Duke nisur nga sot hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale. Kështu, duke iu referuar shifrave, paga minimale do të shkojë nga 340 mijë lekë të vjetra, në 400 mijë lekë të vjetra. Ky vendim u lakua 1 muaj më parë kur u mor edhe vendimi nga Këshilli i Ministrave.
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha në 1 mars se kjo rritje nuk bëhet për fushatë elektorale, ndërsa shtoi se synojnë tjetër rritje.
“Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje.
Ne kemi ndërhyrë dy herë në pagën minimale, me qëllim që të minimizojmë krizën. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish me pagë minimale. Në tre vitet e ardhshme synojmë që paga minimale të mos jetë më e ulëta në rajon.
Arsyeja tjetër është se ne nuk duam t’iu shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo nuk është një politikë që bëhet për zgjedhjet”, tha ministrja 1 muaj më parë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/