×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

KKT jep leje për hotele e vila në bregdet, ndërtime në Tiranë dhe PPP Thumanë-Kashar

Mbledhja më e fundit e Këshillit Kombëtar të Territorit duket se i ka dhënë një dorë të re ndërtimeve në kryeqytet për shërbime e banim dhe në bregdet për vila e hotele.

Shumica e vendimeve të miratuara kanë në fokus pikërisht projekte të kësaj natyre por në totalin e 39 pikave nuk mungojnë as leje për infrastrukturë apo objekte të lidhura me institucionet publike.

Kështu sa i takon Tiranës KKT miratoi ndër të tjera një leje ndërtimi për “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri dhe banim”, me vendndodhje në Rrugën e Barrikadave, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction – 2012” sh.p.k.

Po kështu një tjetër për bllok banimi dhe shërbime, me vendndodhje në Rrugën “Xhanfize Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Anchor Invetment” sh.p.k.

Në Bulevardin e Ri është miratuar leja e zhvillimit për strukturë shërbimi e banimi me subjekt zhvillues shoqërinë “Comfort Development” sh.p.k ka kaluar një lejë për objekt banimi dhe shërbimesh”.

Në sy bie edhe një ndryshim në lejen e zhvillimit për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Geci”sh.p.k dhe “Aner”sh.p.k.

Ndryshimet në objektin pas 15-katëshit nuk janë të qarta dhe do të duhet të zbardhet vendimi për të parë detajet.

Sakaq në bregdet janë miratuar një sërë lejesh të tjera herë zhvillimi e herë ndërtimi sipas fazës ku ndodhet projekti ndërkohë që ka edhe ndryshime në leje ekzistuese. Në total janë 13 vendime të lidhura me projekte të ndryshme kryesisht në Jug të vendit.

KKT ka kaluar një leje zhvillimi për një hotel në Nartë, një tjetër në Himarë. Po kështu në Jal u miratua leje e ndërtimit për VIP Hotel dhe në Himarë godinë shërbimi dhe banimi me “Vala rezidencë”.

Në vendimin 27 KKT miratoi leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Drymades Villas”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Golden Key” sh.p.k. Ndërsa një tjetër vendim ishte ai për një ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Strukturë hotelerie dhe shërbimi”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia – 04” sh.p.k.

Në Bashkinë Sarandë kanë kaluar gjithashtu disa vendime për objekt turistik shërbime dhe shtëpi të dyta dhe hotele.

Në infrastrukturë veçohet leja e ndërtimit për koncesionin Thumanë-Vorë-Kashar e cila së fundmi është përfshirë edhe nga përplasjet me banorët që preken nga projekti.

Vendimet e KKT datë 8.3.2023

Për shpalljen e zonës me rëndësi kombëtare në planifikim, miratimin e kufijve të zonës së mbrojtur dhe zonimit të brendshëm të Lumit Vjosa.

  1. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Mirditë.
  2. Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
  3. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Krujë, me subjekte zhvilluese Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, koncesionarin “Gener 2” sh.p.k dhe shoqërinë koncensionare “G2 Infra” sh.p.k.
  4. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan – Prrenjas – Qafë Thanë, Loti 1”, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  5. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i Infrastrukturës Aeroportuale, brenda territorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës”, me subjekt zhvillues “Tirana International Aeroport” sh.p.k.
  6. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Spitalit Psikiatrik në Qendrën Spitalori Universitare “Nënë Tereza”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalori Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
  7. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë në funksion të fakultetit të Infermierisë pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan”, me subjekt zhvillues Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
  8. Leje Zhvillimi për objektin: “Kampusi i ri i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të AFA, Batalioni i Mbështetjes, Rrapi i Treshit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.
  9. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i godinës shumëfunksionale për ambiente pune, mësimi, trajnimi dhe ndihmëse”, për Akademinë e Forcave të Armatosura, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.
  10. Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë 1 Kat në objektin ekzistues 2 kat dhe Rikonstruksion të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier.
  11. Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë 1 Kat në objektin ekzistues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
  12. Leje Zhvillimi për objektin: “Park fotovoltaik 50 MË”, me vendndodhje në Sheq, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Solar System” sh.p.k.
  13. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri dhe banim”, me vendndodhje në Rrugën e Barikadave, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction – 2012” sh.p.k.
  14. Leje Ndërtimi për objektin: “Bllok banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën “Xhanfize Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Anchor Invetment” sh.p.k.
  15. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi e banimi”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana-2 Konstruksion” sh.p.k.
  16. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh”, me vendndodhje në Rrugën “Emin Duraku”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Comfort Development” sh.p.k.
  17. Për një ndryshim në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Geci”sh.p.k dhe “Aner”sh.p.k.
  18. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë hotelerie”, me vendndodhje në Nartë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues Z. Harallambo Konomi.
  19. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Shërbimi Hotel” me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ëhite Roads Hotel” sh.p.k.
  20. Për shfuqizimin e Lejes së Zhvillimit për objektin: “Ndarje strukturore të nën njësive HI.UB.3.1200, HI.UB.3.1199, HI.UB.3.1191, HI.UB.3.169 dhe HI.B.239 të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë”.
  21. Leje Zhvillimi për objektin: “Resorti rezidencial dhe turistik “SEASIDE”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Construction” sh.p.k.
  22. Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 26, datë 16.10.2017 “Për miratim Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik, hoteleri dhe shërbime, me vendndodhje ne Jale, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k.
  23. Leje Ndërtimi për objektin: “Vip Hotel”, me vendndodhje në Jal, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Viki” sh.p.k dhe “ECË” sh.p.k.
  24. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi “Vala Residence”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me subjekt zhvillues Z. Panajot Kallushi.
  25. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë anësore për godinën 8 kate me 1 kat nëntokë, me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Potam, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Z. Thanas Rapo, Znj. Besarta Dika dhe Z. Sokol Tusha.
  26. Leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Drymades Villas”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Golden Key” sh.p.k.
  27. Për një ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Strukturë hotelerie dhe shërbimi”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia – 04” sh.p.k.
  28. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi 1 kat, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Avenir Demi.
  29. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt me shërbime turistike dhe shtëpi të dyta” në rrugën Guri Nazifi, me vendndodhje Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues “Harper Sea Investment” sh.p.k.
  30. Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Z. Edmond Obzova.
  31. Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Z. Artur Memsuri.
  32. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Gastra, me vendndodhje në përroin e Pashtreshit, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ab-01 Energji” sh.p.k
  33. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim-Operim-Transferim (BOT), Hidrocentrali Gojan”, me vendndodhje në Bashkinë Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “M.C Energji Gojan” sh.p.k.
  34. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Faqekuq 3, në lumin e Kapinova, Bashkia Skrapar, Qarku Berat”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mer Energji” sh.p.k, “Destaxhei” sh.p.k dhe “Faqekuqi 3” sh.p.k.
  35. Leje Ndërtimi për objektin: “2 godina shërbimi me 1 dhe 2 kate mbitokë, vend parkimi, vënd roje, kabinë elektrike dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Group” sh.a.
  36. Për miratimin e lejes për shtyrje afati të punimeve për objektin: “Rikonstruksion me ndryshim funksioni i piramidës së Tiranës, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
  37. Për shfuqizimin e Vendimit Nr. 18, datë 02.02.2018 “Për delegimin e kompetencave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për sistemet fotovoltaike deri në 2 MW, që nuk janë objekt koncesioni”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda