
Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

“Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji pas daljes nga Gjykata.
Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pasi prokurori i çështjes dha dakordësinë.
Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin.
Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.
Avokat i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Fierit e cila vendosi lirimin e demokratit nga qelia pas më shumë se nëntë muajsh.
Braho konfirmoi vendimin e Gjykatës së Fierit, ndërsa shtoi se kërkesa e Salianjit u pranua pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier, Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit.
“Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kërkesën e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht”, tha Ledio Braho.
Ervin Salianji pas daljes nga gjykata, foli shkurtimisht për medait, ku tha: “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”.
Më pas, i shoqëruar nga efektivët, iu drejtua furgonit të policisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/