipërisë për të sjellë kështu edhe një promovim të Shqipërisë. Garat ishin të një niveli të Kupës së Europës, por me pjesëmarrje me skiatorë edhe nga Kupa e Botës. Kombëtarja Shqiptare u përfaqësua nga 6 skiatorë, 3 femra dhe 3 Meshkuj. Lara Colturi, Ester Bako, Chiara Di Camillo si dhe meshkujt Kevin Qerimi, Denni Xhepa dhe Vasil Veriga. Forma e skitores së talentuar Lara Colturi nuk ishte shumë e mirë e kushtëzuar nga një temperaturë duke bërë që të mos ishte një pretendente. Shqipëria, nëpërmjet këtyre garave, është futur në cirkuitin më elitar të garave të FIS.
![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Image-2022-12-23-at-6.17.13-PM.jpeg)
![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Image-2022-12-23-at-6.17.13-PM-1.jpeg)
![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Image-2022-12-23-at-6.17.12-PM.jpeg)
![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Image-2022-12-23-at-6.17.14-PM-1.jpeg)
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply