×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

DIHA: Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri

Mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin në Shqipëri. Pasojat e nivelit të lartë të emigracionit vite e fundit po ndjehen gjithnjë e më shumë.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA-Deutsche Industrie und Handelsvereinigung in Albanien) publikoi të enjten, (25.05) rezultatet e anketimit vjetor për klimën e binesit dhe të investimeve në Shqipëri.

Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari, që prezantoi rezultatet në një konferencë për shtyp, tha se “pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri sinjalizojnë një pëmirësim të ngadaltë ndërkohe që mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin.” Pjesa më e madhe e 44 bizneseve, anëtare të DIHA-s në Shqipëri, që morën pjesë në anketimin e sivjetëm e shohin mungesën e fuqisë punëtore si “rrezikun më të madh  për biznesin”

Anketim i sivjetshëm  zbuloi edhe që ” disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar ka shënuar një rënie të dukshme gjate viteve të fundit në krahasim me vitet e kaluara kur ky faktor  renditej si më pozitivi në Shqipëri”. ”Kjo shpjegohet menivelin e lartë të emigracionit gjatë viteve të fundit, që duket se ende nuk po bie”, konstaton DIHA në anketimn e sivjetëm.

Por nga anketimi rezulton se 70 përqind e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse do të zgjidhnin Shqipërinë përsëri për të investuar. Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, në fjalën e tij në prezantimin e gjetjeve të anketimit nga DIHA, vuri në dukje që “sipërmarrjet gjermanë vazhdojnë të tregojnë një interes të madh për rajonin. Sa më e mirë të jetë klima e investimeve, aq më shumë do të zgjedhin  Shqipërinë. Për këtë nevojitet veꞔanërisht siguri ligjore, konkurrencë e ndershme dhe rregulla transparente”, theksoi ai.about:blank

Siguria ligjore? Ligjet janë, mungon zbatimi

Siguria ligjore rreshtohet tek faktorët negativë që ndikojnë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh, Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari tha për DW, se “siguria ligjore nënkupton që qytetarët/bizneset të ndihen të sigurtë që të drejtat e tyre sipas ligjeve në fuqi do të mbrohen nga shteti”.

“Nuk është ndonjë surprizë, nëse them që shpesh ky nuk është rasti në Shqipëri. Thuhet shpesh dhe fatkeqësisht vijon prej vitesh të jetë e vërtetë që në Shqipëri nuk mungon baza ligjore madje një pjesë e madhe e ligjeve janë shumë të mira. Problem është zbatimi. Për sa kohë ka dallime mes bizneseve, ku disa trajtohen si më të privilegjuar, siguria ligjore do të vijojë të jetë një ndër faktorët që i bën bizneset të stepen, kur mendojnë të investojnë në Shqipëri”, thekson Mankollari për DW.

Konkurrenca jo e ndershme – faktor tjetër negativ

“Ajo e dëmton shumë biznesin dhe demotivon investitorët potencialë. Bizneset kur konsiderojnë një vend për të investuar, bëjnë një analizë të anëve pozitive dhe negative, të mundësive dhe rreziqeve që ai vend paraqet. Konkurrenca jo e ndershme dhe rregullat jo transparente konsiderohen si risqe serioze të të bërit biznes, sepse janë kosto që nuk mund të parashikohen asnjëherë saktë, por që nëse ndodhin, mund të sjellin probleme shumë serioze. Nga ana tjetër, jam i sigurtë që çdo hap pozitiv për të përmirësuar këta 2 faktorë, do të mund të sjellë rritje të konsiderueshme të interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë”, tha për DW , Bledar Mankollari.

Faktorë më negativë, sipas anketimit të sivjetëm, vijojnë të jenë  mungesa e transparencës së tenderave publikë, lufta kundër kriminalitetit  dhe korrupsionit dhe siguria ligjore.

Faktorë pozitivë për të investuar në Shqipëri

Sipas rezultateve të anketimit të DIHA-s të tillë faktorë janë „ produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi  i tyre dhe kostoja e punës”. Lidhur me situatën aktuale ekonomike në Shqipëri ajo vlerësohet „mirë” nga 18 përqind e të anketuarve, negativisht nga 45 përqind e tyre dhe  nga 36 përqind e kompanive vlerësohet “e kënaqshme”.

Pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri nuk kanë ndryshuar nga ato të vitit të kaluar: 45 përqind e kompanive e vlerësojnë „të panmdryshuar”,  25 përqind kanë pritshmëri se do të jetë më mirë dhe dhe 30 përqind e vlerësojnë negativisht. DIHA dhe 16 Dhoma gjermane të Tregtisë me Jashtë në rajonin e Europës Qendrore dhe Jug-Lindore realizuan  me kompanitë anëtare, anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. /DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda