
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore.
Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje të qartë dhe nuhatje politike.
“Jam i bindur se Berisha me këtë rinumërim i bëri një sfidë në heshtje atyre që pretendonin se u janë marrë votat, por edhe atyre që kanë lobime brenda PD. Ai e ka të qartë kush janë personat që lëvizin fijet në parti,” u shpreh Sula.
Ai zbuloi se, sipas bisedave me kolegët e tij, brenda Partisë Demokratike janë formuar tre grupe: grupi i Gazment Bardhit, grupi i atyre që kanë qenë tradicionalisht me zotin Berisha dhe një grup i tretë i të rinjve që tashmë ka një bazë të konsiderueshme votash.
Sula theksoi gjithashtu se në PD ka edhe figura të cilat nuk kanë pasur kurrë ambicie për të dalë kundër Berishës, ndërsa nënvizoi se jo të gjithë elementët brenda partisë angazhohen në prapaskena.
“Ka elementë brenda PD-së që nuk bëjnë kulisa. Kjo është e vërteta,”- tha deputeti i PD-së.
Sula deklaroi se është përballur me qasje intimidimi dhe tentativa për t’i “prerë kokën” në kulmin e karrierës së tij politike.
“Ndaj meje ka pasur sjellje apo qasje, apo intimidim, ose mënyra për të më frenuar, por unë kam përdorur një shprehje me njerëzit lart në PD: Unë jam person që edhe në jetën e përditshme nuk i shkel vijat e kuqe. Çfarë kam parë, çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam folur brenda ambienteve të PD-së dhe me individë të lartë të PD-së, nuk jam nga ata që e nxjerr në pazar gjënë,” tha Sula.
Megjithatë, deputeti demokrat theksoi se nuk do të qëndrojë i heshtur kur bëhet fjalë për të vërtetën dhe për të pastruar plagët brenda partisë. “Por nga pikëpamja politike do t’iu qis ujët e zi për respekt të demokratëve, në respekt të integritetit tim dhe të familjes sime, të cilët ju që jeni lart në PD deshët të shkatërronit karrierën time politike dhe që e arritët duke më prerë kokën në kulmin tim të karrierës,” deklaroi ai.
Sula shtoi se nuk e bën këtë për hakmarrje, por për të ndihmuar në shërimin e plagëve që po e mbysin Partinë Demokratike. “Kjo nuk është çështje hakmarrjeje absolutisht, por sa të kem frymë unë do të luftoj që të shëroj ato plagë,” tha ai.
Deputeti tha se nuk ka frikë të përballet me të vërtetën: “I kam thënë se nuk kam frikë, jo se jam me muskuj, por kam trimërinë e së vërtetës.”
Sula u shpreh se Partia Demokratike rrezikon të dështojë sërish nëse nuk reformohet dhe nuk reflekton mbi gabimet e veta. “Do të ishte çmenduri dhe tradhti ndaj demokratëve, një gabim i përsëritur disa herë. Nëse ndjek të njëjtën rrugë dhe ke të njëjtin përfundim, atëherë je budalla. Nëse vazhdojmë duke thënë na i vodhi, na i mori, na i bleu dhe nuk shikon veten tënde për t’u riformatuar, rezultati do të jetë po i njëjti në fund,” tha ai.
Ai kritikoi ashpër listat e kandidatëve të PD-së, duke bërë një krahasim me Partinë Socialiste: “Listat e PD-së në 2013, 2017 dhe 2021 kanë qenë më të mira se të PS-së. PS kishte të fortë, gangsterë, për të cilët u bë ligji i dekriminalizimit dhe disa janë sot në burgje. PS në 2025 i pastroi listat nga gangsterët, ndërsa PD-ja vuri galloshat në listë të sigurt, njerëz që nuk kanë vota dhe që u provuan në 2021, ndërsa ata që kishin vota u lanë në lista të hapura.”
Sipas tij, edhe ai vetë duhej të ishte pjesë e listave të hapura: “Edhe unë dhe të gjithë të tjerët duhet të ishim në lista të hapura,” tha deputeti demokrat.
Sula deklaroi se është përballur me qasje intimidimi dhe tentativa për t’i “prerë kokën” në kulmin e karrierës së tij politike.
“Ndaj meje ka pasur sjellje apo qasje, apo intimidim, ose mënyra për të më frenuar, por unë kam përdorur një shprehje me njerëzit lart në PD: Unë jam person që edhe në jetën e përditshme nuk i shkel vijat e kuqe. Çfarë kam parë, çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam folur brenda ambienteve të PD-së dhe me individë të lartë të PD-së, nuk jam nga ata që e nxjerr në pazar gjënë,” tha Sula në Off The Record.
Megjithatë, deputeti demokrat theksoi se nuk do të qëndrojë i heshtur kur bëhet fjalë për të vërtetën dhe për të pastruar plagët brenda partisë. “Por nga pikëpamja politike do t’iu qis ujët e zi për respekt të demokratëve, në respekt të integritetit tim dhe të familjes sime, të cilët ju që jeni lart në PD deshët të shkatërronit karrierën time politike dhe që e arritët duke më prerë kokën në kulmin tim të karrierës,” deklaroi ai.
Sula shtoi se nuk e bën këtë për hakmarrje, por për të ndihmuar në shërimin e plagëve që po e mbysin Partinë Demokratike. “Kjo nuk është çështje hakmarrjeje absolutisht, por sa të kem frymë unë do të luftoj që të shëroj ato plagë,” tha ai.
Deputeti tha se nuk ka frikë të përballet me të vërtetën: “I kam thënë se nuk kam frikë, jo se jam me muskuj, por kam trimërinë e së vërtetës.”
Sula, ka folur me tone të larta dhe plot zhgënjim për mënyrën se si u trajtua nga drejtuesit e PD-së gjatë zgjedhjeve të fundit.
Sipas tij, pavarësisht se kishte premtuar se do të sillte mbi 15 mijë vota, nuk u mor parasysh nga lidershipi dhe u la jashtë çdo mundësie për të qenë pjesë e listave të hapura. “Të të përzënë nga shtëpia në një vend ku nuk të dëgjojnë, nuk të pranojnë, s’je i dëshiruar. Nuk më qasnin në asnjë vend, ku të shkoja unë?! Demokratët u zhgënjyen. Kjo u kthye në boomerang, telefonata e mesazhe pafund,” tha ai.
Deputeti tregoi se ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, nuk ka dalë fare nga shtëpia për të mos ndikuar te demokratët. “Unë kam qëndruar vetëm rreth familjes sime, shtëpisë sime, pa dalë një orë. I kam sfiduar nga zoti Berisha, zoti Noka: nëse gjeni një telefonatë të vetme që unë kam telefonuar një demokrat”, u shpreh Sula.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/