Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me të rinj ka deklaruar se tërheqja e tij nga politika u bë për një interes të madh, që sipas tij ishte për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre.
Basha vijoi duke thënë se niveli i debatit politik ka rënë masivisht me qëllim nga politikanët, teksa shtoi se nuk mund të ketë debat me “tallavanë” apo “dikë që vetëm shpif, shan e sulmon”.
“Mund t’iu kujtohet që tërheqja para një viti u bë për një interes të madh. Për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre. Nuk kam hequr dorë kurrë nga përgjegjësia për të mos lënë njerëzit në mes të rrugës dhe atyre që më kanë qëndruar në krah. Vendimi që kam marrë për të mos influencuar rrjedhën e ngjarjeve nuk do të thotë se jam stakuar nga interesi për këtë vend dhe PD-në.
Kjo tërheqje më shërbeu për të parë te vetja ime dhe sa kohë e energji i kam dedikuar luftës që bëjmë me njëri-tjetrin dhe halleve të njerëzve. Kam dalë me një konkluzion se raporti duhet përmbysur. Politika nuk mund të jetë Big Brother. Niveli i debatit politik ka rënë masivisht, e kanë ulur me qëllim. Çfarë mund të debatosh me dikë që vendos tallava, apo me dikë që vetëm shpif shan e sulmon.
Ftesa ime e parë është të ndryshojmë kulturën tonë politike. Mos të besojmë fjalët por veprat. Dua të më besoni se jam serioz për këtë platformë”, u shpreh ai.
Gjatë takimit që pati me disa të rinj, Basha parashtroi 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare për të ardhmen e vendit. Duke u fokusuar në pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve dhe të rinjve në veçanti në zgjedhjet vendore të 14 majit, Basha tha se diçka e tillë mund të përkthehet si “skadencë e klasës së vjetër politike në vend”.
“Ftesa ime sot është mos t’u besojmë qytetarëve por përmes listave të hapura t’u besojmë qytetarëve. Të ndalim së besuari politikanëve dhe të marrim besimin në duart tona si qytetarë. Listat e hapura 100%. Kam edhe dy propozime të tjera. Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit. Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.
Asnjë kryeministër që nuk mund të arrijë premtimet e dhëna në 2 mandate, nuk mund t’i bëjë ata për një mandat të tretë. Pra kufizimi i mandateve është i domosdoshëm. Gjithashtu edhe vota e emigrantëve , rreth 45% e bashkëatdhetarëve tanë nuk ndodhen sot në vend, janë larguar në mënyrë masive por nuk kanë të drejtën të shprehen me votë. Është vendim i GJK-së, duhet zbatuar”- u shpreh Basha.
Sa i takon tërheqjes së tij nga kreu i PD-së më shumë se një vit më parë, Basha tha se e mori atë vendim për një interes më të madh me qëllim për të mos nxitur përçarjen mes demokratëve. Ai nënvizoi se kjo tërheqje i kishte shërbyer si reflektim për të parë edhe gjendjen ku ndodhet debati politik në vend, që sipas tij nuk ofron alternativë por vetëm ‘tallava politike’.
“Mund t’iu kujtohet që tërheqja para një viti u bë për një interes të madh. Për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre. Nuk kam hequr dorë kurrë nga përgjegjësia për të mos lënë njerëzit në mes të rrugës dhe atyre që më kanë qëndruar në krah. Vendimi që kam marrë për të mos influencuar rrjedhën e ngjarjeve nuk do të thotë se jam stakuar nga interesi për këtë vend dhe PD-në. Kjo tërheqje më shërbeu për të parë te vetja ime dhe sa kohë e energji i kam dedikuar luftës që bëjmë me njëri-tjetrin dhe halleve të njerëzve. Kam dalë me një konkluzion se raporti duhet përmbysur. Politika nuk mund të jetë Big Brother. Niveli i debatit politik ka rënë masivisht, e kanë ulur me qëllim. Çfarë mund të debatosh me dikë që vendos tallava, apo me dikë që vetëm shpif shan e sulmon. Ftesa ime e parë është të ndryshojmë kulturën tonë politike”, shtoi ai.
Pas dorëheqjes së Alibeajt pak ditë më parë, Gazment Bardhi u zgjodh kreu grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë një mbledhje urgjente, 19 deputetët që ishin të pranishëm në mbledhje, votuan pro emërim të Bardhit, mes tyre edhe Lulzim Basha.
Nga ana tjetër Berisha nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për humbjen e thellë të opozitës më 14 maj, megjithatë zërat brenda grupit të tij që po shohin nevojën për reflektim e deri në një lidership të ri, kanë nisur tashmë të shprehen publikisht.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/