
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit Top Channel.
Si pasojë ka ndërruar jetë roja i godinës, i identifikuar me inicialet P.K, 60 vjeç, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.
Rrethanat e ngjarjes vijojnë të jenë të paqarta për autoritetet.
Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”-tha policia.
Një automjet tip “Range Rover”, me targa të vjedhura është gjetur i djegur, pas ngjarjes së rëndë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi dhe po ashtu brenda saj dy armë zjarri kallashnikovë.
Momenti i krismave është regjistruar edhe nga kamerat e Big Brother, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar se bëhet fjalë për krisma kallashnikovi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/