×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

KKT miraton lejet për kulla, 8 parqe fotovoltaikë, HEC-e dhe një fshat turistik në Lalëz

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi edhe në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksion kompleks ku ndër të tjera përfshihen edhe apartamente banimi.

Në listën e vendimeve në fjalë nuk jepen detaje për katet që do të kenë këto objekte por teksa disa janë ndërtesa me lartësi mesatare që nuk i klasifikon si kulla, të tjerat që nga emërtimi që kanë në projekt duket se janë të destinuara si të tilla. Kështu në listën e vendimeve bie në sy një lejë ndërtimi në rrugën Asim Vokshi dhe Don Bosko pagëzuar si “Manhattan 1”.

Një tjetër lejë ndërtimi është dhënë për “Green Tower” në Bulevardin Gjergj Fishta. Po kështu leje ndërtimi janë dhënë për një objekt me funksion të përzier në zonën e Pazarit të Ri. Po Kështu KKT ka miratuar edhe 8 lejë për parqe fotovolatikë deri në 2MW.

Këto janë impiante që do të ndërtohen sipas legjislacionit në fuqi dhe ku çmimi i blerjes së energjisë së tyre caktohet çdo vit nga Enti Rregullator i Energjisë. Energjia diellore ka marrë vëmendje të madhe sidomos në kushtet e krizës duke nxjerrë në pah edhe më shumë hapin e shpejtë me të cilin duhet të diversifikohet sektori i cili është i varur plotësisht nga hidro.

Në listën e vendimeve janë edhe katër leje për HEC-e ku tre prej tyre janë në degë të lumit Devoll ndërsa një në përroin e Gomsiqes në Pukë. Vendime për leje janë marrë edhe për zhvillimin apo ndërtimin e ndërtesave publike si dhe infrastrukturë.

Një ndër më të rëndësishmit është rikualifikimi i bregdetit Vlorë-Radhimë-Orikum ndërkohë që janë miratuar edhe lejet për stacionet e plazhit në gjithë bashkitë bregdetare. Në fund bie në sy edhe një lejë për një projekt me vila, hotele dhe apartamente në zonën e Lalzit.

Vendimet e KKT 25 prill 2023

  1. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kukës.
  2. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Himarë.
  3. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Elbasan.
  4. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kavajë.
  5. Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
  6. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti I, II,”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
  7. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti, III”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë ekologjike e gjelbër me konstruksion druri”, brenda territorit të Kryeministrisë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
  9. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Spitalit të Angjiologjisë/ KardioKirurgjisë”, brenda territorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale.
  10. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pavionit të të sëmurëve kronikë burra dhe të pavionit të të sëmurëve kronikë gra, në Spitalin Psikiatrik Vlorë”, me subjekt zhvillues Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.
  11. Leje Ndërtimi për objektin: “ Ndërtimi i Laboratorit të ri të Institutit të Shëndetit Publik”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale.
  12. Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale, “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me subjekt zhvillues Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
  13. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i rezidencës qeveritare Nr. 5”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.
  14. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Grabova 1, mbi pellgun e Grabovës, degë e lumit Devoll, qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grabova Hydropoëer” sh.p.k.
  15. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec-it “Rrukaj”, me vendndodhje në përroin e Gomsiqes, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sima-Com” sh.p.k.
  16. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Shënepremte” , në ujërat e përroit të Sharrës dhe Moçalit të Ariut, degë të lumit të Grabovës e lumit Devoll, degë e lumit Seman, Bashkia Gramsh”, me subjekt zhvillues shoqërinë “OSMANI” sh.p.k;
  17. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Babuni”, me vendndodhje në ujrat e përroit të Ariut dhe të Sharrës, degë të lumit Grabovë, dhe lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k.
  18. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e parkut fotovoltaik “Sun Energy Solutions”, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinas, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Energy Solutions” sh.p.k.
  19. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Avenue” sh.p.k.
  20. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Power 2017” sh.p.k.
  21. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hydropower” sh.p.k.
  22. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Construction Energy Parts” sh.p.k.
  23. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dimax Albania” sh.p.k.
  24. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW dhe veprave ndihmëse”, në fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Magna Solar Power” sh.p.k.
  25. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alb Sun Energy” sh.p.k.
  26. Leje Ndërtimi për objektin: “Magazinë dhe impiant për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe nënprodukteve të saj”, me vendndodhje në vendburimin e Patos Marinzës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.
  27. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i PAD-Z për trajtimin e emulsioneve të naftës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.
  28. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Tubacioni i ujit nga Sheshi O34a në Stacionin e Pompave, në Vendburimin e Patos Marinzës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.
  1. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Tubacioni i emulsioneve të naftës, në vendburimin e Patos Marinzës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos dhe në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.
  2. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale “Bazaar Gate”, me vendndodhje ne kryqëzimin e Rrugës “K.Kristoforidhi” dhe Rrugës “Luigj Gurakuqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bregu” sh.a.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Manhattan I – Godinë banimi dhe shërbimi, me vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Forever Construction” sh.p.k.
  4. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion të përzier, shërbim, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën “Brigada e VIII”, në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqerinë “Forever Construction” sh.p.k.
  5. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Polifunksionale “Green Tower”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Titan Konstruksion” sh.p.k.
  6. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion tregti dhe shërbime, me vendndodhje në Rrugën “Jordan Misja”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rreli-S” sh.p.k.
  7. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi apart-hotel me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vortek” sh.p.k.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Agroturizëm Demirxhiu”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues “Agroturizëm Dermixhiu”sh.p.k.
  9. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi , shërbimi dhe funksione të përziera me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Armaar Group” sh.p.k. dhe “Unico Construction” sh.p.k
  10. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial turistik “Lalzi Marina Seaside”, zona 2.1 dhe 3.1, Hamallaj”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjektzhvillues shoqërinë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k.
  11. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences”, me vendndodhje në bulevardin Gjergj Fishta, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.
  12. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 08.03.2023 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar. /Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Tragjedia në Shkodër/ Nëna dhe 3 fëmijët dyshohet se u hodhën nga ura e Bunës, bashkëshorti i kërkoi të dilte nga shtëpia pasi do të sillte partneren e re

Tragjedia në Shkodër/ Nëna dhe 3 fëmijët dyshohet se u hodhën nga ura e Bunës, bashkëshorti i kërkoi të dilte nga shtëpia pasi do të sillte partneren e re

Publikuar më 06.05.2024
Një ngjarje e rëndë u raportua dje në Shkodër, ku një 39-vje...

Një ngjarje e rëndë u raportua dje në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari. Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares, ka rrëfyer në Euronews Albania, momentet e para […]

Lexo më shumë

Goditet nga makina në vizat e bardha, humb jetën shqiptarja në Itali 

Goditet nga makina në vizat e bardha, humb jetën shqiptarja në Itali 

Publikuar më 05.05.2024
Një grua shqiptare është përplasur nga një mjet në teksa po ...

Një grua shqiptare është përplasur nga një mjet në teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në Corso Campi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 prill 2024, dhe pas një  dite në spital në gjendje të rëndë, Tale Bushi, e cila ishte  banuese prej disa vitesh në Kremonese, ndërroi jetë. Lajmi është bërë […]

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin! Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas i vrau

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin! Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas i vrau

Publikuar më 05.05.2024
Tre ditë pas vrasjes makabre të çiftit të të moshuarve në fs...

Tre ditë pas vrasjes makabre të çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit, policia ka arrestuar autorin e krimit të rëndë. Burime nga policia bëjnë me dije se pas ekzaminimit të provave biologjike nga policia shkencore është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç. Shkaku […]

Lexo më shumë

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh. Shoferi arratiset pas përplasjes së furishme

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh. Shoferi arratiset pas përplasjes së furishme

Publikuar më 03.05.2024
Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës...

Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit. Një Benz i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt. Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një çiklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, […]

Lexo më shumë

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Publikuar më 03.05.2024
Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të...

Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të Shqipërisë është akti i parë i një luftë për një kauze të drejtë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe kjo mazhorancë merr rrezikun t’i mbajë zgjedhjet pa diasporën, lufta e kësaj të fundit do të përfundojë në sallën e Gjykatës së të drejtave të njeriut […]

Lexo më shumë

Agron Shehaj e akuzoi se kishte gënjyer për aministinë, ministri Ulsi Manja e kërcënon: T’i pres veshët. Do të merret shteti me ty

Agron Shehaj e akuzoi se kishte gënjyer për aministinë, ministri Ulsi Manja e kërcënon: T’i pres veshët. Do të merret shteti me ty

Publikuar më 02.05.2024
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuve...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuvend deputetin e pavarur Agron Shehaj, duke i thënë se “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të ti pres veshët”.  Por si përshkallëzoi debati (video më poshtë)? Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë […]

Lexo më shumë

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, Gjykata e Lartë konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, Gjykata e Lartë konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Publikuar më 02.05.2024
Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur faj...

Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur fajtorë dy oficerë policie të cilët ishin të pranishëm gjatë arrestimit të Ilir Xhakjas i cili qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Në vendimin që ju vendos në dispozicion Top Channel, kolegji penal thotë se dy oficerët F. H dhe K.SH  […]

Lexo më shumë

Gjenden të pajetë të moshuarit pas telefonatës nga Athina, detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull

Gjenden të pajetë të moshuarit pas telefonatës nga Athina, detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull

Publikuar më 02.05.2024
Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave...

Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave të çiftit ka zbuluar ngjarjen tragjike në Dropull ku burrë e grua, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe u gjetën të pajetë me shenja dhune në trup. Ka qenë mbesa e Kleoniqit që u bë merak pasi dje në darkë nuk kishte folur […]

Lexo më shumë