×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ilir Meta tregon jetën në burgun 313: Lahem me bidona, se uji 1 orë na vjen. Këtu kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar.

“Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.

Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta” – tha Meta.

Ai ka folur edhe për vështirësitë e qëndrimit prej 8 muajsh në burg.

“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme” – tha Meta.

I pyetur se si ia bën me të nxehtin, Meta thotë se ujë vjen vetëm 1-2 orë në ditë.

“Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë” – tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tragjedi e rëndë, rrëzohet sapo u ngrit avioni “Air India” me 242 pasagjerë në bord, vetëm dy të mbijetuar. Dyshimet e para për shkaqet e fatkeqësisë

Tragjedi e rëndë, rrëzohet sapo u ngrit avioni “Air India” me 242 pasagjerë në bord, vetëm dy të mbijetuar. Dyshimet e para për shkaqet e fatkeqësisë

Publikuar më 12.06.2025
Një aeroplan me pasagjerë 242 pasagjerë në bord raportohet s...

Një aeroplan me pasagjerë 242 pasagjerë në bord raportohet se është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave të huaja aeroplani u rrëzua ndërsa po ngrihej. Raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe duke u marrë me ambulanca. Sipas policisë, aeroplani u rrëzua në një “zonë civile” jashtë […]

Lexo më shumë

PS feston sot 34-vjetorin, Rama: Flamuri i socialistëve dhe progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë

PS feston sot 34-vjetorin, Rama: Flamuri i socialistëve dhe progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë

Publikuar më 12.06.2025
Kryeministri Edi Rama, ka uruar socialistët shqiptar me rast...

Kryeministri Edi Rama, ka uruar socialistët shqiptar me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste. Në një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se flamuri i socialistëve e progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë dhe kjo sipas tij, “falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE”.  “Ju uroj […]

Lexo më shumë

Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritje pagash me 700 euro, kryeministri Rama: Uroj që shakaja e hidhur të mos përsëritet në Kushtetuese!

Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritje pagash me 700 euro, kryeministri Rama: Uroj që shakaja e hidhur të mos përsëritet në Kushtetuese!

Publikuar më 11.06.2025
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas një kërkese të Unionit...

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas një kërkese të Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar rritjen e pagave të tyre me 700 euro, duke e cilësuar si një shaka të hidhur. “Uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë, të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që […]

Lexo më shumë

Kosova i thotë “po” kërkesës së SHBA-ve, Albin Kurti: Do të strehojmë përkohësisht deri në 50 emigrantë nga vende të treta

Kosova i thotë “po” kërkesës së SHBA-ve, Albin Kurti: Do të strehojmë përkohësisht deri në 50 emigrantë nga vende të treta

Publikuar më 11.06.2025
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm ...

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm në mbështetje të kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Albin Kurti thotë se qeveria ka vendosur që brenda një periudhe njëvjeçare, Kosova të pranojë […]

Lexo më shumë

Shqipëria hedh një hap tjetër drejt BE-së, drejt çeljes grupkapitulli 4 

Shqipëria hedh një hap tjetër drejt BE-së, drejt çeljes grupkapitulli 4 

Publikuar më 11.06.2025
Shqipëria ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rru...

Shqipëria ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ka autorizuar sot Presidencën e BE-së që t’i kërkojë zyrtarisht Shqipërisë paraqitjen e pozicionit të saj negociues për grupkapitullin 4, Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme. […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori Leka Bungo, figurë e njohur e teatrit dhe filmit shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori Leka Bungo, figurë e njohur e teatrit dhe filmit shqiptar

Publikuar më 11.06.2025
Regjisori i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën...

Regjisori i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një infarkti në zemër. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale. E bija, Alba Bungo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë për humbjen e të atit, regjisorit të […]

Lexo më shumë

Agron Gjekmarkaj flet pas humbjes së thellë të PD-së më 11 Maj: Pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen dhe si mund të shkohet në zgjedhje të reja

Agron Gjekmarkaj flet pas humbjes së thellë të PD-së më 11 Maj: Pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen dhe si mund të shkohet në zgjedhje të reja

Publikuar më 09.06.2025
Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozitës me 11 maj si paso...

Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozitës me 11 maj si pasojë e një sistemi të degraduar zgjedhor dhe politik në Shqipëri. Deputeti demokrat, i rizgjedhur edhe për legjislacionin e ardhshëm thotë për gazeta “Panorama” se këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë ku qeveria kontrollon thuajse të gjithë mekanizmat e shtetit. Nënkryetari i PD-së […]

Lexo më shumë

Del autopsia për dy trupat e pajetë që u gjetën në një park të Romës: Viktimat janë nënë e bijë nga Evropa Lindore! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe

Del autopsia për dy trupat e pajetë që u gjetën në një park të Romës: Viktimat janë nënë e bijë nga Evropa Lindore! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe

Publikuar më 09.06.2025
Dy trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnjeje, të zbulu...

Dy trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnjeje, të zbuluar pasditen e së shtunës në parkun Villa Pamphili në Romë, dyshohet se i përkasin një nëne dhe vajzës së saj të porsalindur, me origjinë nga Europa Lindore. Autoritetet italiane janë në kërkim të një burri që, sipas dëshmitarëve, është parë disa orë para […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda