×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I biri rrëfen dhimbjen e Egon Gjadrit: Babai iku i trishtuar nga kjo botë, se 4 HEC-et për të cilat la jetën u shitën nga Berisha te turqit

Ervin Gjadri, pasaardhësi i familjes me emër të madh solli historinë e jashtëzakonshme të dy inxhinierëve që ndërtuan Shqipërinë, inxhinier Gjovalin Gjadri dhe të birit, Egonit, babait.

Ai tregoi në studion e Shqip, me modesti dhe krenari historinë e shkencëtarëve që krijuan veprat të cilat i mbijetuan shekullit. Gjithçka në emër të dijes dhe dashurinë për Shqipërinë. 

Ervin Gjadri tregon trishtimin e viteve të fundit e babait të tij, ndërsa hidrocentralet ku ai la jetën, iu shiten 100 të huajve, duke cenuar punën e aq shume njerëzve dhe mbi të gjitha, pavarësinë energjetike të Shqipërisë. 

Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin fillesat e karrierës së inxhinier Gjadrit dhe shitja e tyre në 2013-ën e tronditi shumë. 

Egon Gjadri

Ervini thotë se ai ishte thjesht i pafuqishem për të reaguar sepse idrocentralet Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza e Shkopeti, mbanin firmën e inxhinierit dhe një ekipi të madh. Edhe pse atëherë ishin në pronë të shtetit, Sali Berisha në ditët e fundit të qeverisë së tij, në maj 2013, ia shiti kompanisë turke “Kurum”.

Kurumi i bleu këto hidrocentrale kur ishin në gjendje pune, të saporikonstruktuara nga një kredi 22 milionë euro të BERZH që ende e paguan shteti shqiptar dhe do vijojë ta paguaje deri në 31 dhjetor 2044.

Ja si shprehet vite më pas, djali i inxhinier Gjadrit:

“Kur u shitën dy Bistricat babai pësoi një tronditje të madhe sepse aty kishte nisur karrierën e tij, kishte kujtimet më të bukura të jetës së tij. Dhe mbi te gjitha iu duk diçka absurde.

Nuk i morën asnjë mendim kur i shitën. Nuk e pyeti njeri. U shitën në maj të 2013-ës. Iu shitën firmës Kurum, Ulza, Shkopeti dhe dy Bistricat. 

Babai në atë kohës ishte i pafuqishëm. Ato ishin hidrocentrale funksionale, më tepër se funksionale, ishin të rikonstruktuara me një kredi te madhe te Berzh . Për Bistrica 1 dhe 2 janë investuar rreth 22 milionë euro.

Mendoj se këtë kredi e paguan akoma shteti shqiptar. Afati i kredisë është deri në vitin 2044. Të dyja hidrocentralet ishin në efiçencë të plotë dhe kanë qenë shumë rentabël. Prodhonin energji, jo sa Fierza apo Kaskada e Drinit, por rreth 10% të prodhimit të tyre, pra disa miliona euro në vit.

Në momentin që është nënshkruar kontrata e shit-blerjes së tyre, firma turke nuk jepte asnjë lloj shpjegimi dhe llogarie shtetit shqiptar. Sepse u shitën 100% të aksioneve. Dhe pronar i gjithë kësaj pasurie publike u bënë te huajt“- thotë djali i inxhinier Gjadrit i cili kujton në një intervistë të gjatë kohën kur një skuadër burrash të jashtëzakonshëm me kapiten Radovickën në krye, sollën drite për Shqipërinë.

Ai tregoi se pas shitjes së 2 hidrocentraleve të Bistricës, Ulzës dhe atij të Shkopetit u bënë përpjekje për të shitur edhe Kaskadën e Drinit në vitet kur Sali Berisha ishte kryeministër. Gjadri thotë se privatizimi i Kaskadës së Drinit do të ishte fundi i energjetikës shqiptare.

“U shitën vetëm hidrocentralet e Bistricës, Ulza e Shkopeti. Po të ishte shitur edhe Kaskada e Drinit, nuk e di me çfarë do të ndriçoheshim ne sot. 

Kam dëgjuar që ka pasur tentativa për të shitur edhe Kaskadën e Drinit. Babai im e dinte ketë gjë. Privatizimi i Kaskadës së Drinit do të ishte fundi i energjetikës shqiptare. Fundi i pavarësisë së Shqipërisë, për fat nuk ndodhi”, tha Ervin Gjadri

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda