
Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Thumanë.
Mësohet se një drejtuesi i automjet 34-vjeçari J.K., ka humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën Luan Dukaj 50 vjeç i cili ka qenë pasagjer në automjet.

Sakaq edhe tre persona të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek “Trauma”.
Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur edhe zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik-ndarësen.
Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç”-njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/