×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqipëria nën monitorim nga BE për “mosbashkëpunim fiskal”

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vendosën të martën të riklasifikojnë Shqipërinë si pjesë e një liste me 18 vende të cilat duhet të “përmirësojnë qeverisjen e mirë fiskale”, si pjesë e luftës kundër parajsave fiskale, një goditje tjetër për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili këmbëngul prej kohësh në planet e tij për të bërë amnisti fiskale në Shqipëri.

Vendimi [link njoftimi] thotë se lista me 18 vende, ku përfshihet Shqipëria “bazohet në angazhimet që ata kanë marrë për të përmirësuar qeverisjen e mirë fiskale,” ndërsa shton se “BE do të monitorojë nga afër këto angazhime që të sigurohet që ato do të zbatohen.”

Shqipëria u hoq nga lista e vendeve nën monitorim në vitin 2019 për t’i rikthyer në vitin 2023. Shkaqet konkrete të rikthimit të monitorimit nuk jepen, por lista përfshin vendet që sipas BE-së, dështojnë në transparencën fiskale, taksimin e ndershëm dhe që nuk respektojnë standardet minimale të bashkëpunimit me BE-në. Rikthimi në listë nuk ka lidhje me planet për amnisti fiskale por ka të bëjë me ligjet fiskale aktualisht në fuqi në Shqipëri.

Drejt një parajse fiskale?

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian filluan të luftojnë fenomenin e parajsave fiskale në vitin 2016 me një zyrë të Komisionit Evropian të ngarkuar për të identifikuar shtetet, të cilat efektivisht kërkojnë të përfitojnë të ardhura duke lejuar kompanitë e vendeve të tjera të shmangin detyrimet fiskale në vendet ku operojnë. Gjashtëmbëdhjetë shtete, të tilla si American Samoa, Anguila, Bahamas, Rusia apo Ishujt Virgjin Britanikë, janë në listën e zezë të BE-së për shkak se kanë refuzuar të ndërveprojnë me Bashkimin Evropian në përpjekjet e Brukselit për të krijuar një sistem të drejtë taksimi ndërkombëtar. Tetëmbëdhjetë shtete të tjera, ku përfshihet Shqipëria, Turqia, Izraeli dhe të tjera, janë në listën gri, vende të cilat panë pranuar të bashkëveprojnë me Brukselin por në legjislacionet e tyre ka vrima të cilat korporatat ndërkombëtare mund t’i shfrytëzojnë për të shmangur detyrimet fiskale normale. Pjesa tjetër e vendeve të botës është në listën e bardhë.

Shqipëria ka aktualisht disa ligje të tilla që mundësojnë që kompanitë e huaja të paguajnë normë të reduktuar tatimi mbi fitimin, të tilla si përjashtimi nga tatimi mbi fitimin për hotelet me pesë yje apo tarifë e reduktuar për “bizneset e informatikës”, gjë që supozohet se do të nxisë ekonominë por që në fakt, është në përfitim të një numri minimal biznesmenësh.

Shqipëria ka qenë përgjatë viteve viktimë e fenomenit të transferimit të fitimeve, ku kompani të ndryshme shumëkombëshe kanë arritur me sukses të trasferojnë fitimet e realizuara në Shqipëri në kompanitë motra apo nëna në parajsa të ndryshme fiskale me qëllim që të mos paguanin tatim fitimi në Shqipëri. Një ligj i vitit 2016 supozohej se do të ndihmonte të luftonte këtë fenomen, por të dhënat e administratës fiskale nuk tregojnë nëse ligji është zbatuar ndonjëherë.

Ndërkohë, planet e qeverisë aktuale për një amnisti fiskale, për të cilën qeveria e kryeministrit Edi Rama këmbëngul se janë ende në fuqi pavarësisht kundërshtive të prera të Komisionit Evropian, rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë jo vetëm në një parajsë fiskale, por edhe në parajsë të krimit të organizuar ndërkombëtar. Qeveria ka tentuar të miratojë një ligj të tillë dy herë dhe të dyja herët është tërhequr në çastin e fundit nga presionet ndërkombëtare. Ajo thotë se do ta tentojë sërish më vonë këtë vit. /BIRN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t: Yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të BE-së

Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t: Yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të BE-së

Publikuar më 11.04.2025
Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka d...

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve se si është konceptuar kjo fushatë elektorale. Në lidhje me fushatën ai tha se kundërshtarët janë pas PS, ndërsa shtoi se ai dhe partia e tij ka rrugët dhe objektivat e veta. Për Ramën beteja […]

Lexo më shumë

Veliaj reagon pas dy muajve në qeli: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk. I izoluar pa akuzë prej një anonimi që s’ekziston

Veliaj reagon pas dy muajve në qeli: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk. I izoluar pa akuzë prej një anonimi që s’ekziston

Publikuar më 10.04.2025
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në ditën që shënon dy muaj nga ndalimi i tij me urdhër të SPAK, ndërsa arrestimi u la në fuqi edhe nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm. Ai thekson se është mbajtur i izoluar pa akuzë konkrete, duke nënvizuar se nuk […]

Lexo më shumë

“Si mund t’i shkoni pas një të roituri?” Rama: Më 11 maj mund të marrim mbi 77 mandate, rezultatin do ta shkruaj në Kuç

“Si mund t’i shkoni pas një të roituri?” Rama: Më 11 maj mund të marrim mbi 77 mandate, rezultatin do ta shkruaj në Kuç

Publikuar më 10.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se Partia Socialis...

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 majit, madje se do të marrë më shumë se 77 mandate. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rubrikën “Sy me sy” në Facebook, Rama theksoi se rezultatin do ta shpallë nga Kuçi, ashtu si në vitin 2021. Ai […]

Lexo më shumë

“Keni 12 vite në pushtet dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj atë që them dhe them atë që bëj!

“Keni 12 vite në pushtet dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj atë që them dhe them atë që bëj!

Publikuar më 09.04.2025
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekë...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook. Një ndër komentet adresuar kryeministri ishte: “ Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe premtoni njëlloj si bufi”. Rama iu përgjigj duke i thënë se ai nuk premton si opozita, por se ai bën atë që thotë dhe […]

Lexo më shumë

“S’ka inflacion, nafta dhe interesat janë ulur”, Trump bën “bilancin” e tarifave dhe premton: Nëse Kina nuk tërheq deri të martën tarifën 34%, SHBA do të vendosë një tarifë shtesë 50%

“S’ka inflacion, nafta dhe interesat janë ulur”, Trump bën “bilancin” e tarifave dhe premton: Nëse Kina nuk tërheq deri të martën tarifën 34%, SHBA do të vendosë një tarifë shtesë 50%

Publikuar më 07.04.2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën X pas rritjes së tarifave ndaj Shteteve të Bashkuara nga disa shtete, përfshirë Kinën, që ka shtuar me 34% tarifat e saj tregtare ndaj mallrave amerikane. Në një mesazh të gjatë, Trump theksoi se pavarësisht kësaj, ekonomia amerikane është në pozita të forta: “Çmimet e naftës […]

Lexo më shumë

Hakerimi i dosjeve në SPAK, Fatmir Xhafa: Akuzat publike ndaj meje janë të sajuara nga çorba e vjetër

Hakerimi i dosjeve në SPAK, Fatmir Xhafa: Akuzat publike ndaj meje janë të sajuara nga çorba e vjetër

Publikuar më 07.04.2025
Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka përgënjeshtru...

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka përgënjeshtruar akuzat që e bëjnë përgjegjës për ndërhyrjet në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Drejtuesi i Komisionit të Posaçëm Anti-Korrupsion, i cilëson akuzat fushatë të orkestruar sulmesh që synojnë të përbaltin figurën e tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhafa tha se akuzat ‘për gjoja kontroll […]

Lexo më shumë

U vra nga ish i dashuri filipinas, Ilaria Sula përcillet në banesën e fundit, mbi 3 mijë qytetarë të Ternit i japin lamtumirën vajzës shqiptare

U vra nga ish i dashuri filipinas, Ilaria Sula përcillet në banesën e fundit, mbi 3 mijë qytetarë të Ternit i japin lamtumirën vajzës shqiptare

Publikuar më 07.04.2025
Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vr...

Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vra në mënyrë brutale nga ish-i dashuri i saj, Mark Anthony Samson, mbërriti sot në banesën e familjes në Viale dello Stadio, Terni, ku u zhvillua edhe ceremonia mortore. Pamjet e publikuara nga agjencia ANSA tregonin një atmosferë të rëndë jashtë shtëpisë së saj, ku […]

Lexo më shumë

Rama i përgjigjet komentuesit se nuk ka më fëmijë: 238 mijë nxënës marrin libra falas. Kemi investuar në shkolla të reja, laboratorë inteligjentë dhe dyfishim të pagës së mësuesve

Rama i përgjigjet komentuesit se nuk ka më fëmijë: 238 mijë nxënës marrin libra falas. Kemi investuar në shkolla të reja, laboratorë inteligjentë dhe dyfishim të pagës së mësuesve

Publikuar më 04.04.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” ka për...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” ka përzgjedhur një prej komenteve në lidhje me mungesën e fëmijëve në shkolla. Rama tha në përgjigjen e tij se në kohën kur PS erdhi në pushtet, mbështetja për arsimin ishte zero, por sot janë 238 mijë nxënës që marrin libra falas, ndërsa paga e mësuesve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda