×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dita e katërt e luftës Izrael-Iran, shkon në 224 numri i të vrarëve në Teheran, viktima edhe në Tel Aviv. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Kemi kontroll të plotë ajror mbi Teheranin!

Luftimet ajrore mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, ndërsa orët e fundit intensiteti është rritur dhe për pasojë edhe dëmet në njerëz e ato materiale.

Hossein Kermanpour, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Teheran ka deklaruar se numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të plagosurve kishte arritur në 1,481.

“Një total prej 1,481 individësh janë vrarë ose plagosur në sulmet izraelite gjatë 65 orëve të fundit. Nga këta, 1,277 persona janë shtruar në spital në qendrat mjekësore të lidhura me universitetet e vendit, me mbi 90% të viktimave që janë civilë. Deri më tani, 522 individë janë liruar nga spitali, ndërsa 224 burra, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve”,  deklaroi Kermanpour.

Ministria e Shëndetësisë iraniane thotë se kostoja njerëzore e këtyre sulmeve bie ndesh qartë me pretendimet për “shënjestër të saktë” dhe nënvizon natyrën pa dallim të agresionit izraelit.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmet e Iranit gjatë natës kundër Izraelit ka arritur në 24, njoftoi radiostacioni i ushtrisë izraelite. 8 izraelitë të vrarë u regjistruan orët e fundit nga raketat balistike.

Ndërsa 92 persona u plagosën, përfshirë një grua që është në gjendje të rëndë, sipas raportit të fundit për sulmet iraniane të natës së kaluar.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi sot se Izraeli ka “arritur kontroll të plotë ajror mbi Teheranin”.

Screenshot_17

“Ne kemi shkatërruar një të tretën e lancuesve të raketave tokë-tokë të regjimit iranian”, tha ndër të tjera gjeneral brigade Effie Defrin në një konferencë për mediat.

Ndërkohë që presidenti iranian Masoud Pezeshkian i bëri thirrje popullit iranian të qendrojnë të bashkuar, ndërsa valët e raketave izraelite vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në të gjithë vendin, përfshirë qytetin e Kermanshah, ku u godit një spital.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, tha se banorët e Teheranit do të “paguajnë me çmim të shtrenjtë” për sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit.

Numri i të vdekurve nga sulmet e Iranit gjatë natës ndaj Izraelit u rrit në tetë, me dhjetëra të tjerë të transferuar në spital për trajtim për lëndime të lehta, sipas mjekëve.

Një raketë iraniane goditi pranë një ndërtese të Ambasadës Amerikane në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme të vogla, sipas të dërguarit të Uashingtonit.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se parlamenti i Iranit po punon për legjislacionin për ta tërhequr Teheranin nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zhvendos në një bunker nëntokësor në zonën Lavizan, në verilindje të Teheranit, disa orë pasi Izraeli nisi sulmet e tij ndaj kryeqytetit iranian në orët e para të së premtes së kaluar, raportoi Iran International , duke cituar dy burime të informuara mirë brenda vendit.

Të gjithë anëtarët e familjes së Khameneit, përfshirë djalin e tij Mojtaba, janë me të, thanë burimet.

Sipas medias, kjo është e njëjta strehë ku udhëheqësi fetar dhe familja e tij u morën gjatë operacioneve të Iranit kundër Izraelit, “Premtimi i Vërtetë 1” dhe “Premtimi i Vërtetë 2” në vitin 2024. Në atë kohë, Mojtaba ishte pranë tij, por dy djemtë e tij të tjerë, Massoud dhe Mostafa, nuk ishin me të.

Të dielën, Izraeli kreu sulmin e parë në qytetin iranian të Mashhadit, i cili është më shumë se 2,300 kilometra larg. Një burim diplomatik në Lindjen e Mesme i tha Iran International se sulmi ajror në Mashhad ishte një paralajmërim për udhëheqësin suprem të Iranit se ai nuk është i sigurt askund në vend.

I njëjti burim diplomatik shtoi se Izraeli mund ta kishte vrarë Khamenein që natën e parë të operacionit, por qeveria izraelite zgjodhi ta linte gjallë, duke i dhënë një shans të fundit për t’u tërhequr dhe për të njoftuar çmontimin e plotë të programit bërthamor të Iranit .

Donald Trump i kishte dhënë Khameneit një afat dy-mujor për të rënë dakord për çmontimin e programit të pasurimit të uraniumit, por udhëheqësi suprem injoroi paralajmërimet si amerikane ashtu edhe izraelite.

Me fillimin e sulmeve ajrore izraelite, kjo “mundësi” po ofrohet përsëri këtë herë, thonë burimet, për të vlerësuar realisht fuqinë ushtarake të Izraelit dhe për të urdhëruar çmontimin e programit të pasurimit të uraniumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Izraeli nuk përjashton eliminimin e udhëheqësit suprem të Iranit, Netanyahu: Vrasja e Ali Khamenei nuk do ta përshkallëzojë luftën, por do ta përfundojë atë

Izraeli nuk përjashton eliminimin e udhëheqësit suprem të Iranit, Netanyahu: Vrasja e Ali Khamenei nuk do ta përshkallëzojë luftën, por do ta përfundojë atë

Publikuar më 16.06.2025
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi se ve...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi se vendi i tij ka marrë në shqyrtim edhe eliminimin e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në një intervistë të dhënë për ABC News të hënën, Netanyahu deklaroi se Izraeli ka shënjestruar më parë edhe shkencëtarë bërthamorë iranianë të nivelit të lartë. “Ne bëjmë atë që duhet […]

Lexo më shumë

Ankimimet për votat e 11 majit, nesër nis rinumërimi në katër qarqe

Ankimimet për votat e 11 majit, nesër nis rinumërimi në katër qarqe

Publikuar më 16.06.2025
Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Ho...

Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Hoti”, do të rinumërohet gati 43 % e votave të 11 majit. Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Procesi zhvillohet për 4 qarqet Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës dhe do kushtojë rreth 21 mln […]

Lexo më shumë

Alex Soros martohet me Huma Abedin, NYT: Fjalimet u mbajtën nga Hillary Clinton dhe Edi Rama

Alex Soros martohet me Huma Abedin, NYT: Fjalimet u mbajtën nga Hillary Clinton dhe Edi Rama

Publikuar më 16.06.2025
Establishmenti demokrat zbriti këtë fundjavë në Hamptons për...

Establishmenti demokrat zbriti këtë fundjavë në Hamptons për diçka që ngjante me një “martesë mbretërore politike”, duke bashkuar botën e politikës me fonde të mëdha dhe figurat e brendshme të epokës së Clintonëve. Të sapomartuarit ishin Alex Soros, djali i George Soros, donatori më i madh i Partisë Demokrate, dhe Huma Abedin, një ndihmëse politike […]

Lexo më shumë

Tragjedi e rëndë, rrëzohet sapo u ngrit avioni “Air India” me 242 pasagjerë në bord, vetëm dy të mbijetuar. Dyshimet e para për shkaqet e fatkeqësisë

Tragjedi e rëndë, rrëzohet sapo u ngrit avioni “Air India” me 242 pasagjerë në bord, vetëm dy të mbijetuar. Dyshimet e para për shkaqet e fatkeqësisë

Publikuar më 12.06.2025
Një aeroplan me pasagjerë 242 pasagjerë në bord raportohet s...

Një aeroplan me pasagjerë 242 pasagjerë në bord raportohet se është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave të huaja aeroplani u rrëzua ndërsa po ngrihej. Raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe duke u marrë me ambulanca. Sipas policisë, aeroplani u rrëzua në një “zonë civile” jashtë […]

Lexo më shumë

Ilir Meta tregon jetën në burgun 313: Lahem me bidona, se uji 1 orë na vjen. Këtu kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë

Ilir Meta tregon jetën në burgun 313: Lahem me bidona, se uji 1 orë na vjen. Këtu kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë

Publikuar më 12.06.2025
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar. “Po, ky vendim “historik” është i vërtetë […]

Lexo më shumë

PS feston sot 34-vjetorin, Rama: Flamuri i socialistëve dhe progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë

PS feston sot 34-vjetorin, Rama: Flamuri i socialistëve dhe progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë

Publikuar më 12.06.2025
Kryeministri Edi Rama, ka uruar socialistët shqiptar me rast...

Kryeministri Edi Rama, ka uruar socialistët shqiptar me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste. Në një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se flamuri i socialistëve e progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë dhe kjo sipas tij, “falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE”.  “Ju uroj […]

Lexo më shumë

Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritje pagash me 700 euro, kryeministri Rama: Uroj që shakaja e hidhur të mos përsëritet në Kushtetuese!

Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritje pagash me 700 euro, kryeministri Rama: Uroj që shakaja e hidhur të mos përsëritet në Kushtetuese!

Publikuar më 11.06.2025
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas një kërkese të Unionit...

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas një kërkese të Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar rritjen e pagave të tyre me 700 euro, duke e cilësuar si një shaka të hidhur. “Uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë, të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që […]

Lexo më shumë

Kosova i thotë “po” kërkesës së SHBA-ve, Albin Kurti: Do të strehojmë përkohësisht deri në 50 emigrantë nga vende të treta

Kosova i thotë “po” kërkesës së SHBA-ve, Albin Kurti: Do të strehojmë përkohësisht deri në 50 emigrantë nga vende të treta

Publikuar më 11.06.2025
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm ...

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm në mbështetje të kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Albin Kurti thotë se qeveria ka vendosur që brenda një periudhe njëvjeçare, Kosova të pranojë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda