×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Serbët tentojnë sërish të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri të Kosovës, policia: U detyruam të ndërhyjmë

Serbët lokalë në veri të vendit kanë tentuar të futën sërish sot në objektet e komunës në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, ku për këtë është dashtë të ndërhyjë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës bën të ditur se serbët lokalë kanë paralajmëruar protesta dhe gjatë protestës kanë shfaqur dhunë duke hedhur gaz lotsjellës, ku kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për tu future me dhunë në objektet komunale.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se, angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi i sigurisë ndaj qytetarëve, liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.

Policia njofton se po përkujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Sot, në veri të vendit, është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare, po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe detyrave të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur Policia, protestuesit kanë shfaqur dhunë para objektit të komunës së Zveçanit.
“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprain, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, bëhet e ditur në njoftim.

Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të
protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Në Zubin Potok janë parë pjesëtarët e KFOR-it nga Lituania dhe Austria. Në Leposaviç janë të pranishëm KFOR-i nga SHBA dhe Italia.

Ndryshe edhe të premten serbët lokalë kanë tentuar të bllokojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar në objektet komunale.

Serbët kanë gjuajtur më gurë në drejtim të Policisë dhe gazetarëve që ishin atje. Si pasojë, pesë policë kanë mbetur të lënduar dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare.

Lidhur me zhvillimet në veri ka pasur reagime të shumta nga BE DHE SHBA, të cilët kanë kërkuar të mos ketë përshkallëzim të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

Publikuar më 06.05.2024
Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpa...

Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpall kampion në Serie A, Kristian Asllani, u është bashkuar figurave të shquara në mbështetje të këngëtares Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë pas 3 ditësh në festivalin Evropian të këngës, Eurovizion, që mbahet në Malmoe të Suedisë.    “Në 9 maj Shqipëria […]

Lexo më shumë

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Publikuar më 06.05.2024
Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka d...

Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, duke u mbytur. Prokuroria e qytetit verior ka zbardhur të plotë itenerarin e Alma Arrazit, përpara se të […]

Lexo më shumë

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Publikuar më 06.05.2024
Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i...

Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që dyshohet se u mbyt bashke me tre fëmijët disa ditë më parë. Ky është fëmija i dytë që gjendet, pas vajzës 9-vjeçare Ergesa që u gjet dy ditë më parë dhe u përcoll sot […]

Lexo më shumë

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Publikuar më 06.05.2024
Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka viz...

Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar Fredi Belerin në burg.Kjo është vizita e katërt që ai viziton në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës. Manolis Kefalogianis edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek. Ai shoqërohej deh nga kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule. Në dalje te takimit […]

Lexo më shumë

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, policia gjen 50 milionë lekë në banesë. Dyshohet se autori shleu disa borxhe financiare pas krimit

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, policia gjen 50 milionë lekë në banesë. Dyshohet se autori shleu disa borxhe financiare pas krimit

Publikuar më 06.05.2024
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fs...

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fshatin Dropull të Gjirokastrës, ku Kosta dhe Kleoniqi Ilia, u gjetën të masakruar në ambjentet e shtëpisë së tyre. “Ora News” ka mësuar se gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, grupi i hetimit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 50 milion lekë të vjetra […]

Lexo më shumë

U anulua pa paralajmërim, drejtori i “Report” në RAI3: Pjesa për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

U anulua pa paralajmërim, drejtori i “Report” në RAI3: Pjesa për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

Publikuar më 06.05.2024
Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit ...

Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtuar lincim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të […]

Lexo më shumë

Peshkatari tregon momentin e vështirë kur gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, të afërmit e 31-vjeçarit dënojnë aktin vetëflijues të nuses

Peshkatari tregon momentin e vështirë kur gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, të afërmit e 31-vjeçarit dënojnë aktin vetëflijues të nuses

Publikuar më 06.05.2024
Peshkatari Safet Hasani Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer m...

Peshkatari Safet Hasani Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer momentin e vështirë, kur në ujërat e lumit Bunë të Shkodrës gjeti trupin e vajzës 9-vjeçare Ergesa Arrazi. Ai ishte personi që konstatoi trupin e vajzës në lumë, duke çuar kështu në zbulimin e kësaj ngjarje tragjike, ku dyshohet se nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët […]

Lexo më shumë

Çifti u gjet i masakruar në banesë, 69-vjeçari: Nuk jam unë autori i vrasjes!

Çifti u gjet i masakruar në banesë, 69-vjeçari: Nuk jam unë autori i vrasjes!

Publikuar më 06.05.2024
Është zbardhur dëshmia në polici e 69-vjeçarit Thoma Ma...

Është zbardhur dëshmia në polici e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili akuzohet se ka vrarë çiftin e të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Thoma Mastora ka mohuar të jetë autori i krimit duke u shprehur para hetuesve që ta kërkojnë diku tjetë autorin. “Nuk i kam vrarë […]

Lexo më shumë