×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ismail Qemali-një filohelen i madh, shkrimi i “babait” të kombit për grekët në vitin 1901
Kryeministrat Mitsotaqis dhe Rama

Pirro Naçi

Si këto ditë fund dhjetori, të vitit 1901, Ismail Qemali botonte në gazetën e tij ‘’Sotiria-Alvania’’ një nga shkrimet emblemë për grekët dhe helenizmin…Edhe një grek i vërtetë do ta kishte zili ato çka shkruante Ismail Qemali…

E lexova edhe sot këtë dhe e veçova me një foto…Bashkë me të veçova dhe një tjetër foto, të dy javëve më parë. Eshtë në zyrën e Kyeministrit Shqiptar me Kryeministrin Grek dhe në sfond Ismail Qemali… Një foto që të duket se të tre këta burra ndoshta i vendosi në një bisedë historia nga e kaluara. Një foto që të bën të meditosh dhe herë herë të hedhësh sytë nga histori si ajo e largët por edhe ajo e tashmja…Dhe pa dyshim nuk mund të kuptohen këto pa studjuar figurën e ‘’Babait’’ themelues të shtetit të parë Shqiptar. Ismail Qemali ishte përfaqësuesi më i shquar i elitës politike shqiptare që mbështeti hapur bashkëpunimin me Greqinë dhe ra në kontakte me rrethet e larta të politikës greke.

Pikëpamjet në lidhje me bashkëpunimin shqiptaro-grek, Qemali i bëri të ditura në intervistat e shpeshta dhënë në shtypin e kohës dhe në gazetën e botuar prej tij, të titulluar “Sotiria-Alvania”, në greqisht dhe në shqip. Gazeta filloi të botohej në Bruksel, në shtator të vitit 1901. Qëllimi i saj ishte mbrojtja e çështjes së popujve të Lindjes dhe më së shumti ajo shqiptare, e cila konsiderohej prej tij e njëjtë me atë të popullit grek. Simpatia për grekët ishte e dukshme në opinionet e tij. Ai i konsideronte ata vëllezërit natyralë të shqiptarëve dhe bashkëpunimin shqiptaro-grek, alternativën e vetme kundër pansllavizmit, që kërcënonte shqiptarët në të ardhmen e tyre.

Shkrimi Ismail Qemalit në vitin 1901

Shkëputa disa rreshta nga faqet e gazetës së Ismail Qemalit…. -‘’Një komb që ka një të kaluar madhështore të padiskutueshme dhe të drejtën për pritshëmri të një të ardhme madhështore është ai Grek’’…. -‘’Ne, jo helenët, dëshirojmë me zemër të shohim Helenizmin si faktorin më të fortë të Lindjes’’… -‘’Kaq shumë na intereson çështja pasi jemi të bindur se destinacioni i Helenit është destinacion i Shqiptarit që ka të njejtin gjak me të dhe fati i njërit varet nga tjetri’’… -‘’Nuk kërkojmë që të japim një analizë psikologjike të një kombi si ai helen, as guxojmë që të nxjerrim rezultate mbi këtë. Por atë, të cilën me bindje mund të shpallim më përpara është se Heleni nuk do të degjenerojë. Historia e tyre e cila është dhe historia e njerëzimit paraqet të gjitha garancitë e shpëtimit të natyrës helene dhe të çdo korruptimi moral dhe degjenerim.

Historia e njerëzimit na paraqet shumë kombe të cilat të tërhequra nga vrulli i invazioneve të mëdha mundën të shpëtojnë personalitetin e tyre kombëtar. Por asnjë nga këto nuk mund të krahasohet me kombin helen. Heleni, pikë së pari, është tipi i përsosmërisë si i formës ashtu dhe i shpirtit të njeriut. Asnjë komb para tij nuk mundi të krijonte idenë mbi të bukurën dhe të mirën. Asnjë komb para tij nuk mundi të lindë dhe të vlerësojë ndjenjën e lirisë’’….

Këto pak reshta për të dy fotot e mësipërme…. Për Ismail Qemalin dhe veprën e tij në mardhëniet me grekët ka shumë akoma për të shkruar dhe për tu studjuar, me të mirat dhe ndoshta edhe me dritë-hijet e saj. Mjafton ato të mos i harojmë e ti lëmë mënjanë… Ndoshta mund ti shërbejë edhe të sotshmes… Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë zënë një vend të rëndësishëm në historinë e të dy shteteve që në krye të herës. Megjithatë ato janë më shumë se kaq, janë marrëdhënie midis dy popujve fqinjë, të cilët historia që nga lashtësia i ka vendosur në krah të njëri tjetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqip, nuk komunikoj prej vitesh (VIDEO)

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqip, nuk komunikoj prej vitesh (VIDEO)

Publikuar më 15.12.2024
Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja...

Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është publike. Këngëtarja që prej vitesh jeton në SHBA, shfaqet teksa ajo bisedon me një grua tjetër shqiptare. Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht. “E kam më […]

Lexo më shumë

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Publikuar më 14.12.2024
Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka n...

Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka ndarë një status në Facebook ku flet për këngëtaren Parashqevi Simaku. Historia e kësaj të fundit ka tronditur jo pak opinionin publik, pas një videoje të publikuar në një media amerikane ku  një grua që dyshohet për Simakun në Nju Jork merr ndihma si njeri në nevojë. Dosti tregon se […]

Lexo më shumë

U largua nga Shqipëria 3 dekada më parë dhe përfundoi e pastrehë në SHBA, Halil Kastrati dhe Behgjet Pacolli i ofrojnë një banesë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku

U largua nga Shqipëria 3 dekada më parë dhe përfundoi e pastrehë në SHBA, Halil Kastrati dhe Behgjet Pacolli i ofrojnë një banesë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku

Publikuar më 14.12.2024
Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri...

Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa. Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar në rrjetet sociale ka […]

Lexo më shumë

Parashqevi Simaku shfaqet në New York? Çfarë i ka ndodhur këngëtares së njohur shqiptare (VIDEO)

Parashqevi Simaku shfaqet në New York? Çfarë i ka ndodhur këngëtares së njohur shqiptare (VIDEO)

Publikuar më 13.12.2024
Kjo video po bën xhiron e rrjetit. Është transmetuar në kana...

Kjo video po bën xhiron e rrjetit. Është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, Abc7 dhe është ripublikuar nga gazetari Blendi Fevziu i cili kërkon të dijë më shumë informacion. Shumë pretendojnë se gruaja në video është Parashqevi Simaku, këngëtarja gjeniale e muzikës shqiptare. Episodi i transmetuar ka në qendër vullnetarë që […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, mjeku i njohur onkolog Agim Karaj

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, mjeku i njohur onkolog Agim Karaj

Publikuar më 25.11.2024
Është ndarë nga jeta mjeku i njohur onkolog Agim Karaj. Lajm...

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur onkolog Agim Karaj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët njoftojnë se homazhet mbahen sot, ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme. Ceremonia e varrimit, sipas njoftimit, do të zhvillohet në orën 11:00 dhe varrimi do të bëhet […]

Lexo më shumë

Intervista e Edi Ramës: Sa herë mendoj që ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur

Intervista e Edi Ramës: Sa herë mendoj që ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur

Publikuar më 11.11.2024
Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shi...

Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shikon si një moment lumturie në jetën e tij, por thotë se ka ende punë që duhen bërë. “Sa herë mendoj unë ‘Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur’, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna këtu, puna atje”, shprehet kryeministri Rama në Podcast.  I ‘zhveshur’ nga kostumi […]

Lexo më shumë

Historia e sllovenes Melania Trump, jo vetëm Zonjë e Parë e SHBA-ve, por edhe ikonë e modës si Jackie Kennedy

Historia e sllovenes Melania Trump, jo vetëm Zonjë e Parë e SHBA-ve, por edhe ikonë e modës si Jackie Kennedy

Publikuar më 07.11.2024
Bashkëshortja e presidentit të ardhshëm të Shteteve te Bashk...

Bashkëshortja e presidentit të ardhshëm të Shteteve te Bashkuara, Melania Trump, është figurë mjaft e popullarizuar për botën e showbizit e modës. Melania, e cila është bashkëshortja e tretë e biznesmenit Donald Trump, ka lindur më 26 prill të vitit 1970, në Novo Mesto të ish-Jugosllavisë, në Slloveninë e tashme.  Babi i saj ishte shitës […]

Lexo më shumë

Janullatos feston 95-vjetorin e lindjes, më shumë se tre dekada në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale

Janullatos feston 95-vjetorin e lindjes, më shumë se tre dekada në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale

Publikuar më 04.11.2024
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos sot feston 95-...

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos sot feston 95-vjetorin e tij të lindjes, duke shënuar më shumë se tre dekada në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale.   Zgjedhja e Anastasit në katedralen e Tiranës shënon gjithashtu ringjalljen kanonike të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka uruar kryepeshkopin përmes një postimi në Facebook […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda