
Vëllezërit Morel dhe Enkel Kërtalli, të shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka janë arrestuar nga autoritetet spanjolle dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë.
I pari që u ekstradua ishte Enkel Kërtalli, 37 vjeç, më 13 dhjetor.
Ditën e sotme, 18 dhjetor, Interpol njoftoi se është arrestuar dhe ekstraduar edhe vëllai i tij, Morel Kërtalli, 41 vjeç.
Më 23 gusht 2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak”, në afërsi të Komunës Xhafzotaj dy vëllezërit qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , i cili drejtohej nga biznesmeni Dashamir Gjoka. Ky i fundit arriti t’i shpëtonte plumbave. Në momentin e atentatit ai ndodhej së bashku me fëmijët në makinë.
Kush është Dashamir Gjoka
Dashamir Gjoka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ndaj tij është e hapur një çështje për pastrim parash. Ndaj tij filloi një hetimin pasuror, pas dyshimeve se Gjoka i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.
Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij.
Dy vëllezërit Kërtalli u arrestuan në Spanjë pas 5 vitesh arrati.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply