
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet.
Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” dhe “ndëshkon njerëzit gabimisht”, duke iu referuar shkarkimit të komandantit të Gardës pas një episodi spitalor të kryeministrit.
“Është e vërtetë, por unë jam transparent. Nuk bëj si ai tjetri që të shkarkojë Komandantin e Gardës pse infermieret nxjerrin lajmin. Unë një ditë po pata problem shëndetësor, unë njoftoj publikun. Kisha një gjendje virale e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Kjo është”, tha Berisha.
Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat: Është e vërtetë, por unë jam transparent. Nuk bëj si ai tjetri që të shkarkojë Komandantin e Gardës pse infermieret nxjerrin lajmin. Unë një ditë po pata problem shëndetësor, unë njoftoj publikun. Kisha një gjendje virale e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Kjo është.
Pra edhe njëherë. Dy standarde. U shkarkua Komandanti i Gardës, në fakt në transparencë është për këtë, por thelbi i shkarkimit të këtij është bota e krimit. Do ta merrni vesh shpejt.
Po bëhet një investigim. Por ai u shkarkua pikërisht të nesërmen e disa procedurave spitalore, në të cilat nuk pati asnjë test serioz për ato që duhet të kishte”- tha Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat deklaroi se rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve, të cilët po mbështeten nga PD, megjithëse kjo nuk është kërkesa kryesore e partisë. Ai shtoi se Partia Demokratike fokusohet kryesisht te legjitimiteti i zgjedhjeve dhe se kamerat kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur manipulime, për të cilat përdori edhe termin “treni bullgar”.
Berisha theksoi se vota, sipas PD-së, “ka vdekur pa hyrë në kuti” dhe se partia kërkon plotësimin e kërkesave të kandidatëve që kanë pretendime, duke mbështetur me forcë transparencën në proces.
Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat:
“Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve dhe ata janë mbështetur nga PD. Nuk është kërkesë primare e Partisë Demokratike. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve. Kamerat kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur “trenin bullgar”, kanë zbuluar aktet më të shëmtuara që damkosin farsën elektorale. PD kërkon që të plotësohen kërkesat e kandidatëve tanë, që kanë pretendimet e tyre dhe ne mbështesim patjetër transparencën. Për PD, vota ka vdekur pa hyrë në kuti”- tha kreu i PD-së.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot se nesër do të bëjë publik një tjetër “lajm të rëndësishëm”, në kuadër të asaj që ai e quan si zbardhjen e manipulimeve të mëdha në zgjedhjet e 11 majit nga ana e mazhorancës.
Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit për përdorimin e dy metodave të njohura për manipulimin e votave. E para, ajo që njihet si “treni bullgar” – një teknikë e vjetër që përfshin blerjen dhe rotacionin e votës – dhe e dyta, një skemë që, sipas tij, ngjan me modelin e përdorur në Rusi nga presidenti Vladimir Putin, ku fletët e votimit u jepen më herët qytetarëve, të cilët më pas paraqiten në qendrat e votimit me to në xhep.
Berisha: Nesër lajm edhe më të veçantë. PD nuk lë akt dhe përpjekje pa bërë për t’u faktuar shqiptarëve se çfarë dhunimi të turpshëm bëri Rama votës së tyre. Se çfarë shkelemi dhe poshtërimi bëri ai mbi votën e tyre. Treni bullgar është mekanizëm universal. Dy janë mekanizmat: Treni bullgar dhe ai që përdor Putini që shpërndan fletët e votimit para votimeve dhe ata vijnë me fletë në xhep. Do shihni ju, pastaj mos harroni se nuk ka filluar me fol laptopi. Ne kemi fakte të pafundme”- tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/