×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës. Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet e ardhshme.

“Ndihem i lumtur që nuk do të jem pjesë e një teatri për katër vitet e ardhshme, të kësaj salle që është shndërruar në një skenë me dy aktorë: ata që luajnë rolet pozitive dhe opozita që luan rolet negative,” u shpreh Sula.

Ai shtoi se opozita është zhgënjyese dhe qytetarët i kanë lënë në harresë për shkak të mungesës së besueshmërisë dhe përçarjes së brendshme.

Ai theksoi se pas 30 vitesh në politikë, ky është fjalimi që nuk do të donte të mbante, sidomos duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ai theksoi se nuk do të fajësojë Edi Ramën këtë herë, por vetë opozitën për humbjen në zgjedhjet e 2025-ës.

“Nuk do flas për Edi Ramën, as për manipulimet e zgjedhjeve të 2017, 2021 apo 2025, jo se nuk kanë ndodhur, por sepse ne vetë kemi dështuar të jemi alternativë e besueshme. Kemi humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes, dhe kjo është e vërteta që duhet ta themi me zë të lartë brenda PD,” deklaroi ai.

Nje thirrje kishte edhe per Sali Berishen, që të tërhiqet dhe ti hape rruge shpetimit te PD: “Do i bëja thirrje këtu nga Kuvendi, nëse të dhimbset ende kjo krijese që ndërtove vetë, tërhiqu dhe lërë garën e lirë dhe të barabartë. Ki besim tek demokratët, jo sic bërë në 2013 që ja dhe beniaminit tënd dhe shkatërrove karrierën politike te Sokol Olldashit. Është momenti që të shijosh me familjen, nipër e mbesa këtë energji që të ka dhënë zot dhe hapi rrugë shpëtimit të PD”.

Dashnor Sula: Ndihem i lumtur që do jem pjesë e një teatri 4 vitet e ardhshme të kësaj salle, që është shndërruar në një teatër me dy aktorë, që luajnë rolet pozitiv dhe ata që luanin role negativë. Aktorët e roleve negative janë të opozitës, të cilët janë të lumtur që do marrin një rrogë për katër vite dhe që qytetarët i lanë në harrese.

Pas 30 vitesh angazhim ky është fjalimi që unë nuk do doja të mbaja në këtë sallë, aq më pak kur shoh PD në këtë gjendje që ndodhet sot.

Unë sot për herë të parë nuk do flas për Edi Ramën, nuk do flas për manipulimet e zgjedhjeve 2017, 2021, 2025, jo se nuk ekzistojnë, por nuk dua të bëj atë që kanë bërë për 4 vite me radhë, t’ia vënë fajin tjetrit për gjithçka që na ndodh ne brenda PD. E vërteta është kjo, opozita i ka humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes në radhë të parë. Kjo është e vërteta që duhet ta pranojmë me zë të lartë brenda PD. Jo se Edi Rama është i ndershëm, por sepse ne nuk arritëm të bindnim  qytetarët se ishim alternativë e besueshme. Sot PD është në përfaqësimin më të dobët në historinë e saj, vetëm 50 deputetë në parlament që janë të lumtur që do jenë rrogëtarë në 4 vitet e ardhshme. Pas 3 mandateve radhë të PS  qëndrimi ynë politik duhet të ishte më i fortë, më i organizuar. Por ne humbëm edhe më thellë. Pse ndodhi kjo? Nuk mjafton të thuash Rama na i bleu votat, nuk mjafton të thuash  na manipuluan votat. Sepse kemi humbur mbi 250 mijë vota krahasuar me 2021. Këta nuk na i bëri Rama, por e bëmë vetë me dorën tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Publikuar më 05.06.2025
Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udh...

Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk do të ketë më të njëjtën seli, prej ku ka qenë e vendosur prej më shumë se një viti, në rrugën Ukraina e Lirë, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht faktit se zyrat janë ende të kontraktuara deri në fund të muajit […]

Lexo më shumë

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Publikuar më 05.06.2025
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attent...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta […]

Lexo më shumë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Publikuar më 03.06.2025
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmark...

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, të parën pas zgjedhjeve të 11 Majit, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje. Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Publikuar më 02.06.2025
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka ...

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Publikuar më 02.06.2025
Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pension...

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe u finalizua në Tiranë 15 maj 2025 garanton një sërë mundësish për ata […]

Lexo më shumë

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Publikuar më 02.06.2025
Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja ...

Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja e PD, Flutura Açka, e cila foli për zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm. Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen. Açka shtoi se nuk […]

Lexo më shumë

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Publikuar më 02.06.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme,...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që u la oficerëve të OPGJ-së pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më […]

Lexo më shumë

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda