Natën e kaluar në repartin e terapisë intensive në spitalin “Bufalini” në Cesena për Alberto Zaccheroni. Ish-trajneri italian është shtruar me urgjencë në spital dje në mbrëmje, pasi përplasi dhunshëm kokën në tokë pas një rrëzimi. Gjendja e ish-trajnerit, kampion i Italisë në krye të Milanit në sezonin 1998-1999, konsiderohet e rëndë. Pavarësisht kësaj, Zaccheroni ka qenë gjithmonë i qartë dhe i ndërgjegjshëm. Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur. Në kuptimin, nëse rënia që i shkaktoi përplasjen e kokës është shkaktuar nga një sëmundje e mëparshme.
Zaccheroni, 69 vjeç, u gjet në dysheme pranë një shkalle të brendshme në shtëpinë e tij nga familja e tij. Ata menjëherë thirrën për ndihmë. Në orët në vijim duhet të ketë më shumë informacione për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, shumë mesazhe afërsie kanë mbërritur nga bota e futbollit.
Gjatë karrierës së tij, Zaccheroni, udhëhoqi Milanin për të fituar kampionatin. Përvec kësaj, ka trajnuar edhe Venecia, Bolonja, Udinese, Lazio, Inter, Torino dhe Juventus. Me kombëtare, Zac ka eksperiencën me Japoninë, që e udhëhoqi në triumfin e Kupës së Azisë në 2011.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/