Një 35-vjeçar vu në pranga të Policisë pasi tentoi të kalonte në kufi një shumë parash të padeklaruara. Ai i kishte fshehur paratë në autobusin që drejtonte, ndërsa sipas policisë shumën monetare prej 48 mijë eurosh dyshohet se do t’i dërgonte në një prej vendeve të Bashkimit Evropian. Policia thotë se është proceduar peroni të cilit iu kap kjo shumë monetare e padeklaruar në pikën e kalimit kufitar në Muriqan.
Njoftimi i Policisë:
Transportonte drejt një vendi të BE-së, një shumë të madhe parash që e kishte fshehur në autobusin që drejtonte, procedohet penalisht 35-vjeçari. Sekuestrohet shuma 48 100 euro, që ky shtetas nuk e deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVKM Shkodër, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar autobusin e një linje transporti ndërkombëtar, me drejtues shtetasin R. A.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur 48 100 euro, të cilat drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., i kishte fshehur në një çantë, me qëllim që të mos i deklaronte sipas përcaktimeve ligjore. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 35 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/