
Ky është roja që u vra në Top Channel në orët e para të mëngjesit të sotme nga të shtëna me armë nga persona akoma të paidentifikuar,. Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, kapën edhe 60-vjeçarin Pal Kola i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, që pak ditë ai do të mbushte 61 vjeç.
Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore. Varfëria ekstreme e Pal Kolës, u dëshmua edhe mbrëmjen e djeshme, ku pasi vdiq e vetmja monedhë që i ra të ndjerit në tokë ishin vetëm 5 lekë.
Ai kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel. Çdo natë ai nisej nga Sharra duke ecur për kilometra të tërë deri sa të mbërrinte në punën ku gjeti vdekjen. Ai përballej gjithnjë me sfidën për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij madje sakrifikonte aq shumë sa punonte edhe gjatë festave.
Sipas fqinjëve, viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte. Djali i tij jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Pal Kola ishte me origjinë nga Puka dhe jetonte në Sharrë prej 25 vitesh.
Të shtënat me armë që i morën jetën rojës së godinës së televizionit, Pal Kola, është gjetur një mjet i djegur në Golem që kishte në brendësi dy kallashnikovë, dyshohet se aktin e kanë kryer të paktën 3 autorë të cilët janë në kërkim. Krerët e shtetit dhe politikës, gjithashtu edhe organizatat ndërkombëtare që operojnë si vende partnere në Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë dënuar aktin.
Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë. Grupi hetimor është fokusuar në dy pista, një prej tyre mund të jetë një mesazh për pronarët e Top Channel, ndërsa një tjetër pistë është edhe një mesazh kundër produksionit të Big Brother. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/