×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ish-zv.kryeprokurori Fatos Dervishi mbron Edi Ramën: S’ka asnjë vepër penale apo akuzë ndaj tij, mund të jenë përdorur dëshmitë e Nezës dhe Duçkës për Charles McGonigal

Ish-zv.prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Fatos Dervishi thotë se deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë veprim të kundërligjshëm të kryeministrit Rama, për takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal. Ai është pyetur në “Opinion” se përse është akuzuar vetëm McGonigal dhe jo dy shqiptarët e tjerë të përmendur në dosje, Agron Neza dhe Dorian Duçka. Sipas Dervishit, këta dy persona mund të jenë në një marrëveshje me hetuesit që të përdoren si dëshmitarë në gjyq.

Fatos Dervishi

A implikohet Rama penalisht nga fakti që ka njohur McGonigal?

Fatos Dervishi: Njohja që mund të kesh me njerëz të tjerë, nuk përbën vepër penale për sa kohë që personalisht nuk tërhiqesh në aktivitet që ti e di që nga natyra janë aktivitet i kundërligjshëm.

Në këtë rast kryeministri është takuar me McGonigal gjatë vizitave të këtij të fundit në Tiranë ose të kryeministrit në Nju Jork. Këto takime nuk mund të konsiderohen veprime të kundërligjshme. 

Ajo që mund të komplikojë situatën, është nëse Prokuroritë Federale në të dy distriktet të kenë informacione që palët (pra kryeministri, McGonigal, Personi A dhe Personi B) të kenë hyrë në marrëveshje që McGonigal të krijonte dosje apo të lançonte investigime për llogari të kryeministrit apo partisë që ai drejton. 

Por kjo ngelet në kuadrin e akuzave që McGonigal i atribuohen në këtë moment. Por duke lexuar instrumentin me akuza ndaj McGonigal del se Personi A dhe Personi B kanë dhe informacione të detajuara për të gjithë periudhën që bëhet fjalë.

Përse Prokuroria nuk ka ngritur akt-akuzë ndaj Duçkës dhe Nezës, por vetëm ndaj McGonigal?

Fatos Dervishi: Bazuar në Criminal Complaint që është dorëzuar nga Prokurori Federal i Columbia Disctrict me DC, pasi juria e madhe në fshehtësi, pasi ka dëgjuar US Attorney, ka vendosur që të akuzojë z.McGonigal me një sërë akuzash që lidhen me aktivitete që janë konsideruar kriminale në natyrë si gjatë kohës që ishte në detyrë si FBI Special Agent për kundërzbulimin, por edhe pas lënies së detyrës. 

Kësaj pyetje vetëm US Attorney mund t’i japë përgjigje, qoftë ai i Southern Disctrict of NY ose ai në Disctrict of Columbia, se pse nuk kanë ngritur akuzë ndaj Personit A dhe Personit B. Me çfarë unë shikoj për momentin Prokurorët Federalë mund t’i kenë përdorur dëshmitë e Personit A dhe Personit B për të konsoliduar akuzat e ngritura nga juritë në të dy distriktet.

Ndoshta kanë hyrë në një marrëveshje me Personin A dhe Personin B që në këtë rast t’i përdorin si dëshmitarë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet kundër McGonigal. Po ashtu mund të ekzistojnë të dhëna të tjera që përbëjnë sekret për momentin që nuk duhet publikuar apo të futen në Criminal Complaint apo Indictment Documents që çelen përpara Federal Judge. TV KLAN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda