×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha vazhdon me akuzat ndaj Ramës: Qeveria bleu votat me skemat e bujqësisë, ja si u përdor fondi prej 250 milionë eurosh për zgjedhjet e 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, të cilat ai i ka cilësuar farsë elektorale.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se bleu votat e qytetarëve me skemat e bujqësisë.

“Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës.
Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë. Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët”, tha kreu i PD.

Berisha u ndal te fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit. Kryedemokrati tha se skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025.

Por sipas Kodit zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.

“Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit. Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025. Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.
Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë.

Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 përqind të principalit të kredisë. Faktikisht pra është një blerje masive votash.
Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR.

Takimi me Këshillin e Agrobiznesit, përsëri me të njëjtit persona. Me 7 mars, takim me Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, përsëri të njëjtit persona.
Me 10 mars, takim me Bashkimin e Prodhuesve, pjesëmarrës të njëjtit persona”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës.
Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë.

Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët.

Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota.
Vazhdojmë.

Si u blenë votat me skemat në bujqësi?
1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi.
2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi.
Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 përqind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të.

Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit. Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025. Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.
Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë.

Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 përqind të principalit të kredisë. Faktikisht pra është një blerje masive votash.
Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR.

Takimi me Këshillin e Agrobiznesit, përsëri me të njëjtit persona. Me 7 mars, takim me Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, përsëri të njëjtit persona.
Me 10 mars, takim me Bashkimin e Prodhuesve, pjesëmarrës të njëjtit persona.

Me 11 mars, vazhdon pra fushata e paraqitjes në kundërshtim me ligjin të shpërndarjes së garancisë sovrane për kredi.
Me 13 mars, kjo tryezë spostohet në Malësinë e Madhe.
Me 18 mars, takim me të rinjtë e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë, Bora Muzhaqi dhe Anila Denaj.
Me 20 mars, takim në AZHBR.
Në prill, takim në Cërrik me letrat e indulgjencës për të blerë vota.
Vazhdon në mars, takim në Kurbin. Anila Denaj, garancinë sovrane e shndërron në flamurin e fushatës së saj elektorale.
Tani del edhe Paketa e Maleve.
Në Vishaj, në Zall Herr vazhdon fushata me 200 milionë garancinë sovrane.
Vazhdon fushata në Ibën e Poshtme, në Çekrezë, në Pukë, Pinar.
Me projektet qeveritare në bujqësi bëhet fushatë.
Vazhdon në Goriçan në Berat.
Pra, siç e shihni, me skemën e garancisë sovrane, në kundërshtim flagrante me ligjin, me kodin, Edi Rama dhe ministrat e tij qarkuan Shqipërinë për të blerë vota.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

SPAK jep pretencën, kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

SPAK jep pretencën, kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

Publikuar më 15.07.2025
Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish- kryetarin e Bash...

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish- kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe ish-drejtorin Vasillaq Strakosha. Burime për News 24 bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për Jorgo Goron, të cilat do të konvertohet në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë  për Vasillaq […]

Lexo më shumë

Adoleshentja qëlloi veten me plumb, 17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armën e gjyshit pas dhunës së ushtruar nga babai, familjarët fshehin pistoletën

Adoleshentja qëlloi veten me plumb, 17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armën e gjyshit pas dhunës së ushtruar nga babai, familjarët fshehin pistoletën

Publikuar më 15.07.2025
Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme (14...

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme (14 Korrik) në lagjen Kushtrimi të Vlorës, ku një 17-vjeçare qëlloi veten me plumb dyshohet pas një konflikti familjar. Sipas uniformave blu, adoleshentja ka tentuar t’i japë fund jetës pasi është dhunuar nga babai i saj, 43 vjeçari me iniciale S. S., i cili u vendos në […]

Lexo më shumë

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Publikuar më 14.07.2025
Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e...

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë se do ta padisë ish-presidentin në gjykatë për shpifje. Në një postim në Facebook, ai i cilëson shpifje deklaratat e ish-kreut të shtetit, i cili tha se toka […]

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Publikuar më 14.07.2025
Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë...

Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama pohoi se çdo godinë do të rrafshohet. Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e 11 majit për Tiranën, Rama tha se ky nuk është një aksion por reformë që do të vijojë gjatë. Kërkoi sërish […]

Lexo më shumë

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Publikuar më 11.07.2025
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizitu...

Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të […]

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Publikuar më 11.07.2025
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Dur...

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Durrës, ka dhënë ultimatum që të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë. “Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative […]

Lexo më shumë

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

Publikuar më 10.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin so...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. “U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të […]

Lexo më shumë

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Publikuar më 10.07.2025
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhje...

Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda