Ndoshta nuk do të këtë efektet e falimentimit të Lehman Brothers në vitin 2008, por stuhia mbi një nga bankat më të njohura nga kompanitë teknologjike amerikane po përgatit një tjetër stuhi ekonomike në Shtetet e Bashkuara.
Në një komunikatë të përbashkët, sekretaria e Thesarit Janet Yellen, së bashku me kreun e Federal Reserve Powell kanë deklaruar se qeveria amerikane do të mbulojë të gjithë depozitat e bankës Silicon Valley, si dhe të Signature Bank, e cila njoftoi edhe ajo falimentimin në të njëjtën ditë.
Ligji parashikon sigurimin e depozitave deri në 250 mijë dollarë, por kjo do të ishte e pamjaftueshme për klientët e SVP, kryesisht pronarë sipërmarrjesh dhe startupe që pa aksesin në paratë e llogarive mund të falimentonin në pak kohë.
Yellen deklaroi se sistemi bankar amerikan “është i shëndoshë, i sigurt dhe do të rezistojë”.
Pasojat po shihen me kalimin e orëve. Një kompani lodrash si Camp ka filluar të aplikojë 40% ulje për çdo blerje, në mënyrë që të mos jetë e varur nga fondet e saj të bllokuara në SVP.
Ndërkohë, kolosi Hsbc ka njoftuar blerjen simbolike prej një sterline, të degës britanike të SVP, e cila ka depozita deri në 6.7 miliard sterlina. Pikërisht në Europë sinjalet për SVP por edhe për sektorin bankar në përgjithësi nuk janë të mira, dhe dëshmohen nga rënie e titujve në gjithë kontinentin .
Pas SVB dhe Signature Bank, kjo e fundit me depozita që kalojnë 82 miliardë dollarët dhe më shumë se 1800 punonjës, tregjet ndërkombëtare vejnë në mënyrë cinike bast mbi një tjetër instituti amerikan, First Republic Bank, sipërmarrje me më shumë se 6 mijë të punësuar dhe asete për 181 miliardë dollarë, edhe pse krerët e kësaj banke kanë siguruar nga institucione shtetërore dhe private rreth 70 miliardë dollarë që mund të mjaftojnë për të pasur likuiditet dhe për të kaluar “stuhinë”.
Rregullatorët financiarë mbyllën të premten Bankën Silicon Valley dhe morën kontrollin e depozitave të saj. Ky është konsideruar dështimi më i madh i bankës amerikane që nga kriza financiare globale, më shumë se një dekadë më parë.
Huadhënësi për gjigantët e teknologjisë është vënë tashmë nën kontrollin e Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave të SHBA-së.
FDIC po vepron si një marrës, që zakonisht do të thotë se do të likuidojë asetet e bankës për të paguar klientët e saj, duke përfshirë depozituesit dhe kreditorët. FDIC është një agjenci e pavarur qeveritare që siguron depozitat bankare dhe mbikëqyr institucionet financiare.
Hera e fundit që një bankë amerikane e kësaj madhësie është mbyllur ishte në 2008 kur u mbyll Washington Mutual, që kishte 307 miliardë dollarë aktive.
Ky faliment sjell me vete një klimë pasigurie në të gjithë sektorin bankar, duke sjellë frikë edhe në tregjet europiane dhe duke vënë në vështirësi tregjet e aksioneve në mbarë botën.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/